Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Terapia e bukës: Mund të gatuash me ne!

БНР Новини

Buka është simboli i shtëpisë, i vatrës, i dashurisë, i paqes dhe përveç faktit të na ngop, ajo mund të na ndihmojë. “Përmes gatimit të bukës ne krijojmë një atmosferë të këndshme për njerëzit” – thotë Zdrava Vodeniçarova, koordinatore e rrjetit “Shtëpitë e bukës”, të cilët organizojnë Terapinë e Bukës e cila po fiton një popullaritet në Bullgari. “Shtëpitë e bukës” janë qendra inovative të komunitetit, të cilat u përngjajnë vatrave të kulturës. Përmes metodave krijuese, të lidhura me gatimin e bukës ose bërjen e ëmbëlsirave, bashkohen grupe të ndryshme njerëzish, me nevoja të posaçme, të meta të ndryshme dhe vështirësi. Themeluese është doktoresha Nadezhda Grigorova, antropologe kulturore dhe studiuese, interesi i së cilës ndaj vatrave të kulturës kthehet në një frymëzim. “Shtëpitë prej buke” janë tetë në Bullgari, por ato i lidhin njerëzit dhe furët pjekëse nga e gjithë bota. Radio Bullgaria mori pjesë në Terapinë e bukës në Sofje, e cila zhvillohet në furën “NadEzhko”.

Për disa nga projektet e suksesshme na tregon Zdrava Vodeniçarova:

Kemi “Bread building” në vend të team building-ut, një shërbim për kompanitë e mëdha dhe ekipet, të cilat përmes gatimit të bukës të arrijnë një unitet më të mirë midis ekipeve. Një metodë bazë është dhe “Teatri i thërrimeve”. Njerëzit krijojnë një shfaqje mbi një temë të caktuar dhe me duart e tyre gatuajnë bukë duke kaluar përmes të gjitha etapat e saj. Çdo një pjesë përbërëse e lidhim me një metaforë të caktuar për jetën duke u munduar t’i detyrojmë pjesëmarrësit të bëjnë asociacionin e tyre ndaj kësaj përbërëse, si për shembull, kur shtojmë kripën dhe sheqerin e lidhim me momentet e mira dhe të vështira, me momentet e kripura dhe të ëmbla në jetën e njeriut. Kemi dhe metodë për një orientim në karrierë, të drejtuar drejt nxënësve dhe studentëve. Gjatë gatimit të bukës çdo një tregon se për çfarë karriere ëndërron dhe i kritikon të tjerët në mënyrë shkallëzore. Në fund çdo një formon profesionin e dëshiruar nën formën e bukës. Programe të tjera janë “Furra pa kufi” dhe “Furrtarë pa kufi” të cilat u ndihmojnë njerëzve nga vendet e ndryshme të këmbejnë përvojë dhe receta njëri me tjetrin. Terapia e bukës është programi ynë më i rëndësishëm dhe më i njohur.

СнимкаTerapia e bukës është falas dhe është drejtuar ndaj njerëzve në gjendje të pabarabartë – njerëz me të meta të ndryshme, gra, të cilat kanë përjetuar një dhunë në shtëpi, grupe me varësi të ndryshme, fëmijë pa prindër, njerëz nga shtëpitë për pleq, refugjatë. Kjo metodë terapeutike jep shans për zhvillim të imagjinatës dhe të mjeshtërive sociale, stimulon lëvizjen, inkurajon komunikimin midis njerëzve, kurse përmes saj dhe integrimin e grupeve të veçanta në shoqëri.

Punojmë me tre grupe të përhershme njerëzish me të meta dhe me refugjatë. Terapia e bukës zhvillon motorikun fin dhe arrin të përfshijë që të gjitha shqisat njerëzore. Ajo i qetëson njerëzit, ata krijojnë art, derisa formojnë format e ndryshme. Ideja se vet e përgatisin bukën ose si sot ëmbëlsira për festat e ardhshme, është një gjë shumë e vlefshme për ta, sepse prej vendeve të shumta dëgjojnë se nuk munden, kurse këtu janë në situatë të njerëzve të cilët kanë mundësi dhe të cilët e pranojnë njëri tjetrin. Kemi njerëz me të meta të ndryshme dhe vullnetarë, të cilën i inkurajojnë në punë. Terapia me arome të ndryshme po kështu është ndikuese. Deri në këtë moment kemi pasur dhe 5-6 grupe refugjatësh. Përpara disa muajve kishte gra nga Afganistani, të cilët ishin kaq të mirë në gatimin e bukës saqë ato na mësonin neve. Ideja është që refugjatët të dalin nga qendrat në të cilat janë të vendosur, të integrohen dhe të prezantojnë llojin e bukëve nga vendi i tyre.

Sipas atyre të cilët punojnë mbi projektin, ky lloj terapie është i përshtatshëm për çdo një, i cili ka dëshirë të “gatuhet”.

СнимкаProjekte të tjera janë “Bukë në errësirë”, “Muzika e kuzhinës”, “Matematike dhe gramatike e bukës”, “Furrat e paqes”. “Shtëpitë e bukës” janë dhe sociale – punësohen njerëz, të cilët në këtë moment janë në një etapë më të vështirë të jetës së tyre.

Në qoftë se provoni bukën e pjekur në ndonjë nga “Shtëpitë e bukës” do të bini dakord se, ajo është shumë e shijshme, e gatuar me miell dhe farë buke, e cila dallohet me një aroma të papërsëritshme. Na sjell kujtime nostalgjike për fëmijërinë, kur na dërgonin deri tek dyqani i bukës për bukë, kurse ne hanim gjysmën e bukës duke u kthyer mbrapa. Kujtohemi se gjyshet tona thoshin “Buka është më e shijshme kur është e ndarë me të tjerët”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD