Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Botërore është optimiste për ekonominë bullgare

БНР Новини
Foto: arkiv

Pasi gjatë shtatorit të viti të kaluar Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti prognozën e vet për rritjen ekonomike të Bullgarisë për vitin 2016 deri më 3%, tani të njëjtën e bëri Banka Botërore, e cila bile tejkaloi prognozën e Fondit dhe shpalli se rritja e Produkti të Brendshëm Bruto është 3.5%. Kryeministri në largim Bojko Borisov pranoi pozitivisht këtë lajm dhe në rrjetet sociale la të kuptohet se për këto rezultate të shkëlqyeshme kontributi i qeverisë së tij është i konsiderueshëm.

Është me rëndësi që të them se këto shifra mbresëlënëse u arritën në fakt pa injeksion financiar nga ana e Bashkimit Evropian, i cili akoma nuk ka filluar zbatimin e programeve të tij financiare për 2014-2020. Bullgaria akoma nuk ka marrë subvencionime në kuadrin e programeve të ndryshme të kohezionit. Përveç kësaj kushtet ndërkombëtare të biznesit nuk ishin në favor të prodhuesve dhe eksportuesve bullgarë, kështu që rezultatet pozitive janë në sajë të kushteve të brendshme politike dhe ekonomike. Të mos harrojmë dhe konsumimin e brendshëm – ai ishte aq aktiv, se të ardhurat e mbledhura në thesar, kryesisht nga TVSH-ja, çuan deri në një tepricë buxhetore prej 750 mln euro – kjo është një përjashtim në sfondin e shteteve të tjera evropiane, të cilat me vështirësi arrijnë maksimumin e detyrueshëm të deficitit buxhetor prej 3%.

Bashkë me të dhënat për vitin 2016 Banka Botërore shpalli dhe prognozat e saj për këtë vit. Ato nuk janë aq të shkëlqyeshme, mirëpo përsëri provokojnë optimizëm. Pritet se sivjet PBB-ja do të rritë 2.9% dhe kështu Bullgaria renditet në një nga vendet e para në grupin e shteteve me treguese të ngjashme.

Të gjitha këto treguese, indekse dhe prognoza kanë përpjesëtime reale, siç për shtetin, kështu edhe për qytetarët e veçantë. Bullgarët kurrë nuk janë të kënaqur dhe ne jemi një nga kombet më të trishtuara në botë. Përveç kësaj jemi evropianët më të varfër, me cilësi më të ulët të jetesës. Një qetësim në këtë kuptim është fakti se po shihet dritë në fundin e tunelit të biznesit. Prodhueshmëria në të gjitha sektorët të industrisë është duke u rritur, pavarësisht se mbetet rreth 10 herë më e ulët krahas shembujve më të mirë në Evropë. Prandaj të ardhurat e bullgarëve rriten rreth 10% për vit – kjo shpjegon pse konsumimi i brendshëm dhe në njëfarë mënyrë eksporti janë motorët e rritjes.

Deri tani qeveria konservatore e kryeministrit Borisov aplikonte një politikë të ekonomive të ashpra duke mos rritur rrogat e nëpunësve shtetërorë dhe pensionet. Mirëpo po presim zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në se Partia Socialiste Bullgare përsërit suksesin e saj në zgjedhjet presidenciale, ajo do të aplikojë një politikë më të hapur sociale. Aq më shumë se para të grumbulluara për një politikë të tillë ka. Më se 7 mlrd euro po ndodhen në thesar si garanci suplementare në raste të tronditjeve të papritura të brendshme apo të jashtme. Për një vëmendje më të madhe ndaj të varfërve, të sëmurëve dhe të paarsimuarve bëjnë thirrje edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe nga Banka Botërore. Dhe ata e bëjnë këtë jo për shkak të motiveve altruiste, por sepse sipas tyre mungesa e balancës mund ta rrezikojë rritjen ekonomike dhe stabilitetin politik.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD