Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikanti Petër Georgiev dhe kitara e tij në Kaukaz

БНР Новини

Në se ndonjë ditë, përderisa ngjiteninë ndonjë majë të ndonjë malit të largët papritmas prapa shpateve të mbuluara me dëborë dëgjoni se ndonjëri i bie kitarës, ndoshta ky është Petër Georgievi. Ai është muzikant profesional – xhaz kitarist, kompozitor dhe aranzhues i muzikës. Mirëpo, krahas kësaj është edhe turist i etshëm. Atij i pëlqen të pushtojë majat malore në kontinentet e ndryshme, të njihet me malet dhe trojet e largëta, ndërsa bashkudhëtari i tij i pazëvendësueshëm është kitara.

Gjatë pranverës së vitit 2014 muzikanti incizoi një video të veprës së tij prej autori “Summer Fever” në majën e Himalajeve Kalla Patar e cila ngrihet në një lartësi nga 5550 metra, nën majën Everest. Gjatë vitit 2015 muzikanti përjetoi aventura në Peru, Bolivi, Andet.

Sivjet Petër Georgievi vizitoi pjesën ruse të Kaukazit. Në shaka për veten thotë, se është një “muzikant i lartësive”.

“Gjithnjë me mua e mbaj kitarën time. Kur incizova veprën time në majën Kalla Patar nuk disponova aparatin profesional. Por nuk e humba shpresën. Dy ditë para kësaj papritmas u njoh me një turist tjetër nga Kanadaja, i cili doli që është operator profesional pranë Televizionit Kombëtar Britanik. Ai mbante një kamera me vete. Kur e rrëfeu idenë time para tij, ai u frymëzua. Moti ishte i mrekullueshëm dhe arritëm të incizojnë video pranë veprës “Summer Fever” me një pamje të pabesueshme drejt majës Everest. Kur ka acar i bie kitarës tepër vështirë, sepse gishtërinjtë bëhen të ngurtë nga të ftohtët. Prandaj nuk arrita të incizoj një video edhe në majën Elbrus. Për mua siguria është në vendin e parë, sepse nuk mund t’i lejoj vetes trauma të cilat mund t’i pengojnë karrierës sime. Atëherë u njoh me një grua, e cila pëlqeu veprat e mia. Ajo më propozoi të organizojmë një koncert në qytetin Terskoll. Ekzekutuam afro 10 vepra në një bar. Ky ishte një përjetim, të cilin nuk do të harroj kurrë.”

СнимкаTani muzikanti është në Bullgari dhe ka ndërmend të njohë publikun me përjetimet e tij në Kaukaz. Petër Georgievi dhe bashkudhëtarja e tij Ilijana Obllakova do të tregojnë histori interesante dhe qesharake nga udhëtimet e tyre. Krahas kësaj do të flasin edhe për vështirësitë që kishin si për shembull, a është e lehtë të mbahet një bagazh nga 27 kilogram kur pesha e njeriut është 65 kilogram, a ka marmotë në Kaukaz, çfarë është kjo sëmundja nga lartësia dhe shumë histori të tjera kureshtare dhe interesante. E gjithë kjo do të shoqërohet me fotografi. Secili që dëshiron mund të përjetojë këtë më 26 tetor në Studion e 5-të të Pallatin Kombëtar të Kulturës. Për përjetimet në Kaukaz Ptër Georgievi tregon:

Nisa pa shpresa të mëdha. Desha të shikoj çfarë mal është Kaukazi. Mbeta me përshtypje të jashtëzakonshme. Ky është një mal shumë i bukur. Banorët vendas janë mikpritës dhe dashamirës. Në Degestan kur kërkuam ku të ngrihemi tendën, në lëndinë kishte disa çadra. Në to kishte familje ruse, të cilët na ftuan të bëjmë tendën pranë çadrave të tyre. Pas kësaj në vazhdim të disa ditëve përderisa qëndruam aty ata kujdeseshin për ne, dhe pothuajse na adoptuan.

СнимкаPetër Georgievi kishte rezerva ndaj disa vendeve, të cilat e vizitoi si për shembull Bolivia, ku udhëtoi vet. Mirëpo, në fund të fundit banorët vendas e mirëpritën jo vetëm atë, por edhe muzikën e tij. Mirëpo, çfarë i sjell më shumë gëzim muzikantit të ri na shpjegon vet ai:

Një gëzim të veçantë më sjell kompozimi. Më pëlqen kur njerëzit dëgjojnë veprat e mia të buzëqeshën. Kam dëshirë që ata të ndiejnë magjinë e tingujve dhe muzika ime të provokojë të mendojnë dhe të ëndërrojnë. Kjo më bënë të ndiej veten të kënaqur. Krahas kësaj më pëlqej të udhëtoj, sepse kur udhëtoj e ndiej veten të lirë dhe të qet. Nuk kam as telefon, as internet. Jeta kthehet te gjërat e zakonshme – të ecëm më këmbë, të zbuloj territore të reja, të shijoj gjella të paprovuara, të njihem me njerëz të rinj.

Aktualisht Petër Georgievi përfundon incizimin e albumit të parë “Inspirations” me muzikë prej autori. Këtë muzikë ai e kompozoi gjatë udhëtimeve dhe është e frymëzuar nga vendet e vizituara. “Më mirë mund të përjetoni këtë muzikë në se e dëgjoni në mes të natyrës” – është i bindur muzikanti.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD

"Gjithçka është në rregull"

Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..

botuar më 24-10-29 6.20.PD