Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për harpisten Ilijana Selimska muzika është mënyra e jetës

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Ilijana Selimska e trashëgoi traditat muzikore nga familja. Ajo u diplomua në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigerov” me specialitetin harpë te profesoresha Malina Hristova dhe këndim operistik te docentja Liljana Zhablenska. Pak më vonë mbaroi edhe klasat e mjeshtërisë te këngëtaret e mëdha operistike bullgare Rajna Kabaivanska dhe Gena Dimitrova. Mësoi edhe te profesoresha Klaudija Antoneli në Akademinë Muzikore të Romës “Santa Çeçilija”. Që nga viti 1991 është soliste harpiste në Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Në skenën operistike debutoi në operën e kompozitorit Benxhamin Britën “Mbërthimi i vidhës”. Krahas kësaj Ilijana Selimska kërkon, interpreton dhe ruan shumë vepra të panjohura dhe të rralla.

Për dashurinë ndaj muzikës dhe për vitet e gjata të përsosjes së aftësive muzikore Ilijana Selimska rrëfen:

Vegla e parë, në sajë të së cilës hyra në botën e mrekullueshme të muzikës ishte pianoja. Pak më vonë zbulova harpën. Rrita në teatrin operistik kështu që dashuria ndaj muzikës lindi tek unë që nga fëmijëria. Gjithnjë kam menduar se një ditë do të këndoj. Që kur isha 13-jeçare fillova t’i bie harpës. Në Akademinë Muzikore studiova edhe këndim operistik. Në jetën time gjithnjë në mënyrë tepër interesante gërshetohen harpa me këndimin. Në vitin 2002 më ftuan të bëhem pjesë e orkestrës e cila bashkëpunonte me Akademinë prestigjioze Muzikore “Kixhana”, ku kurset e këndimit operistik i mbante pikërisht Rajna Kabaivanska. Aty frekuentova leksionet e saj, ndërsa më vonë edhe klasat e saj të mjeshtërisë në Bullgari.

Për pasionin ndaj këndimit Ilijana Selimska rrëfen:

Skena është vendi, në të cilin e ndjej veten tepër mirë, sidomos, kur jam me kostumet skenike ose kur kam ndonjë recital. Për mua është një sfidë të prezantoj para publikut gjini dhe stile të ndryshme muzikore. Interpretoj dhe ekzekutoj edhe muzikë të kompozitorëve të sotëm. Me harpën shoqëroj interpretimet e këngëtarëve kolegë. Kompozitori i njohur bullgar Simeon Pironkov gjithnjë insistonte, që unë të ekzekutoj veprat e tij. Pata fatin, që vite me radhë të isha pjesë e orkestrës pranë klasës së mjeshtërisë së drejtimit në Akademinë “Kixhana” në Siena të Italisë. Lektorë ishin drejtuesiXhanluixhi Xhellmeti dhe drejtuesi dhe pedagog muzikor Jurij Aronoviç. Prej vitesh jam anëtare e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Mund të them, se kam marrë pjesë pothuajse në të gjitha festivalet e këndimit në Bullgari, gjë që më sjell një kënaqësi të veçantë.

Për harpën si instrument muzikor Ilijana Selimska mendon:

Harpa është si një primadonë në orkestër. Jo vetëm si vizion, por edhe si tingëllim. Ajo është një vegël e mrekullueshme muzikore. Më duket se më mirë e njohin këtë instrument kompozitorët francezë. Mirëpo, edhe në baletet e kompozitorit rus Çajkovski, mundësitë e harpës janë të shfrytëzuara tepër mirë. Kur njeriu i bie veglës së vetme në një orkestër, atëherë përgjegjësia e tij është e madhe. Kur nisa punë në orkestrën e radios drejtues ishte Vasill Kazandxhiev – një muzikant jashtëzakonisht i madh dhe një personalitet i përsosur. Pas kësaj punova me dirigjentët e tjerë – Rusllan Rajçev, Millen Naçev, Emill Tabakov dhe tani me dirigjentin e ri Rosen Gergov. Është një kënaqësi e madhe të punohet me të. Përsa iu përket planeve të ardhshme krijuese – do të realizoj incizime të muzikës së filmave. Për mua kjo është një fushë tjetër tepër interesant, në të cilën do të realizohem.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev ia dorëzoi çmimin Sonja Jonçevës

Sonja Jonçeva mori çmimin e BNR "Muzikanti i Vitit"

Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..

botuar më 24-12-02 6.34.MD

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD