Analizatorët, autoritetet, mediat dhe organizatat financiare dhe ekonomike nuk pushojnë së foluri se për Bullgarinë viti 2016 ka qenë një vit shumë i mirë me arritje dhe tregues të shkëlqyeshëm ekonomikë. Kjo u përket si treguesve makroekonomikë, ashtu dhe atyre mikroekonomikë në nivelin e firmave të veçantë. Edhe biznesi privat, edhe sektori publik duken të kënaqur për rezultatet, akoma më tepër se të gjithë janë të mendimit se këto arritje nuk do të përsëriten gjatë këtij viti dhe ai do të jetë më modest në plan ekonomik.
Mbi 17 mlrd euro kanë derdhur në arkat shtetërore gjatë 2016-ës, ose me 3 për qind më shumë nga parashikimet. 16 mlrd euro janë harxhuar. Në fund të fundit thesari shtetëror regjistron një përparim serioz me përmasë rreth 1.6 për qind prej PBB-së.
A është mirë kjo dhe ku duhet të shkojnë këto mjete të paharxhuara publike?
Në shikim të parë teprica duket si diçka pozitive, që flet se autoritetet e kanë kryer mirë punën e tyre sa i përket grumbullimit të tatimeve, sigurimeve, taksave doganore. Dhe kjo në të vërtetë është pikërisht kështu – të ardhurat tatimore rriten me rreth 1.2 mlrd euro. Me rëndësi të madhe për një qeveri konservatore si ajo e partisë GERB, është gjithashtu të harxhojmë kaq sa kemi. Këtu gjendja është më kontradiktore, megjithë dogmat ideologjike. Qeveria e dytë e Kryeministrit në dorëheqje Bojko Borisov ishte relativisht dorështrënguar gjatë vitit të kaluar, por u befasua pakëndshëm nga një ngjarje e paparashikuar dhe e papritur. Bëhet fjalë për 600 mln eurot, që ajo duhej të paguante për dy reaktorët atomikë për centralin imagjinar atomik në Belene. Këtu duhet shtuar dhe akoma 500 mln eurot, të cilat me argumente të diskutueshme dhe në momentin e fundit të vitit kabineti livroi për meremetimin e fasadës së banesave parafabrikate, ku banojnë qindra mijëra bullgarë.
Në qoftë se nuk ishin këto pagime të papritura, buxheti shtetëror do të regjistronte një tepricë edhe më të madhe. Çështja është a është e nevojshme kjo tepricë dhe për se është më mirë të harxhohen këto mjete të lira. Në parim gjithmonë ka nevojë për pak para të kursyera. Në fakt sferat e ndryshme sociale konkurrojnë që të tregojnë në çfarë gjendjeje të rëndë sociale ndodhen dhe sa shumë kanë nevojë për këto subvencione shtetërore – edhe shëndetësia, edhe pensionistët me këto pensione të vogla dhe poshtëruese, edhe arsimi, edhe shkenca, edhe sporti, edhe ushtarakët, edhe policia etj. Sigurisht që gjithmonë do të ketë të pakënaqur. Pothuaj deri në mes të vitit Bullgaria do të udhëhiqet nga qeveria teknike e emëruar nga Presidenti në kushtet e Parlamentit të shpërndarë. Në fakt shpërndarja është rreziku më i madh. Kjo qeveri teknike nuk do të mund të harxhojë menjëherë, sidomos pa miratimin e Parlamentit. Kështu qe praktikisht ka pak të ngjarë që kjo tepricë buxhetore të harxhohet gjatë gjashtë muajve në vijim. Është më mirë që ajo të derdhet në rezervën fiskale, siç janë edhe qëllimet. Kështu rezerva do të arrijë shumën astronomike prej pothuaj 8 mlrd eurosh.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..