Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasill Petrovi dhe koncertet e tij kushtuar Krishtlindjes

БНР Новини
Ljubka Biaxhoni dhe Vasill Petrov në skenë
Foto: arkiv personal

Një pjesë e Festivalit Muzikor kushtuar Vitit të Ri, është edhe programi festiv i këngëtarit bullgar Vasill Petrov. Më 15 dhjetor ishte koncerti i parë  kushtuar Krishtlindjes. Në të, bullgari zëri i të cilit i kujton atij të Frank Sinatrës, doli në skenë bashkë me “Sofija Simfoniks” – kor dhe orkestër nën drejtimin e maestres Ljubka Biaxhoni. Vetëm ditë të numëruara para kësaj veprimtarie, ata muzikantë u kthyen nga Gjermania, ku prezantuan po këtë program me muzikë klasike kushtuar Krishtlindjes.

Projekti tjetër kushtuar Krishtlindjes, të cilin këngëtari Vasill Petrov do të realizojë titullohet “Swing Christmas”. Në prag të Krishtlindjes admiruesit e muzikës në qytetet Varna, Ruse, Kjustendill, Pllovdiv do të kenë mundësi të shikojnë këtë spektakël koncert me muzikë të Krishtlindjes, baletin klasik, efekte multimediatike. Në skenë do të dalin edhe muzikantët Stanisllav Arabaxhiev – piano, Dimitër Sirakov – kontrabas dhe Nikolla Gorjallov – bateri. Për koncertet në fjalë këngëtari Vasill Petrov tregon:

Nuk punojmë për herë të parë me maestren Ljubka Biaxhoni. Para kohe realizuan disa projekte të mëdha prapë në Gjermani, më saktë në qytetin Kullmbah, dhe në disa qytete në Bullgari. Repertori i koncertit përfshin vepra klasike nga Hendeli, Mendelsoni, Shuberti, si dhe muzikë amerikane e Krishtlindjes. Projektin “Swing Christmas” e realizojmë bashkë me Formacionin “Stanisllav Arabaxhiev – trio” dhe me baletin “Vaja Dens Studio”. Publiku do të dëgjojë edhe një këngë të ri sipas muzikës sime dhe vjershave të Arkimandritit Serafim (Aleksiev), me pjesëmarrjen e Grupit Vokal të Fëmijëve “Miki Maus”. Titulli i saj është “Ku është Bitlemi”. Xhiruam edhe një video, e cila tashmë u prezantua.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Mrekullia e Krishtlindjes" - një këngë tjetër kushtuar Krishtlindjeve

Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev, i njohur me pseudonimin STOYCHOS. Përderisa Stefani ka dy këngë origjinale, për STOYCHOS dueti i..

botuar më 24-12-23 8.10.PD

“Të pëlqej”... një dhuratë feste nga Bellosllava

Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..

botuar më 24-12-20 9.00.PD
Desi Dobreva

"Të dy"

Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..

botuar më 24-12-18 9.10.PD