Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria e dërgon vitin me një situatë të re në kufij

БНР Новини
Foto: BGNES

Para pak kohe Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova bëri të ditur se si rezultat i marrëveshjeve të arritura me SHBA-në së shpejti do të fillojë së funksionuari një sistem i ri mbrojtës në kufijtë bullgarë, që nuk ka analog në Evropë. Në fillim të tetorit në kufirin me Turqinë startoi Agjencia e porsakrijuar Evropiane për Mbrojtje Kufitare dhe të Brigjeve. Supozimet se pas mbylljes së të ashtuquajturit “itinerar ballkanik” të migracionit drejt Evropës Perëndimore fluksi i refugjatëve drejt Bullgarisë do të rritet nuk u justifikuan, por u rrit rryma e migracionit në daljen e Bullgarisë. Vendi ynë e dërgon vitin me një situatë të re në kufijtë e tij.

Kufiri më problematik tokësor i Bullgarisë, ai me Turqinë, i cili është edhe kufi i jashtëm i BE-së, tashmë nuk kontrollohet vetëm nga autoritetet kombëtare, por edhe nga afro 200 oficerë të agjencisë evropiane, të cilët janë furnizuar me teknikë moderne, përfshi këtu dhe teknikë për monitorim ajror. Përveç me mbrojtje kundër imigrantëve ilegalë, agjencia merret edhe me analiza të të metave të rojës së kufirit dhe ka të drejtat të kërkojë që autoritetet bullgare të ndërmarrin veprime korrigjuese. Për sistemin, i cili gjatë disa ditëve të afërta do të fillojë së funksionuari sipas marrëveshjeve me SHBA-në, tani për tani nuk njoftohen hollësi për shkak të arsyeve të konfidencialitetit. Mirëpo, dihet se ai do të veprojë jo vetëm në kufirin me Turqinë, por edhe në kufijtë e tjerë tokësorë, ajrorë dhe detarë, jo vetëm në hyrjen në vend, por edhe në dalje. Marrëveshjet me SHBA-në u nënshkruan në fund të shtatorit në zbatim të marrëveshjes nga viti 2012 për bashkëpunim në luftën me kriminalitetin e rëndë. Atëherë u shpjegua se parashikohet një këmbim reciprok i të dhënave daktiloskopike dhe profileve ADN, duke pasur parasysh prevencën dhe hetimin e krimeve të rënda, si edhe bashkëpunim mes shërbimeve të dy vendeve gjatë identifikimit të terroristëve potencialë, të personave, që përbëjnë një rrezik tjetër për sigurinë kombëtare, si dhe të kriminelëve që kanë kryer krime të rënda si trafikim njerëzish, kontrabandë e migrantëve ilegalë dhe abuzime me dokumentet e udhëtimit.

Nga vizita e Zëvendës sekretarit të sigurisë së brendshme të SHBA-së Alën Bërsin në Sofje në mes të këtij muaji u bë e qartë se faktikisht Bullgaria do të ketë akses tek informacioni amerikan për migrantët me profil risku. Megjithëse marrëveshja është dypalëshe, aksesi tek sistemi amerikan i informacionit faktikisht nuk do të jetë në dobi vetëm të Bullgarisë, por edhe të BE-së, sepse do të përdoret gjithashtu për vlerësim të migrantëve të rrezikshëm që dalin nga Bullgaria në drejtim të Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Siç tashmë u bë e qartë, kohët e fundit ka rritje pikërisht të kësaj rryme, derisa fluksi nga Turqia tani për tani është relativisht më i ulët. Një provë e tërthortë e kësaj janë disa të dhëna kohët e fundit, sipas të cilave vetëm në kuadrin e gjysmë muaji – nga 1 deri më 15 dhjetor nga kampet për qëndrim të përkohshëm kanë ikur afro 600 veta dhe policia nuk e di se ku janë ata. Gjatë nëntorit me dëshirë të vet janë larguar 1 647 veta. Kështu për një muaj e gjysmë janë humbur gjurmët e 2247 vetave. Po përvijohet një tendencë shqetësuese sipas së cilës ata të cilët kanë ecur në Evropën Perëndimore janë më shumë, sesa ata të cilët janë arrestuar nga policia.

Numri i përgjithshëm i migrantëve ilegalë, që kanë hyrë në vend nga data 1 janar deri më 15 dhjetor është mbi 18 mijë veta dhe kjo tregon se sa serioz është problemi. Nëse me sistemin e pritur për mbrojtje të kufijve dhe me riatdhesimet e filluara gjatë dhjetorit do të arrihet kthesë, këtë do ta kuptojmë në muajt e afërt të vitit 2017.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD