Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një muze i ri në një shtëpi të vjetër

БНР Новини

Në Smoljan u krijua një muze i ri. Ai ndodhet në shtëpinë e vjetër të Haxhi Çones. Iniciatori i idesë dhe zbatuesi i saj janë përfaqësues të shoqatës rinore “Hajdutët e Rodopeve”. Misioni i tyre është që të ruhet trashëgimia kulturore në regjionin e Rodopeve. Nëpërmjet rimëkëmbjes së vendeve të shenjta bullgare, dhënies së respektit ndaj heronjve kombëtarë, të vdekur për çlirimin tonë kombëtarë dhe njohjes së ritualeve folklorike shoqata ka qëllim të ruajë shpirtin bullgar dhe të forcojë dashurinë ndaj atdheut. Krijimi i këtij muzeu në një shtëpi të vjetër dhe shndërrimi i saj në një pjesë të trashëgimisë kulturore të qytetit Smoljan, është provë për ambicien e shoqatës.

Снимка

СнимкаAjo mbështetet në ushtrimin e punës vullnetare dhe në materiale të dhuruara, me të cilat u rindërtua shtëpia duke ruajtur pamjen e saj autentike. Manoll Ruzhinov, kryetari i shoqatës “Hajdutët e Rodopeve” shpjegoi:

Pikërisht para dy vjetësh ne filluam realizimin e idesë për shtëpinë e Haxhi Çones. Vendosëm dhe e shndërruam atë në muze. Hapem dyert akoma sivjet, pavarësisht se ekspozita nuk është gati. Shkaku për hapjen e hershme të muzeut është mungesa e financiamit, kemi nevojë për më shumë para për të përfunduar projektin. Dëshira jonë nuk është që të konkurrohemi me Muzeun Historik Rajonal të qytetit Smoljan, ideja është që të thekësojmë mbi arkitekturën. Sepse ka shumë monumente të tilla të kulturës, të cilat rrëzohen për shkak të mungesës së parave për mirëmbajtjen e tyre. Aktualisht turistët interesohen më shumë për objekte të tilla, nuk interesohen për ndërtesa moderne. Ata kërkojnë pikërisht godina të tilla të vhetar, si shtëpia e Haxhi Qones.”

Shtëpia është ndërtuar me porosi të Lazar Haxhi Todorovit në vitin 1873. Dëshmia për këtë ndodhet në një plakë guri në murin perëndimor, pikërisht mbi hyrjen kryesore të shtëpisë. Më vonë ajo është tarshëguar nga Stoju Haxhi Çonevi, tregtar dhe nëpunës i atëhershëm shtetëror. Vlera historika e kësaj shtëpia rritet pasi dy prej djemve të Haxhi Çonjos morën pjesë në luftën çlirimtare të popullit bullgar. Për këtë arsye shtëpia është lidhur me ngjarje të rëndësishme historike të rajonit të malit të Rodopeve dhe me jetën kulturore dhe arsimore të bullgarëve në kohën e sundimit osman.

Снимка

СнимкаNë të njëjtën shtëpi më vonë ka jetuar mësuesi i parë bullgar në malin e Rodopeve – Konstantin Dënovski, babi i filozofit të madh bullgar Petër Dënov. Ai ishte i pari mësues guximtar , nxënësit e të cilit filluan ta mësonin gjuhën bullgare bashkë me gjuhën e detyrueshme greke.

Sivjet do të organizojmë një varg takimesh me kryebashkiakun e Bashkisë së Smoljanit dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera të angazhuara me mbrojtjen e historisë bullgare. Sipas meje nuk është e pranueshme që monumente të tilla të kulturës të mbeten të mbyllur duke u shkatërruar pak nga pak. Ky problem duhet të gjejë zgjidhjen e vet sa më shpejtë, sepse ai nuk është izoluar vetëm në bashkinë tonë. Raste të tilla ka në tërë shtetin. Sikoni sa çfarë u ndodh me Depot e Duhanit në Plovdiv, duke pasur parasysh se ky është qyteti i zgjedhur për Kryeqytetin Kulturor të Evropës për vitin 2019.  Kjo është e papranueshme.”

Në shtëpinë e Haxhi Çones tashmë zhvillohen mësime të patriotizmit për fëmijë të vegjël dhe për nxënës. Shoqata “Hajdutët e Rodopeve” mbledh eksponate, të cilat do të bëhen pjesë e ekspozitës së përhershme të këtij muzeu të ri. Anëtarët e saj do të bëjnë çmos për mirëmbajtjen e kësaj shtëpie për një periudhë dhjetë vjeçare. Ata mendojnë se me përkrahjen e të gjitha palave të interesuara dhe në dialog me institucionet shtetërore mund të ruhen edhe shtëpi të tjera të tilla.

Снимка

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD