Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë rikujton rrugën e ndritshme artistike të Georgi Bakërxhievit

БНР Новини

Një nga krijuesit tanë më të rëndësishëm Georgi Bakërxhiev, është i prezantuar me ekspozitë të qeramikës dhe të pikturës në galerinë e kryeqytetit “Njuans”. Jeta e tij është plot peripeci, por me një etje për art. I lindur në vet fundin e shekullit të XIX në familjen e një bakërxhiu, ai ka qenë dëshmitarë të rënies së zanateve në qytetin e tij të lindjes Karllovo. Por dhe të plagëve të cilat i duron Bullgaria në luftërat gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të XX. Në ngjashmëri me shumë bullgarë, të cilët janë drejtuar ndaj ëndrrës së vet amerikane, ai niset në rrugë. Babai i tij e përcjellë me fjalët: “Ec dhe po të mos të bëhesh njeri, mos u kthe”. Në rrugën drejt Amerikës ai për një moment gjendet në Paris dhe i mahnitur prej tij, mbetet në qytetin rreth Senas për vite me radhë.

СнимкаVajza e tij arkitektja Ollga Bakërxhieva tregon më shumë: “Me qenë se ai mund të pikturojë, kërkon punë si dekorues. Por, kudo ku shkon nuk e pranojnë. Për një nga atelietë – më të madhen, ai mendon, se mundësia që ta pranojnë aty është fare minimale. Por, për befasisht e marrin për një afat të shkurtër prove. Pas kësaj mbetet aty dhe fillon dalë-ngadalë të përvetësojë artin e dekorimit. Pikturon me flori mbi qelq. Ndërkohë mësohet të ndezë dhe furrat pjekëse të domosdoshme për këtë proces. Kam mbajtur mend një rast, të cilin ai e përshkruan. Shkon në një atelie tjetër, ku vendos se duhet të mësohet të ndezë furrat. Dhe ai njeri i cili e mëson, në një moment është i thirrur tek drejtori. Babai im e shikon se furra duhet të fiket, sepse zjarri e ka arritur temperaturën maksimale. Dhe vet e fik furrën. Mjeshtri kthehet shumë shpejt dhe është inatosur sesi ai vet e ka marrë guximin për ta bërë këtë gjë. Kurse babai im deri në ditën tjetër dridhet se cili do të jetë rezultati. Por, asnjë nga krijimet nuk është për t’i hedhur në plehrat.

СнимкаKështu pak nga pak Georgi Bakërxhievi fillon të punojë mbi qelq me flori, platin, me emal. Dhe përparon – hap pas hapi. Viziton Sorbonën, shkon në kurse tek skulptori i njohur Burdel (Antoine Bourdele). Ndjek leksionet për historinë e arteve, për arkitekturën dhe artin bizantin. Dhe në këtë mënyrë zgjeron vazhdimisht horizontet e veta. Krijon një atelie personale, punon dhe në praktikë të lirë. Rreth 30 vjetorit të vet merr pjesë në një ekspozitë nga ana franceze në Nju Jork. Gjatë vitit 1930 merr pjesë në Ekspozitën botërore për një art të aplikuar dhe fiton dekoratën ndërkombëtare “Gran Pri” dhe medalje të artë në Liezh. Bëhet dhe mbajtësi i dekoratës së Parë për qeramikë dhe qelq në Kajro. Kureshtarja në lidhje me medaljen e artë është se, kalojnë vite, por ai nuk e merr dekoratën, por merr vetëm diplomën, sepse mendon se, pasi ka diplomë kjo është e mjaftueshme. Dhe ve diku në atelienë e vet. Por, në një moment vjen një shok i tij i cili e shikon diplomën e bërë role, dhe e kupton se ai ka marrë një dekoratë të tillë dhe nuk i ka kushtuar vëmendje. Dhe i thotë: a e di ti se çfarë suksesi të pret? Kurse dekorata me të vërtetë i hap dyert drejt forumeve prestigjioze dhe bashkësive artistike. Gjatë vitit 1940 ai kthehet në atdhe. Këtu sjell një pjesë të madhe nga krijimet e veta dhe ve aksentin në krijimtarinë e vet mbi teknikat dhe materialet e përvetësuara në Francë.

СнимкаAty rreth viteve 50 ai filloi të vizitojë Bullgarinë në dëshirën e tij të madhe të rikrijojë format popullore në një pamje moderne. Dhe pati bërë atëherë 300 vepra, të cilat qenë të treguar në një ekspozitë – shton zonja Bakërxhieva. – Ato bënë një buje të vërtetë. Dhe kjo ekspozitë mori dekoratën e Dimitrovit. Ndërkohë ai vazhdimisht merrej me ndonjë gjë, pikturonte piktura. Bile filloi dhe të shkruajë duke thënë se: në periudhën e socializmit njeriu duhet të ndryshojë njëherë profesionin. Dhe atëherë shkroi dhe u botuan 3 libra. Njëri prej tyre qe “Qeramika në Bullgari”, tjetri është “Bakri i farkëtuar”, kurse e treta është “Qeramika Businska”. Ndërkohë merrej me kritikë, botoheshin mjaft artikuj të tij kritik në revista të ndryshme dhe në gazeta të përditshme, kuptohet, më tepër në lidhje me artin. Ai është autor dhe të shumë eseve dhe vjershave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Galeria “Njuans” dhe Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD

“Abetarja e Peshkut” 200-vjeçare kujton për veten me një botim të ri

Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..

botuar më 24-11-03 7.35.PD