Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atanas Atanasov: Korrupsioni është rreziku më i madh për sigurinë tonë kombëtare

БНР Новини
Foto: BGNES

Përpara ca kohe pas disa deklaratave kontradiktore të ministres së punëve të brendshme në dorëheqje (sa i përket kërcënimit të supozuar prej një atentati për shkak të refugjatëve të rebeluar në Harmanli) ngre përsëri çështjen e rëndësishme nëse në vendin tonë ka rrezik për akt terrorist. Në vazhdim të dy ditëve Rumjana Bëçvarova shpalli dhe mohoi se, Ministria e Punëve të Brendshme ka një informacion për përgatitjen e një sulmi të ngjashëm.

Aktualisht në një aspekt global nuk ka vende të shumta të sigurta nëpër botë – mendon Atanas Atanasov, deputet nga Partia Demokratë për Bullgarinë e Fortë dhe ish drejtor i Zyrës Kombëtare “Siguri” –Lufta në Siri dhe aktet terroriste, të cilat u bënë në vende kaq të sigurta në Evropë, tregojnë se, gjithmonë ekziston një rrezik. Por mendoj se, posaçërisht për Bullgarinë rreziku është shumë i vogël, me qenë se ne nuk jemi objekti kryesor i grupazheve terroriste – ata zakonisht sulmojnë vende, të cilat mund të shkaktojnë një rezonancë serioze në mendimin shoqëror nëpër botë. Por, pavarësisht se është e ulët shkalla e rrezikut, zyrat bullgare nuk kanë kapacitetin të reagojnë në mënyrë preventive dhe ky është problemi kryesor.

Sipas Atanasovit zyrat e posaçme drejtohen prej njerëzve të varur, të cilët shërbejnë interesa oligarkike dhe korporatave. Pikërisht kjo ka mpirë mundësitë e tyre dhe i ka de motivuar nëpunësit e mirë, me qenë se rezultatet e arritura prej tyre përdoren për tregti politike, por jo për kërkimin e një përgjegjësie. Prandaj dhe jo kërcënimet e jashtme, të lidhura me depërtimin eventual të personave të radikalizuar dhe provat e tyre të krijojnë qeliza të fjetura terroriste, janë rreziku më i madh përpara vendit tonë.

Rreziku më i madh për sigurinë tonë kombëtare është korrupsioni i pa hetuar dhe i pa dënuar, sepse ai i prish institucionet – thotë deputeti. – Për këto dy vjet, në të cilat qe në pushtet partia GERB, u bë e qartë se, jo vetëm se nuk ka vullnet dhe motivacion për luftë me korrupsionin në nivelin më të lartë, por se dhe vetë Bojko Borisovi i shpërndan “porcionet” – në qoftë se përdorim metaforën të “filozofit” më të madh bashkëkohor Ahmed Dogan – nga mjetet shoqërore, buxhetore dhe evropiane mes një rrethi shumë të ngushtë nga shokët e vet.

Që të mund të ilustrojë fjalët e vet, Atanas Atanasovi jep shembull me Gjykatat e Qarkut në Mallko Tërnovo, në të cilin ka raste të kontrabandës kundër qytetarëve të huaj, por nuk ka akte akuzuese kundër asnjë bullgari.

Kjo është një dëshmi se kontrabanda – një pjesë nga rrjeti kriminal ndërkombëtar, është e përkrahur nga institucionet – është kategorik Atanas Atanasovi. – Në vend të parë nga Ministria e Punëve të Brendshme, por po kështu dhe nga “Policia kufitare” dhe nga zyrat për luftë me krimin e organizuar dhe për sigurinë e brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët duhet të luftojnë me këtë problem bazë të korrupsionit. Të lejojmë për një moment mundësinë se trafikantë të huaj i sjellin migrantët deri në kufirin tonë. Që aty e tutje kush i ngarkon nëpër autobus, kush i sjellë në Sofje, kush i shpie deri tek kufiri serb? Por, pasi serbët dërguan ushtri në kufirin e vet dhe kanalet u bllokuan, pasuan çrregullimet në qendrën e refugjatëve në qytetin Harmanli. Thjesht njerëzit kanë paguar shuma jo të vogla, që të mund të transportohen deri në Gjermani, dhe jo të mbeten tek ne. Me fjalë të tjera, rrjeti i trafikantëve, i cili është i organizuar shumë mirë, ka përkrahje në një nivel shumë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Prandaj dhe funksionon kaq mirë, nuk është hetuar dhe mungojnë aktet e akuzës.

Por si lufta globale e informacionit përfshihet në kontekstin e përgjithshëm të kërcënimit për sigurinë e shtetit?

Kryesisht jemi objekt të një tipi të tillë lufte nga zyrat e posaçme ruse, të cilët përfitojnë nga tensioni në Lindjen e Mesme, që të imponojnë frikë tek ne – thotë akoma Atanasovi. – “Loja” me patriotizmin dhe të miqësinë midis bullgarëve dhe rusëve – me dhe pa thonjëza, përdoret për krijimin e sjelljeve kundër anëtarësisë sonë në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Mjerisht, institucionet nuk i kundërvihen luftës hibride, përfshi përpara dhënies së dorëheqjes të kryeministrit. Bile ka prova të kapet kjo valë me qëllim marrjen e votimeve më të shumta zgjedhjet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD

Zgjedhje të parakohshme në asnjë kohë

Që nga sot, 27 shtator, Bullgaria është sërish në një fushatë zgjedhore 30 ditore. 28 parti dhe 11 koalicione paraqitën dokumentet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe në..

botuar më 24-09-27 6.55.PD
Bojko Borisov

Në Sofje e konsiderojnë reagimin e BE-së ndaj Maqedonisë së Veriut si të arsyeshëm

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar një Marrëveshje të Fqinjësisë së Mirë, e cila është pjesë e planit të zgjerimit të BE-së dhe askush nuk mund të tërhiqet prej saj, tha kreu i GERB-it, Bojko Borisov, i cili është edhe kryetar i..

botuar më 24-09-26 11.34.PD