Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafiku i njerëzve – kurth për shpresa të gënjyera

БНР Новини
Foto: arkiv

Martesë e detyrueshme, eksploatim seksual – jo vetëm e grave, por edhe e meshkujve, tregti me organe – këto disa prej formave të krimeve më të rënda. Bëhet fjalë për trafikun e njerëzve. Më 18 tetor shënojmë Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Në këtë lidhje Komisioni Kombëtar për Kundërvënien e Trafikut të Njerëzve organizon një fushatë, e cila qëllon provokimin e debateve publike. Sipas fjalëve të ekspertes së këtij komisioni Desisllava Ivanova, në rrezik ndodhen shtresa të ndryshme të shoqërisë bullgare.

Profili i viktimës nuk është kategorizuar në mënyrë të qartë. Secili mund të bëhet viktimë e trafikut. Sepse trafikantët përdorin jo vetëm dhunë fizike, zakonisht ata janë psikologë të mirë. Për këtë arsye vitet e fundit vëzhgojmë një tendencë të re – shumë njerëz bëhen viktima të miqve apo të të njohurve.

Në përgjithësi më të rrezikuar mbeten njerëzit nga rajonet ekonomikisht të varfra, të cilët jetojnë në gjendje të rënde financiare, dhe të paarsimuarit, të cilët nuk kanë informacion të domosdoshëm dhe nuk dinë për ekzistencën e këtij lloji krimi. Shpesh njerëzit tërhiqen nga premtime për një të ardhme më të mirë, për jetë më të mirë jashtë shtetit. Zakonisht karremi është ndonjë shpallje për punë të paguar mirë jashtë shtetit.

Është fakt se pjesa më e madhe e viktimave vijnë nga komunitete të vogla etnike apo nga bashkësi të mbyllura me veçori të posaçme kulturore, si për shembull bashkësia e romëve – shpjegoi Desisllava Ivanova. – Mirëpo, dua të them se pavarësisht nga përqindja e madhe e viktimave me profil të tillë, kemi edhe shumë sinjale për viktima – femra dhe meshkuj, të cilët vijnë nga familje të zakonshme, të cilët kanë arsim, mirëpo janë gënjyer nga trafikantët me premtime për punë dhe jetë më të mirë jashtë shtetit.

Në këtë lloj krimi ka nevojë për pjesëmarrjen e dy palave – të viktimave dhe të palës pranuese. Cilat janë destinacionet kryesore për shtetasit bullgarë, që janë viktima të trafikantëve?

Për 3 vitet e fundit më shumë sinjale kemi për Gjermani, Francë, Britaninë e Madhe dhe Spanjë – d.m.th. për shtetet e zhvilluara, ku punonjësit marrin më shumë para dhe ku kushtet e jetesës janë më të mira. Mirëpo është fakt se vitin e kaluar kishim shumë raste në Çeki, ku bëhej fjalë për eksploatim të meshkujve në industri, më shpesh në uzina për përpunimin e mishit, apo në bujqësi – shtoi Desisllava Ivanova. – Më shpesh flasim për eksploatim të punës në shtetet me bujqësi të zhvilluar dhe për eksploatim seksual në Evropën Perëndimore.

Dhe pavarësisht se trafiku i njerëzve është një nga krimet që zbulohen në mënyrë më të vështirë, Bullgaria ka suksese. Por natyrisht numri i çështjeve që hetohen mbetet më i vegël, sesa është numri real i viktimave. Sipas të dhënave të Prokurorisë gjatë vitit të fundit organet hetuese kanë punuar mbi 316 çështje për eksploatim seksual, 22 – për eksploatim pune, një – për nxjerrje me forcë të organeve, dy – për ndalim me forcë dhe 17 – për shitjen e bebeve. Pa pasur informacion kategorik, specialistët mendojnë se për 85 paditë e ngritura gjatë vitit 2015 numrat e viktimave janë të paktën 100.

Sipas Desisllava Ivanovës zbulimi i trafikut të njerëzve është i vështirë për dy arsye:

Në vend të parë, sepse trafiku si krim rrallë ekziston në formën e tij të pastër – d.m.th. bëhet fjalë për më shumë se një krim – jo vetëm për eksploatim, por edhe për shkelje të kufijve, shkelje të legjislacionit të punës, fshehje të të ardhurave. Flasim për një varg krimesh, të cilët duhet të hetohen paralelisht. Shkaku i dytë është se askush nuk sinjalizon për trafikun e njerëzve, sepse në shoqërinë tonë akoma ka pak informacion për të, sinjalet janë shumë herë më pak sesa janë viktimat reale.

Ekziston dhe një fenomen interesant – viktimat rrallë kuptojnë se janë viktima. Zakonisht ata punojnë jashtë shtetit, marrin shpërblim për këtë dhe shpesh ky shpërblim është i kënaqshëm për ta. Njerëzit e tillë nuk mund të binden se duhet të dëshmojnë në një padi gjyqësore eventuale, kështu që të ndihmojnë zbulimin e rrjetit kriminal. Aq më shumë se në shumicën e rasteve në këtë rrjet marrin pjesë të njerëz të afërm të viktimave. Desisllava Ivanova shtoi:

Kur viktima kupton se është viktimë gjithashtu nuk janë pak rastet, kur ajo refuzon të bashkëpunojë. Shpesh shkaku është frika. Frika është provokuar nga dyshimi se trafikanti akoma e kërkon atë, se mund t’i shkaktojë dëm asaj – sepse zakonisht trafikantët kërcënojnë familjet e viktimave.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ideja për të pasur orë mësimore mbi virtytet dhe fetë në shkollë shkaktoi një debat të gjerë shoqëror

A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..

botuar më 25-04-15 7.30.PD

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD

Për shkollën bullgare "Rodna Strjaha" në Qipro – ose si nga vështirësitë lind shpresa

Çdo shkollë bullgare jashtë vendit ka historinë e saj, dhe ajo e shkollës "Rodna Strjaha" në Qipro hapi dyert e saj në vitin 2015. Në themel të saj është ëndrra e një mësueseje bullgare – që një ditë, kur fëmijët bullgarë të vendosin të kthehen në..

botuar më 25-04-12 6.30.PD