Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qëndisma bullgare zbukurojnë torta në Kanada

БНР Новини

Ndoshta secili prej nesh ka ëndërruar të jetojë në një botë në të cilën gjithçka përreth të jetë punuar prej sheqeri, çokolate ose biskote. Ka një njeri të tillë, për të cilin kjo ëndërr është një realitet. Kjo është Allbena Petrova, e cila prej vitesh jeton në Kanada. Mbaroi Gjimnazin e Arteve të Aplikueshme specialitetin qeramikë dhe qelq. Gatimi është një nga pasionet e saj. Prandaj kur mbërriti në Kanada, vendosi të regjistrohet në një program të punimit të ëmbëlsirave në Shkollën e Arteve të Kulinarisë në Monreal. Pikërisht aty ajo zbuloi sekretet dhe magjinë e dekorimit të ëmbëlsirave të ndryshme. Allbena Petrova ka marrë pjesë në një sërë konkursesh nga të cilët ka fituar shumë çmime.

Për këtë njohje të talentit të saj vet ajo shpjegon:

Gjatë muajit mars më ftuan të marrë pjesë në projektin “Nuse në botë”. Në të u prezantuan 31 dekorues të tortave nga kënde të ndryshme të botës. Çdo pjesëmarrës duhej të krijojë një tortë të frymëzuar nga veshja dasmore e ndonjë nuseje të anëve të ndryshme të botës. Pata lirinë e plotë të vendos çfarë të preferoj – stilin modern ose atë të së kaluarës. Për mua kjo ishte një mundësi ideale të bëj një tortë të frymëzuar nga qëndismat bullgare.

Mirëpo, pse Allbena Petrova e zgjodhi pikërisht qëndismat bullgare për dekorimin e tortës?

M’u duk mirë të shfrytëzoj elemente të qëndismave të veshjes kombëtare, sepse ato janë shumë të bukura, tepër laramane dhe të larmishme, lënë mbresë me ojnat e ndërlikuara. Kjo përbën një sfidë, që ato të rikrijohen prej sheqeri. Krahas kësaj vet unë linda dhe rrita në Bullgari dhe për mua ishte një kënaqësi për të bërë diçka, me të cilën të prezantoj të paktën një pjese të bukurisë së krijimtarisë popullore bullgare.

СнимкаJoshja dhe punimi i vështirë i qëndismave gjithnjë e ka tërhequr autoren të bëjë provë të rikrijojë edhe prej sheqeri. Në karrierën e deritanishme Allbena Petrova ka bërë qindra torta. Por edhe më sot kujton:

Sfida më e madhe për mua ishte torta e parë me disa kate, me të cilën fitova çmimin e parë në garën për torta martese në Monreall. Torta ia kushtova dasmës indiane dhe ishte tepër e vështirë për punim. Ajo ishte e frymëzuar jo vetëm nga veshja tradicionale e indianeve – sari, por edhe nga arkitektura e Taxh Mahallit – simbolit të dashurisë së madhe. Mbaj mend, se nuk fjeta dy net, që të përfundoj dy nga katet e kësaj torte.

Çdo tortë është punuar me shumë vëmendje, kujdes dhe dashuri ndaj çdo detaji. Disa prej veprave të ëmbla të punuara nga Allbena Petrova mund të shikoni në sajtin e krijuar prej saj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga data 20 tetor fillon programi i bullgaristikës në Universitetin e Illinoisit

"Një moment historik për Bullgaristikën në SHBA!" – me një postim me këtë titull, konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago, Svetosllav Stankov, njoftoi lajmin se më 20 tetor 2025, në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign, nis..

botuar më 25-09-24 4.20.MD

Pas zjarreve dhe thatësirës vijnë përmbytjet - cili është parandalimi?

Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..

botuar më 25-09-23 7.25.MD

Shkencëtarë bullgarë dhe të huaj krijojnë nanopjesëza për të luftuar kancerin

Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..

botuar më 25-09-23 3.59.MD