Një javë të tërë, opinioni shoqëror në Bullgari emocionohet nga riatdhesimi i 7 qytetarëve turk, të konsideruar për përkrahës të predikuesit opozitar Fetullah Gjulen. Mbase nga moskuptimi se përse, pasi Shtetet e Bashkuara refuzojnë të dorëzojnë predikuesin Ankarasë, Bullgaria i dorëzon përkrahësit e tij, ose për një përkujdes për fatin e njerëzve të ekstraduar pas kthimit të tyre në një regjim nga i cili kanë ikur, bullgari ndjek me vëmendje çdo një hollësi nga rasti duke qenë gati të kritikojë autoritetet e veta. Mediet zbuluan se, përpara ekstradimit të 7 gjulenistëve, pa bërë shumë zë Turqisë i janë dorëzuar 2 opozitarë të tjerë, të cilët janë të ndjekur në lidhje me publikimet për korrupsion në qeverinë. Lindën dhe asociacione me skandal rreth biznesmenit turk Abdullah Byyk i cili ka ikur nga atdheu i vet në bazë të shkaqeve politike, i ekstraduar përpara rreth 2 muajve pavarësisht nga qëndrimi i shpallur nga gjykata, se kërkesa për dorëzimin e tij është e motivuar politikisht dhe ka për qëllim represionin politik. Kazusi doli jo vetëm nga kufiri i vet, por dhe u politizua duke u bërë shkak për konfrontime në luftën parazgjedhure. Kandidati për president Rumen Radev, i përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare, lejojë një farë varësie të autoriteteve bullgare nga regjimi i Erdoganit, kandidati i partisë tani drejtuese GERB Cecka Caçeva bëri replikën se, interesi kombëtar dhe interesat e shtetit janë më të rëndësishme nga mbrojtja e të drejtave të veçanta, kurse kjo zemëroi kandidat presidentin e bllokut të djathtë Reformator Trajço Trajkov, sipas të cilit kjo shprehje e Caçevës është e padenjë dhe fyerës për bullgarët.
Dhe sa i përket kazusit Byyk dhe sa i përket kazusit me 7 vetat e ekstraduar gjatë kësaj jave, mbrojtësit e të drejtave njerëzore dhe avokati kombëtar i popullit Maja Manollova pohuan qartazi se autoritetet bullgare kanë vepruar në shkelje të kushtetutës dhe të legjislacionit ndërkombëtar. Dhe në njërin rast, dhe në rastin tjetër, avokati i popullit zhvilloi takime me drejtorinë “Migracion” dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të të drejtave të shkelura gjatë nxjerrjes së të huajve nga vendi.
Deri në këtë moment nuk ka një qartësi kategorike nëse qytetarët turk të dëbohen nga Bullgaria kanë pasur mundësi të kërkojnë strehim dhe mbrojtje. Avokati i popullit këmbëngul qe të jetë e informuar për çdo një dëbim të detyrueshëm të të huajve nga Bullgaria. Kryeministri Borisov pohon se, në lidhje me refugjatët e ka shumë të vështirë të balancojë në emër të interesit shtetëror dhe apelon ti vihet fund sugjerimeve nga ana e njerëzve, të cilët nuk i kuptojnë këto gjëra, kurse opinioni shoqëror tu besoi vendimeve dhe veprimeve të zyrave. Gjatë të gjithë kësaj rrëmuje njerëzit mbeten në padije se cili do të jetë fati i qytetarëve turk, të cilët Bullgaria ja ktheu Turqisë dhe a janë ruajtur të drejtat e tyre njerëzore.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..
Rumania bëhet prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE Rumania ishte prodhuesi më i madh i gazit natyror në BE në vitin 2024 dhe nga viti 2027, falë projektit “Neptun Deep”, vendi do të dyfishojë prodhimin e tij. Këtë e ka bërë të ditur ministri..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..