Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të ndal shpejt ora e interesit për centralin elektrik atomik “Belene” ?

Теменужка Петкова
Foto: БГНЕС

Gjatë ditës së enjte gjatë kësaj jave, ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova u nis për në Moskë, që të mund të takohet  me përfaqësues  të drejtorisë të korporatës shtetërore ruse  për një energji atomike “Rosatom”, e cila si pronare e “Atomstrojeksportit” gjatë muajit qershor  dënoi Kompaninë Elektrike Kombëtare/NEK/ për 620 milionë euro  për shkak të një pajisje të punuar për projektin e centralit elektrik atomik “Belene” përpara ndalimit të tij.

Shkurtimisht rezultati nga kjo vizitë është se, pala bullgare dhe ajo ruse krijojnë një grup të përbashkët pune, i cili të shikojë variantet e mundshme mbi projektin “Belene” pas vendimit të arbitrazhit ndërkombëtar në Gjenevë. Dhe pikërisht këtu janë nuancat. Sipas ministrisë së energjetikës tani do të duhet që ekspertët të kërkojnë një vendim të leverdishëm për të dyja palët në afate maksimalisht të shkurtra. Sipas zëvendës drejtorit të parë të përgjithshëm të “Rosatomit” Kirill Komarov kompania është gati të shqyrtoi me partnerët e vet bullgar variantet e mundshme për zgjidhjen e situatës në përshtatje me interesat e ty dyja vendeve, por vetëm në kontekstin e domosdoshmërisë nga një shlyerje maksimalisht të shpejt të borxhit nga ana bullgare deri në fund të vitit.

Ky shikim i palës ruse përjashton variantin e shumëpritur për bullgarët për një marrëveshje të përbashkët për shitjen e pajisjes një shteti tjetër. Kurse ministrja Petkova, përveç kësaj i ka shpjeguar Komarovit, se vendi ynë është në një komunikim të përditshëm me përfaqësues të Komisionit Evropian për shkak të miratimit të ndihmës shtetërore për Kompaninë Elektrike Kombëtare/NEK/ nën formën e një huaje pa interesa. Kjo burokraci do të zgjasë të paktën 2 muaj. Kurse çdo ditë rrjedh një gjobë prej 167 mijë euro. Kurse kjo është dhimbja e zëvendëskryeministrit Tomisllav Donçev, i cili sqaroi se, më e rëndësishmja është të ndalohet ora e interesave, të cilat për 1 vit  do të grumbullojnë 61 milionë euro të reja detyrim. Sipas fjalëve të Donçevit shteti do të kërkojë variant për ndërtimin e centralit elektrik atomik “Belene” përmes procedurës së privatizimit. Sipas tij nga pala ruse ka miratim për qëllimin. Mbase, por përsëri fillimisht duhet të paguajmë 630 milionë eurot e grumbulluara. Kështu e shikojnë rusët. Dhe jo siç propozojmë ne, fillimisht 400 milionë deri në fund të vitit, kurse pjesa që mbetet, të paguhet në dy herë mot.  Kështu që ora e përqindjeve po kalon në mënyrë të palodhshme. Shpresojmë që dhe në Bruksel ta dëgjojnë!


Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..

botuar më 24-12-21 9.50.PD
Kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski

BNR njoftoi përmbajtjen e marrëveshjes bullgaro-ukrainase të sigurisë

Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës. Dokumenti prej 20 faqesh, nënshkrimi i të cilit u shty, përcakton se Bullgaria do të sigurojë trajnime..

botuar më 24-12-20 12.03.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Në Rumani, një koalicion do të mbrojë rrugën evropiane të vendit Presidenti rumun Klaus Iohannis mblodhi parlamentin e ri të vendit më 20 dhjetor. Zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan më 1 dhjetor, u fituan nga socialdemokratët në..

botuar më 24-12-14 9.30.PD