Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Monserat Kabaje: Jeta nuk është vetëm bardhë e zi

БНР Новини
Foto: BTA

“Zëri i Spanjës” – Monserat Kabaje (Montserrat Caballe) e përmbushi me praninë e vet të fortë shpirtërore skenën e sallës numër një në Pallatin Popullor të Kulturës në Sofje. Më 10 tetor ajo këndoi bashkë me vajzën e saj Monserat Marti, tenorin Xhordi Gallan dhe Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare në një spektakël të paharrueshëm. Pavarësisht nga mosha dhe nga shëndeti i keqësuar, prima e operës, e cila qe për herë të tretë në Bullgari, tregoi sesa e fortë mund të jetë dashuria ndaj muzikës dhe përkushtimi i krijuesit ndaj artit.

СнимкаNë koncert tingëlluan arie të ndryshme të operave, duete, uvertura dhe preludi, si dhe gjinia muzikore-dramatike spanjolle, të afërt me operën – sarsuella. Dirigjenti, maestro Rikardo Estrada tregoi një mjeshtëri të madhe, duke dirigjuar dhe duke drejtuar me mjeshtëri një nga orkestrat tona më prestigjioze. Publiku vendas për herë të radhës e afroi njërën nga mjeshtret e fundit, e krahasuar me Maria Kallasin e madhe. Le të rikujtojmë se, çasti yjor i Monserat Kabajesë vjen më 20 prill 1965 kur ajo mishërohet në pamjen e Lukrecia Borxhija në skenën e “Karnegi Hollit” – në Nju Jork. Menjëherë pas kësaj e ftojnë nga “Metropolitan opera” ku këndon në “Faust” të Gunosë. Lavdija e saj botërore rritet dhe pas interpretimit të këngës-hit “Barcelona” me Fredi Merkjurin. Në karrierën e saj ajo interpreton role në “Madam Bëterflaj”, “Turandot”, “Toska” dhe “Xhani Skiki” të Xhakomo Puçinit, “Trubadur” të Xhuzepe Verdit e të tjera. Ka kënduar në partneritet me tenorët më të dashur të operës – Lluçano Pavaroti dhe Plasido Domingo e shumë të tjerë.

Disa orë përpara se të dalë në skenë, zonja Kabaje ndau mendimet e veta për jetën dhe artin, një pjesë nga e cila ju ofrojmë:

“Puna ime është e përmbushur me shumë vullnet dhe përpjekje. Gjithmonë jam munduar të japë më të mirën nga vetja, që të mund të justifikojë pritjet e publikut ndaj meje, si dhe këto të autorëve të krijimeve. Në qoftë se nuk e bën, domethënë të gënjesh dhe t’i thyesh. Duhet të pranosh atë e cila të rastis me dashuri. Duhet të mund të japësh dashuri, më në veçanti atyre, të cilët nuk të japin të tillë. Njeriu prandaj është këtu, që të mund t’u ndihmojë të tjerëve, dhe jo të jetojë për veten e vet.”

Kurse për kujtimet e veta nga jeta dhe për karrierën e vet të gjatë, këngëtarja e madhe shtoi: “Burri im shpesh thotë se duhet të shkruaj libër për jetën time, por nuk mendoj se do të mundem ta bëj. Kujtimet shprehen me të folur, dhe nuk janë në bardhë e zi.”

Maestro Rikardo Estrada tregon për grand damën e muzikës së operës:

“Në historinë e operës gjithmonë ka pasur zëra të shkëlqyer, por gjithmonë ka një shkallë më të lartë, në të cilën qëndrojnë të zgjedhurit. Unë mendoj se, Monserat është mbi të gjithë, sepse gjithmonë i ka shërbyer dhe i ka qenë besnike kompozitorëve dhe stilit në të cilin këndon. Ajo është Engjëll.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tedi Ruseva

"Vetëm deti"

Në ditët e fundit të verës, Tedi Ruseva me emrin artistik Tiara prezanton këngën e saj të re “Vetëm deti”. Me të, aktorja, karriera muzikore e së cilës filloi vetëm katër vjet më parë, përmbushi ëndrrën e saj të dashur - të marrë pjesë në konkursin..

botuar më 24-09-20 2.35.MD

Kënga më e re e muzikantit Todor Gaxhallov

I riu Todor Gaxhallov merret me muzikë që në moshën 5 vjeçare, kur filloi të luante piano dhe të këndonte. Shkollimin e vazhdoi në shkollën e muzikës në Plovdiv dhe pas kësaj edhe në akademinë e muzikës në Sofje. Që në moshë të re merrte pjesë..

botuar më 24-09-19 7.25.PD

"E gjalle"

Një nga grupet më të njohura në vendin tonë me një nga vokalistet më interesante dhe magnetike – “Kerana dhe kozmonautët” - i shton një yjësi të re kozmosit të tij muzikor. Më 19 shtator, në Sofje, muzikantët do të prezantojnë me një koncert..

botuar më 24-09-18 6.10.PD