Ashtu si në përralla, gjithmonë paraqitet e mira dhe sjellë shpresë-ky është mesazhi i ekspozitës bamirëse-konkurs me një tematikë lidhur me krishtlindjen të renditur në hyrjen e Mermertë të Radios Kombëtare Bullgare. Ekspozita është e titulluar “Përralla dimërore” dhe është një pjesë nga salloni i vjeshtës “Hyrja e karikaturës 2016”, që jep një fushë për shfaqje të talenteve të rinj. Kauza dhe qëllimi i përbashkët është grumbullimi i parave për fëmijët, të cilët janë të plagosur gjatë aksidenteve rrugore. Rreth saj bashkohen drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev, avokatja e popullit e Bullgarisë Maja Manollova, kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar Hristo Grigorov, Lidhja e piktorëve bullgar-karikaturist dhe partia e humorit të Mirë në Bullgari. Mjetet grumbullohen përmes shitjes së kartolinave të posaçme në lidhje me krishtlindjet me krijime të piktorëve, si dhe me një pikturë të përbashkët , në të cilën miqtë zyrtar rikrijuan “përrallën e vet dimërore”. “E përkrahim këtë kauzë për shkak të statistikës së mjerë, e cila tregon se, që nga fillimi i vitit gjatë aksidenteve në rrugë janë vrarë 32 fëmijë”-shënoi drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare . Familja është vendi i parë, që ku fillon edukimi i fëmijëve” tha në fjalët e saj përshëndetëse avokatja e popullit Maja Manollova.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..