Në Muzeun Historik Kombëtar është hapur ekspozita “Krijimi i Rikrijuar”. Në të mund të shikohen qëndisje të shkëlqyera nga tokat bullgare, veshje, zbukurime, të cilat kanë arritur deri më sot gjatë viteve. Veshjet popullore të dikurshme lara-lara dhe shumë interesante nga krahinat e ndryshme të vendit janë të paraqitura në përmasa të vogla mbi kukulla.
Ja se çfarë tregon në një intervistë për Radion Bullgarinë Antoaneta Ivanova, rregulluese në muze:
“Qëndisjet janë karakteristike kryesisht për përparëset, xhamadanët dhe këmishët. I zbulojmë dhe nëpër kollanët. Kostumet, të cilat i shikojmë në ekspozitë, janë kopje të minimizuara të veshjeve, të punuara nga Antonia Veleva gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar. Tek ne ajo ka qenë restauruese, e cila është marrë me këtë tip punë. Për veshjet ajo ka marrë ide nga shënimet e itinerareve të Feliks Kanic (një udhëtar i njohur, etnograf, historian dhe gjeograf). Po kështu dhe nga pikturat e piktorit të madh Ivan Merkviçka. Të përdorura për konsultim të veshjes të bullgares së dikurshme kanë qenë punimet e Maria Velevës – një nga etnografët më të mirë, të cilët punojnë në këtë fushë. Në ekspozitë janë treguar veshje me dy përparëse, xhamadan tip rrobe dhe veshje tip saja. Janë prezantuar veshje popullore karakteristike për rrethet Pleven, Sofja, Stara Zagora, Bullgaria Verilindore, Rodopet, Bansko e krahinat e tjera të vendit. Në çdo një nga vitrinat kemi kopje të kukullave me veshje, tregojmë dhe qëndisjet origjinale.”
Për herë të parë vizituesit mund të shikojnë rivendosjen e të ashtuquajturës vendosje të sokajes. Sokaja është një lloji zbukurimi për kokë, karakteristike për gratë e martuara në qytetet Gabrovo, Trjavna, Veliko Tërnovo, Sevlievo dhe Kilifarevo. Ajo është e përbërë prej një mbajtëse prej druri, shami të bardhë, zakonisht të zbukuruar me qëndisje të pasur.
Dhe akoma – “krëzhilloto” që është me zbukurimi prej metali, për shembull monedha të vogla. Rrënjët e vendosjes së këtij lloji shamie sipas disa studiuesve fshihen në kostumet e mbretërve dhe të bojarëve nga Mbretëria e Dytë Bullgare. Zbukurimi jepet nga vjehrra nuses së re, me fjalë të tjera kanë një pranueshmëri midis nënës së moshuar dhe vajzës së re, e cila vjen në familje. Sa më e pasur është familja e djalit, kaq më të mëdha dhe të shumta janë zbukurimet të cilat vendosen mbi shaminë e kokës.
“Shamia e kokës e vajzave po kështu është e bukur, por jo dhe kaq e larmishme, sa ajo kur gruaja është e martuar. Gjëja tjetër e cila mund të vihet re këtu është punimi i vet përparëseve – me qëndisje, të cilat janë karakteristike posaçërisht për përparëset. Përveç kësaj kemi qëndisje, karakteristike vetëm për këmishën, vetëm për qaforen, për mëngët si dhe për xhamadanët.”
Kuptohet se, gjatë kohës së festave është mundur të shikohet një larmi e madhe e qëndisjeve, të ornamenteve të tyre të ndryshme. Atëherë veshja popullore ka qenë me më shumë ngjyra, kurse vajzat me një gëzim të madh i kanë veshur kostumet e qepura dhe të qëndisura posaçërisht për to. Dhe shumë shpejt janë kapur në valle...
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: BGNES dhe Veneta Pavllova
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..