Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov” shënon jubileun 95 vjeçar me dy koncerte solemne. I pari në sallën e madhe të shkollës dhe i dyti në Operën e qytetit Stara Zagora. Në program janë të përfshirë vepra të kompozitorëve Vasill Kazanxhiev, Ljubomir Pipkov, Aleksandër Rajçev, Gaetano Doniceti, Xhakomo Puçini, Franc Shubert dhe doemos Panço Vlladigerov. Orkestra Akademike Simfonike nën drejtimin e profesorit Pllamen Xhurov do të shoqërojë interpretimet e këngëtarëve të ndryshëm mbajtës të çmimeve prestigjioze.
“Programi është i larmishëm. Ai u zgjodh ashtu, që të prezantojë nivelin e studentëve të specialiteteve të ndryshme – instrumentistë, këngëtarë, ansamble. Vitet e fundit procesi i mësimdhënies karakterizohet me aplikimin e të gjitha noviteteve në sferat e mësuara dhe shtimin e orëve të shkencave humanitare. Disa prej specialiteteve janë të lidhura ngushtë me elektronikën, përderisa në mësimin klasik, respektojmë traditat e vjetra. Kemi në plan që të prezantojmë programe të ndryshme të realizuara nga studentët edhe jahte shtetit. Të shumta janë çmimet e fituara nga studentët në fushën e artit vokal dhe instrumental. Pavarësisht se Bullgaria është një vend i vogël, gjurma që ka lënë në trashëgiminë kulturore evropiane është e dukshme.”
Akademia Shtetërore Muzikore, siç quhej në fillim, u themelua me propozim të ministrit të arsimit popullor Stojan Omarçevski. U ligjësua me Dekret të mbretit Boris III firmosur më 21 korrik të vitit 1921. Në vitin 1928 u formua Orkestra Simfonike Akademike nën drejtimin e profesorit Sasha Popov. Ai ishte nismëtari i formimit të Orkestrës Simfonike Mbretërore, paraardhëses së Filarmonisë së Sofjes. Në vitin 1954 në Akademi kishte tri fakultete. Pak më vonë emri i saj u ndërrua në Konservator Shtetëror Bullgar. Në vitin 1955 u formua edhe një kor dhe prapë – një orkestër simfonike. Pranë Fakultetit Vokal u themelua Studioja e Operës dhe Teatri Muzikor Mësimor. Në vitin 2006 shkolla u emërua Akademia Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov”, emër ky i cili e mban edhe më sot. Aktualisht në të ka 46 specialitete. Vazhdimisht organizohen klasa të mjeshtërve, mbahen leksione dhe koncerte nga muzikantë të dalluar.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..