Radioja Kombëtare Bullgare shënoi Ditën Botërore të Muzikës dhe Poezisë dhe festën e këngëtarëve, muzikantëve dhe poetëve bullgarë me një mbrëmje solemne, kushtuar arteve. Në sallën Nr 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës adhuruesit e muzikës patën kënaqësinë të dëgjojnë një pjesë të programit të grupeve muzikore të Radios Kombëtare Bullgare, me të cilin ata e hapin stinën e re. Në skenë patën shfaqje formacione prestigjioze muzikore dhe interpretues të të gjitha moshave. Nata e muzikës u hap nga grupi “Radiodeca” dhe nga Radio-Kori për Fëmijë i Radios Kombëtare Bullgare.
Kori miks interpretoi vepra të Eduard Elgar dhe Lenard Bërnstejn bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Orkestra Simfonike nga ana e vet ekzekutoi Simfoninë Nr 36 të Mocartit dhe pjesa të veprave të Xhakomo Rosinit dhe Panço Vlladigerovit.
Shumë mirë u prezantua Orkestra për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Ja se çfarë tha dirigjenti i ansamblit, maestroja Dimitër Hristov, për aktivitetin disa minuta para daljes së muzikantëve në skenë: “Kjo është një iniciativë e shkëlqyeshme e kolegëve nga drejtoria “Hristo Botev”, të shënohet një ditë e tillë e muzikës dhe poezisë këtu në sallën Nr 6 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Të gjitha grupet e Radios Kombëtare Bullgare paraqitën më të mirën. Kështu bëjmë edhe ne. Gëzohem shumë se jemi së bashku në një skenë. Gjatë stinës së re do të ketë shumë befasi interesante. Orkestra jonë starton më 13 tetor me koncertin e parë në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. Më 5 dhjetor do të jemi bashkë me Nikolina Çakërdëkovën në sallën Nr 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, kurse më 20 do të jemi së bashku me Filarmoninë e Sofjes, Korin Kombëtar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov”, “Zërat Kozmikë” me dirigjente Vanja Moneva, dhe me orkestrën tonë. Do të përgatitim një dhuratë me rastin e Krishtlindjeve për publikun tonë – “Rrënjat e egra”. Stina është plotë pasione dhe muzikë të re, sfida të reja dhe solistë të jashtëzakonshëm. E duam këtë që bëjmë. Mendoj se muzika e bukur është ajo që na bashkon dhe na bën më të fortë dhe më atraktiv për publikun tonë.”
Krahas spektaklit muzikor në sallën Nr 6, Klubi “Peroto” i Pallatit Kombëtar të Kulturës grumbulloi adhurues të poezisë dhe muzikës. Atje programi “Artefir” i drejtorisë “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare shënoi ditëlindjen e vet me një programi të pasur “Poetët e Bullgarisë”. U paraqitën edhe vëllimet më të reja të vjershave të autorëve që u dekoruan në vitin 2016. Mysafirë të posaçëm të mbrëmjes ishin disa persona të njohur si Mihaill Bellçev, Georgi Konstantinov, Hajgashot Agasjan, Georgi Denkov, Asen Masllarski. Fundi me emrin “Poezia dhe xhazi” lindi nga improvizimet e trios së Angell Zaberskit në një simbiozë të mrekullueshme me leximin e vjershave. Publiku mori pjesë në një festë të vërtetë të arteve bashkë me krijuesit.
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..