Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cilat janë ngjarjet me të rëndësishme me karakter shoqëror gjatë vitit 2016?

БНР Новини
Zgjedhja e Rumen Radevit për president shkaktoi dorëheqjen e qeverisë dhe krijimin e subjekteve të reja politike.
Foto: BGNES

Në fund të çdo një viti, zakonisht kujtohemi për ngjarjet më të rëndësishme të cilat janë zhvilluar gjatë kohës së tij. Kështu është dhe tani, në kufi midis vitit 2016 i cili po ikën dhe vitit 2017 i cili po vjen.

Klasifikime të një lloji të ngjashëm janë një nismë e rrezikshme, por mbase nuk do të bëjmë gabim po të themi se, ngjarja bazë politike për vitin 2016 qenë zgjedhjet presidenciale. Prej tyre pasoi jo vetëm ndërrimi i udhëheqësit të shtetit, por dhe ndërrimi i qeverisë, sepse partia GERB bëri një “va bank” për kandidaten e vet Cecka Caçeva dhe pasi ajo humbi nga kundërshtari i saj Rumen Radev, i përkrahur nga Partia Socialiste Bullgare, kabineti “Borisov2” dha dorëheqje. Zgjedhjet qenë të rëndësishme dhe për faktin se, treguan një zhgënjim nga subjektet e zakonshme politike në vend dhe vizituan të reja të tilla. Por në horizontin politik gjatë vitit të ri 2017 u paraqitën dy subjekte të rinj me pretendime për pushtet – partia “Volja” (Vullnet) të biznesmenit Veselin Mareshki, dhe projekti “Po, Bullgaria” të ish ministrit të drejtësisë nga kabineti “Borisov 2” Hristo Ivanov.

Një ngjarje shoqërore politike e cila do të mbahet mend, por me një shenjë negative, qe mossuksesi i kandidaturës bullgare për sekretar të ri të përgjithshëm të OKB-së. Qeveria fillimisht emëroi në postin drejtor i përgjithshëm të UNESKO-s Irina Bokovën, kurse pas kësaj në mënyrë të befasishme dhe në momentin e fundit propozoi si një kandidate alternative komisaren evropiane Kristalina Georgieva. Dështimi i shansit pa precedent që një bullgar të qëndrojë në krye të organizatës botërore jo vetëm se i hidhëroi kujtimet për vitin që po përfundon, por do ta mbajmë mend gjatë dhe në të ardhme për shkak të paaftësisë të politikanëve vendas t’u kthejnë shpinë dallimeve të veta në emër të kauzës kombëtare.

Problemet rreth presionit të refugjatëve qenë një gjë rutinë gjatë gjithë vitit 2016 dhe prandaj po kështu do të mbahen mend gjatë. Ata të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale në vend arritën pothuajse 19 mijë, qendrat për prani gërshetoheshin, kurse në disa shpërthyen trazira, të cilat hynë në lajmet botërore. Fluksi i migrantëve nga Turqia u pakësua, por u forcua presioni i migrantëve, të cilët kanë hyrë në Bullgari, por nuk dëshirojnë të mbeten këtu dhe drejtohen ndaj vendeve të pasura evropianoperëndimore. Aty nga fundi i vitit ky problem duket se në një farë mënyre qe i evituar, por nuk dihet se çfarë zhvillimesh të reja mund të krijohen. Gjatë vitit të ri 2017 shumica e pyesin veten, për shembull, se çfarë mund të ndodh në qoftë se realizohen frikësimet nga një kthim në masë të migrantëve nga Evropa Perëndimore ndaj Bullgarisë.

Gjatë një mjedisi relativisht të pakëndshëm të jashtëm, ekonomia bullgare llogarit për vitin 2016 rezultate të mira ku 3% rritje ekonomike, një tepricë buxhetore, një numër rekord turistësh – mbi 10 milionë. Këto fakte krejtësisht pozitive nuk kanë efekte të forta pozitive në vetëdijen shoqërore për shkak të bazës së ulët, nga e cila është nisur ajo që është arritur. E vërteta është, se në fund të vitit 2016, dhe në fillim të vitit 2017, bullgari mbetet qytetari i shtetit më të varfër në Bashkimin Evropian dhe shtimet në përqindje të disa treguesve të veçantë nuk e ndryshojnë me asgjë këtë fakt. Kuptimi i kësaj të vërtete të hidhur ka kuptohet dhe anën e vet pozitive, sepse çon deri në kuptimin e domosdoshmërisë prej reformave strukturore dhe me cilësi, të cilat mjerisht dhe gjatë vitit i cili po përfundon nuk qenë zhvilluar.

Gjatë vitit 2016 qe arritur dhe një rezultat tjetër, i cili shkaktoi ndjenja të përziera. Pala bullgare i pagoi palës ruse dëmshpërblime, të cilat arbitrazhi ndërkombëtar i caktoi në favor të Rusisë për pajisjet e porositura, por jo të paguara bërthamore për projektin e pezulluar për Centralen e dytë bërthamore në Belene. Pagimi anulon marrëdhëniet e parregulluara financiare me njërin prej partnerëve më të mëdhenj ekonomikë të Bullgarisë, siç është Rusia. Por, Bullgaria u bë pronare e pajisjes për një projekt bërthamor, të cilin e ka anuluar, dhe tani nuk di sesi do ta përdorë.

Ndjenjat e përziera, të cilat i shkakton kjo gjendje e gjërave tek bullgari, do të zhvillohen në një drejtim pozitiv ose negativ në varësi nga vendimet politike gjatë vitit të ri 2017. Cilat do të jenë këto vendime dhe kush do t’i marrë do të kuptojmë në pjesën e parë të vitit të ri, kur do të zhvillohen zgjedhjet përpara afatit dhe do të formohet një parlament dhe kabinet i ri.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD
Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD