Në përgjigje të vendimit të Rusisë të vendosë 330 mijë ushtarë në kufirin e vet perëndimor, ministrat e mbrojtjes të NATO-së morën vendim për krijim të katër grupeve ushtarake me pothuaj 4000 veta në shtetet baltike dhe në Evropën Lindore. SHBA-ja do të dërgojë një batalion me 900 ushtarë në Poloninë Lindore. Që nga maji i vitit të ardhshëm në Estoni do të dislokohet një batalion me 800 ushtarë nga Briatnia e Madhe, Danimarka dhe Franca. Kanadaja dhe Italia do të dërgojnë trupa në Letoni, kurse Gjermania, Holanda dhe Norvegjia, Belgjika, Luksemburg dhe Kroacia – në Lituani. Briatania e Madhe do të dislokojë në Rumani avionë gjuajtës “Tajfun” për patrullim rreth Detit të Zi. Këtë dislokim të forcave ushtarake “Reuters”-i e cilësoi si “mbledhja më e madhe ushtarake rreth Rusisë pas Luftës së Ftohtë”.
Bullgaria nuk është përmendur në këtë situatë dhe kjo tregon se Sofja ka një pozitë të përmbajtur. Dhe në të vërtetë ministri i mbrojtjes Nikollaj Nençev tha se ushtarët bullgarë nuk do të marrin pjesë në batalionet e reja në kufirin lindor të NATO-së me Rusinë. Në këtë etapë ndaj palës bullgare nuk është bërë një kërkesë e tillë dhe ajo s’ka ndër mend të marrë pjesë në formacionet e ardhshme, sepse mendon se angazhimi i saj i deritanishëm me 400 ushtarë në brigadën shumëkombëshe të NATO-së në Rumani është i mjaftueshëm. Ky angazhim nuk është i përhershëm, por në rast të nevojës zhvillohet në parim rotacioni.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg tha se pritet se gjatë shkurtit të vitit 2017 do të merret vendim për rritjen e pranimit të Aleancës në rajonin e Detit të Zi. Çështja diskutohet prej shumë kohësh dhe tani për tani s’ka vendim përfundimtar, sepse në kontekstin e situatës rreth Ukrainës ajo është tepër delikate. Në mbledhjen e fundit të NATO-së në Bruksel shumë ministra shprehën shqetësime në lidhje me situatën rreth Detit të Zi dhe nënvizuan domosdoshmërinë për prani të përforcuar nën formën e stërvitjeve. Pozita e Sofjes është përmbajtur edhe për këtë çështje dhe përjashton angazhime të dakorduara mes shteteve të ndryshme të NATO-së. Ministri i mbrojtjes Nençev vazhdon të jetë kundër marrëveshjeve të tilla me Rumaninë dhe Turqinë, mirëpo nuk përjashton mundësinë për arritjen e një pozite të përbashkët me Rumaninë gjatë dhjetorit, para diskutimit të çështjes në NATO.
Në fakt Bullgaria mori angazhim për pjesëmarrje me një fregatë vetëm në operacionin e ri të Aleancës në Mesdhe në parim rotacioni në kuadrin e një muaji disa herë në vit. Mirëpo ky operacion nuk është pjesë e grumbullimit të madh të forcave në kufirin me Rusi, është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për ndalimin e presionit të migrantëve ndaj Evropës. Në mënyrë modeste Bullgaria merrte pjesë në këto përpjekje edhe deri tani si një shtet i prekur drejtpërsëdrejti nga migracioni.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..
Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..
Vullneti i përbashkët dhe potenciali ekonomik i të dyja vendeve janë parakushte të rëndësishme për zhvillimin lart të marrëdhënieve tona, tha..