Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Hristov: Ndjenja të jesh mbajtës i çmimit “Lira e kristaltë” është e jashtëzakonshme

БНР Новини
Dirigjenti i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare Dimitër Hristov (djathtas) u dallua për ciklin e koncerteve me muzikantë ballkanikë.
Foto: BNR

Sipas traditës më 1 nëntor, kur shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit, Lidhja Bullgare e Muzikantëve dhe Valltarëve dhe Radioja Klasik FM dorëzuan çmimet e tyre vjetore për arritje të mëdha në artin muzikor dhe koreografik. Çmimi dorëzohet në 17 kategori. Ndër to janë ato për dirigjent, ansamble dhome, art baleti, muzikë xhaz dhe pop etj. Sivjet ishte edicioni i 20 jubilar i aktivitetit prestigjioz. Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimeve u mbajt në Qendrën Shtetërore të Muzikës dhe Baletit “St. Makedonski” nën egjidën e kryetares së bashkisë së Sofjes dhe të Ministrisë së Kulturës. Çmime morën maestroja Najden Todorov – dirigjent i Operës së Ruses, “Fondacioni” për muzikë pop dhe rock, profesorët Stojka Millanova dhe Ljudmill Angellov për ansambël dhome, Kamelia Todorova për muzikë xhaz etj.

Çmimin e posaçëm të Ministrisë së Kulturës për krijimtari të tërësishme e mori kompozitori prof. Viktor Çuçkov. Ja se çfarë tha ai për çmimin e vet:

Një çmim gjithmonë është lidhur me shumë emocion. Kuptova për këtë çmim disa orë më parë. Çmimi është i Ministrisë së Kulturës dhe i Lidhjes Bullgare të Muzikantëve dhe Valltarëve. Gjithmonë është tronditëse, kur ka vlerësime të mëdha. Mirëpo, një artist, një kompozitor nuk duhet të ndikohet nga çmimet. Ato janë diçka që të stimulon.

Dirigjenti i Orkestrës për Muzikë Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare Dimitër Hristov u dekorua me çmimin “Lira e kristaltë” për ciklin e koncerteve me solistë, instrumentistë dhe këngëtarë nga vendet ballkanike gjatë stinës 2015/2016. Ja se çfarë na tregoi për emocionin e vet maestroja:

Kjo është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Para shumë vitesh, kur prof. Kirill Stefanov – udhëheqës kryesor artistik i ansamblit “Pirin” e mori këtë çmim, unë i thash vetes: “Çfarë njeriu duhet të jesh dhe çfarë duhet të kesh prapa kurrizit që të marrësh një çmim kaq të madh muzikor?” Dhe tani ky çmim është në duart e mia. Ky nuk është vetëm çmimi im. Ky është një çmim për punën e tërë Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, ky është një çmim i të gjithë kolegëve të mi, i të gjithë që punuan mbi projektin “Ritmi i Ballkanit”, i cili është një prej projekteve tona më të suksesshme.

Me “Lirën e dytë të Kristaltë” u dekorua këngëtari i ri i talentuar Denko Prodanov – solist në Teatrin Muzikor “St. Makedonski”. Ja fjalët e tij emocionale:

Ende nuk mund ta asimiloj. Jam shumë i emocionuar. Desha ta falënderoj Teatrin Muzikor për nominimin, si dhe Lidhjen Bullgare të Muzikantëve dhe Valltarëve dhe Radion FM për Lirën e Kristaltë. Ajo është e dyta në karrierën time. Çmimi është në kategorinë “Arti i operës dhe i operetës”, derisa çmimi i parë ishte në kategorinë “Interpretues i ri”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024

Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti,..

botuar më 24-09-04 2.40.MD

"Asker"

Lyrra është pseudonimi artistik i këngëtares së re Ljubomira Pavllova. Para se të fillonte të performonte si artiste e pavarur, ajo fitoi famë nga pjesëmarrja e saj në formacionet e njohura folklorike, si "Misteri i zërave bullgarë", "Çinari",..

botuar më 24-09-03 6.15.PD

"Mos ik" - një këngë mbi poezinë e Damjan Damjanovit

I riu Cvetelin Nakov është shumë i emocionuar duke na ofruar këngën e tij të parë "Mos ik". Në përputhje me stilin e tij emocial, Rafi Zhamakorcjan krijon një tingull dramatik me muzikë dhe aranzhim bazuar në poezinë e poetit të madh Damjan..

botuar më 24-09-02 7.15.PD