Në momentet në prag të Krishtlindjes, kur sytë ngrihen drejt qiellit , përpara fëmijëve gjallëron një sanë–dhe tingëllojnë zilet e Plakut të Vitit të Ri, kur kaproj me brirë të mëdhenj vrapoi përmes qiellit të zi. Por rastis që në shpejtësi e sipër, gjyshi i mirë të harrojë ndonjë fëmijë. Atëherë në ndihmë i vijnë bamirës dhe vendosin dhurata nën pemët engjëllore.
Dhe sivjet afro njëmijë fëmijë të njerëzve të dënuar për krime të ndryshme do të presin Babadimrin të vijë tek ta në natën e shenjtë. Që të marrin dhuratë në emër të prindit të vet të privuar nga liria, programi “Pema Engjëllore” e “PF Bulgaria – Komuniteti për drejtësinë e pajtimit” mbështetet tek dhurimet nga njerëzit zemërmëdhenj. “Ky është një gëzim i madh dhe ruajtja e asaj lidhjeje të shenjtë midis fëmijës dhe prindit, të cilën ne nuk kemi të drejtë ta humbasim, me qenë se fëmijët e të burgosurve nuk janë të dënuar, por vuajnë edhe më shumë se ta”, thotë prifti Nikollaj Gjeorgjiev, kryetar i organizatës. Mjerisht ai shton se, zemrat e vogëlushëve shpesh janë të përmbushura me frikë, urrejtje, zemërim për shkak të fjalëve të këqija, të cilat i dëgjojnë për nënat dhe baballarët e tyre.
“Shoqëria nuk ka të drejtë t’i dënojë fëmijët e të burgosurve – është kategorik prifti. – I burgosuri i sotëm është fqinji ynë i nesërm, kurse fëmijët e tij janë midis nesh – dhe në qoftë se nuk kanë prind i cili t’i mësojë në drejtësi, përse kjo të mos të jemi ne? Është e mjaftueshme t’u zgjasim dorë pa një keqdashje, që të mund këta fëmijë të pafajshëm të mund të jenë ura, në bazë të së cilës prindërit do të kthehen si ish kriminel dhe do t’u shërbejnë si shembull. Por, kur e ndiejnë veten të përçmuar, të shkatërruar, dhe të hidhëruar. Ata nisen në rrugën e nënave ose baballarëve.”
Por, në burg nuk ka se kusht të kujdeset për shpirtrat e tyre. Në 25 vendet për një privim nga liria kanë shpëtuar mezi 4 kapelanë. Shteti vetëm në definicion merret me ringjalljen shpirtërore të atyre të cilët kanë gabuar.
“Shteti ka dy qëllime bazë, kur i dënon ata të cilët kanë kryer ndonjë krim – privimi nga liria dhe riedukimi – thotë prifti Nikollaj. – Mjerisht, tek ne ngulmohet tek e para, prandaj dhe të burgosurit gjithnjë e më shumë u përngjajnë depove për njerëz, në vend të vendeve për riedukimin e së keqes drejt së mirës. Vet privimi nga liria pa një ndryshim i përngjan hakmarrjes – shton prifti. – Por shteti, nuk mund të hakmerret, roli i tij – si të një vëllai më të madh në procesin e pjekjes së shoqërisë, do të duhet të jetë pikërisht riedukimi. Izolimi i kriminelëve është njëra anë nga kjo shoqëri të jetë e qetë. Por tjetra, po kaq e rëndësishme, është që këta njerëz të mund të kuptojnë se çfarë kanë blerë dhe kur të kthehen tek ne, të jenë konkurrent në tregun e punës dhe në tregun e besimit. Kurse kjo bëhet vetëm me besim.”
Prandaj dhe vullnetarë ju tregojnë Ungjillin.
“Programi “Udhëtimi i të burgosurit” ka për qëllim t’i njohë njerëzit të privuar nga liria me një të burgosur si ta – i persekutuar, i akuzuar, i dënuar me vdekje dhe i ekzekutuar. Gjatë të gjitha këtyre qenka i pafajshëm. Por, ai e di sesi ndihen në momentet e vetmisë, të vuajtjes, të braktisjes në pozitën e një mëkati dhe u propozon rrugën drejt shpëtimit”, thotë akoma prifti Nikollaj. Kurse rruga, sipas fjalëve të tij, patjetër që kalon përmes pendimit dhe pajtimit. Ai i cili e kalon, do të ketë shansin të lind për një jetë të re.
Dhe me qenë se jemi në pritje të Lindjes së Krishtit, për cilën çudi të lidhur me lindjen e Krishtit të ëndërrojmë – dhe për njerëzit të cilët kanë bërë mëkate, dhe për të tjerët, mezi në fillim të rrugës drejt kërkimit të faljes dhe të tolerancës?
“Kuptohet që pajtimi! – brohorit prifti Nikollaj. – Shpresojmë që dashuria e Krishtit të mbretërojë, të fshijë mëkatin, të zhdukë nga zemrat e të burgosurve dëshirën për krime të reja dhe ata të mund të durojnë dënimin e vet me shumë durim nga ana e tyre, duke kuptuar se përse kanë qenë të dënuar. Kurse shoqëria t’u zgjasë dorë, t’i falë dhe t’u ofrojë kushte të barabarta, që të mund të jemi përsëri një e tërë. Krishtlindja është e mundshme në burg, sepse Lindja e Krishtit është në fakt peshqeshi për njerëzit e këqij. Të mirët dhe ata kanë peshqeshet e veta.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..