Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i Akullit në Ruse

БНР Новини

Për herë të parë në Bullgari, por edhe në Ballkan po zhvillohet një festival i akullt në të mbyllur. Për vit të tretë të radhës qyteti Ruse është mikpritës i “Ruse ice fest”. Festivali do të vazhdojë deri më 15 shkurt 2017. Skulptorë prej tetë shteteve formuan figura prej akulli mbi temën e dhënë “Përralla e akullt” me motive nga “Mbretëria e Ngrirë”. Mbi 130 blloqe prej akulli me një peshë të përgjithshme prej 20 tonë qenë formuar në një karrige të akullt, “Zjarr i akullt”, “Tufanë”, ku për gjendjen e mirë shpirtërore të kuratorëve të festivalit Rusllan Korovkov dhe Irina Taflevskaja, formuan një bar-bufe prej akulli, në të cilin vizituesit mund të pinë pije të cilat janë të ngrohta. Në natën e 21 dhjetorit qe dhe ceremonia festive mbi dekorimin e pjesëmarrësve.

Irena Petrova, drejtoresh e Drejtorisë bashkiake “Kulturë dhe arsim”, na tregon se cila është gjëja më speciale në edicionin e sivjetshëm të festivalit:

Sivjet si dhe gjatë viteve të tjera përpara ndërtuam një vend të specializuar për festivalin që të mund figurat prej akulli të ruhen për një periudhë më të gjatë kohe. Konstruksioni është me një sipërfaqe prej 144 metrave katrore dhe disponon me një gjenerator freskues, që të mund të mbajë një temperaturë optimale rreth minus 8-10 gradë. Këtë përvojë e fituam me botimet e mëparshme, me qenë se gjatë vitit të kaluar figurat prej akulli qëndruan vetëm 2-3 ditë dhe miqtë e qytetit të cilët kishin ardhur për festat e Krishtlindjeve nuk mundën të shijojnë këtë art të shkurtër.

Krijues nga Franca, Belgjika, Irlanda, Holanda, Hungaria, Rusia, Ukraina dhe Bullgaria me një njohje ndërkombëtare dhe laureatë të simpoziumeve botërore për skulptura treguan shikimin e vet dhe zhvilluan më tej imagjinatën e vet.

Interesantja gjatë një gare të tillë me materiale alternative është se ne e japim temën, por ajo i predisponon artistët të zhvillojnë talentin e vet. Ata nuk kanë kufizime dhe kufi, në bazë të të cilëve të drejtohen. Kështu iu shmangen fokusimit të tepërt mbi vet temën në vetëdije. Në këtë mënyrë zhvilluam “Ruse Ice Fest” 2016.”

Zgjedhja e krijimeve fillonte që nga trupi lundrues të njeriut në akull deri tek një kala përrallore prej akulli. Për shembull Najll Magij nga Holanda, i frymëzuar nga tre fëmijët e tij në shtëpi formoi një ADN-varg, në të cilin nga çdo një element ka duar të cilët zgjaten.

Cilat skulptura fituan dekorata sivjet?

Dekorata e parë i qe dhënë Natali Çistjakovës nga Franca për krijimin e saj “Tufani”. Në vend të dytë qe klasifikuar banori i qytetit Ruse Daniell Kënçev. Ai punoi Elzën – mbretëreshën e akullt. Interesantja tek ai është se, për vit të parë punon me akull. I treti mbeti Fergjus Mullvani nga Irlanda me gdhendje prej akulli “Light Works”, ku janë të fokusuar lehtësia dhe drita në fluturimin e puplave prej akulli.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Bulfoto



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD