Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nadezhda Hvojneva: “Kënga e malit Rodopa është një strehë si për dhimbjen, ashtu edhe për gëzimin”

БНР Новини
Foto: arkiv

Kënga e saj tingëllon në Kozmosin e pafundmë, ndërsa këtu në Tokë përhapet mbi fushat e gjera dhe në sallat e koncerteve që nga Stokholmi deri te Madridi, nga Nju Jorku deri te Los Angjelis, nga Londra deri te Tokio. Të gjithë ngrihen më këmbë të mahnitur nga zëri i saj magjepsës, i cili arrin thellësitë më të mëdha të shpirtit njerëzor. Kënga e saj është simbol i dashurisë dhe i përjetshmërisë.” Këtë e shkruan profesoresha doktore Dora Hristova, dirigjente e Korit “Misteri i Zërave Bullgarë” për këngëtaren Nadezhda Hvojneva. Këndimi i saj prek çdo zemër. E caktojnë si “një yll i ndritshëm i krijimtarisë folklorike”, zëri i saj është “një dhuratë, një mrekulli hyjnore”. Në vitin 1988 kritika muzikore amerikane e shpalli “Altin më të mëdhenj të Planetit”.

Bënë përshtypje të fortë karriera profesionale e këngëtares Nadezhda Hvojneva. Rruga e saj krijuese është plotë veprimtari. Shfaqjet e para ishin në familje, në festat dhe në ndejat e fshatit të lindjes Levoçevo. Pas kësaj vazhduan koncertet në skenat e vatrave të kulturës, udhëtimet me grupin “Nasha Pesen” bashkë me këngëtarët e njohur Boris Mashallov, Radka Kushleva, Gjurga Pinxhurova. Më në fund shfaqjet e saj arritën deri te studiot e Radios Kombëtare Bullgare dhe Ansambli i Këngëve Popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare. Gjatë karrierës krijuese Nadezhda Hvojneva incizoi më se 300 këngë nga krahina e Rodopeve për fondin e radios. Si këngëtare dhe soliste e Korit “Misteri të Zërave Bullgarë” pushtoi publiken botërore në sallat më të mëdha të koncerteve si “Karnegi Holl” “Linkëlln Centër”, “Kenedi Centër” në SHBA-në, “Olimpija” në Paris, “Çajkovski në Moskë. Zëri i saj tingëlloi në qindra koncerte në pesë kontinentet e botës dhe kudo publiku ishte i mahnitur dhe i ngazëlluar. Në vitin 2001 u përfshi në listën “Gruaja e vitit” të Institutit Biografik Amerikan për kontribut të veçantë në artin botëror. Këngën “Doli Deljo kaçak” në interpretim të saj Enio Morikone e përfshiu në saundrakun e filmit “Krijimi i botës”. Që nga viti 2002 në fshatin e lindjes së këngëtares zhvillohet një konkurs për talente të rinj “Me këngët e Nadezhda Hvojnevës”. Pas vdekjes iu dhanë titullin “Qytetare nderi e qytetit Smoljan”.

E bija e këngëtares Eliçka Krëstanova, e cila këndonte bashkë me nënën në korin “Misteri i Zërave Bullgarë”, në lidhje me përvjetorin e 80-të të lindjes të së ëmës rrëfen:

Në radhë të parë dëshiroj të them atë, që ajo është njeriu me më shumë rëndësi në jetën time, se ajo ishte një nënë e mrekullueshme dhe vetëmohuese. Dhe kjo megjithëqë kishte shumë angazhime si këngëtare me koncerte kudo në vend dhe në botë. Amaneti i saj ishte që të dua familjen, farefisin, miqtë, të jam mirëbërëse. Në plan profesional të sillem me respekt ndaj profesionit, ndaj kolegëve. Të pranoj sukseset e tyre dhe të gëzohem për ta. Të gjithë në farefisin tonë këndojnë ose i bien ndonjë vegël muzikore. Daja e saj Asparuh ishte gajdexhi, kushëriri i saj Todor Borisov i binte fizarmonikës, Todor Hvojnev, i cili është djali i dajës Asparuh gjithashtu i binte fizarmonikës. Të gjithë në malin Rodopa këndojnë, zemrat e tyre janë në këngët. Për mua ishte një përjetim i paharrueshëm, kur me korin “Misteri i Zërave Bullgarë” interpretuam këngën “Ngrihu, o moj nënë”, soliste e së cilës ishte ajo. Nëna ime bënte dy-tre hapa përpara, heshte për një çast dhe sikur në këtë mënyrë vendoste një lidhje shpirtërore me publikun. Të gjithë e mbanin frymën dhe kur ajo niste të këndojë, ata mbyllnin sytë kështu sikur deshën të dëgjojnë më mirë interpretimin e saj. Kur kënga përfundonte për disa sekonda mbizotëronte një heshtje dhe papritmas publiku shpërthente në duartrokitje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD

Fytyrat e folklorit ballkanik prezanton një ekspozitë fotografike në qytetin Kërxhali

Më 3 qershor, në Galerinë e Arteve "Krëg" në qytetin Kërxhali hapet ekspozita fotografike "Etno Paleta - Fytyrat e Folklorit Ballkanik" e gazetarit dhe historian Georgi Kullov. Ekspozita u frymëzua nga shumëllojshmëria e kostumeve tradicionale..

botuar më 24-06-03 6.35.PD

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD