Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festa e Flamurit me Ambasadorin Qirjako Kureta në Radio Bullgarinë

Ambasadori Qirjako Kureta dhe Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev. Foto: Ambasada e Shqipërisë në SofjeDisa ditë para Festës Kombëtare Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Sofje Qirjako Kureta bëri një vizitë në Radio Bullgarinë, ku u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev. Përfaqësuesi më i lartë shqiptar tek ne tregoi respektin e tij për punën e redaksisë shqipe në lidhje me lehtësimin dhe thellimin e kontakteve midis dy popujve. Me Drejtorin tonë Ambasadori Kureta bisedoi për mundësitë për zhvillim të mëtejshëm dhe në mënyrë sa më të mirë të bashkëpunimit midis institucioneve bullgare dhe shqiptare në fushën e medias dhe shtypit.

Produktet bullgare në Shqipëri janë të njohura, mbi gjashtëdhjetë janë firmat bullgare në Shqipëri, mbi 14 mijë turistë bullgarë kanë vizituar Shqipërinë vitin e kaluar. Shifrat janë të vogla, mirëpo jemi shpresëplotë sepse jemi në rrugë të drejtë dhe nga viti në vit numrat po rriten” – tha Ambasadori Kureta. Në intervistën, të cilën ai dha për Radio Bullgarinë, ra fjalë për shumë aspekte të marrëdhënieve tona ndërshtetërore – për përparësitë dhe vështirësitë në sferat e ekonomisë, energjetikës, projekteve ndërkombëtare që do të inkurajojnë kontaktet në rajonin tonë ballkanik, për mundësitë për shfrytëzimin e përvojës bullgare në rrugën evropiane të Shqipërisë e kështu me radhë.


Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova

Kryetari i Parlamentit vizitoi Festën e Pashkëve në Bosilegrad

Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..

botuar më 25-04-22 9.39.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..

botuar më 25-04-17 5.59.MD

Më 4 qershor, do të shpallin raportin mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të vërë euron në qarkullim

Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..

botuar më 25-04-17 10.01.PD