Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lindja – lumturi por edhe përgjegjësi shumë serioze

БНР Новини
Foto: arkiv

Një nga ngjarjet më të shumëpritura dhe të bukura në jetën tonë është lindja e trashëgimtarëve tanë. Buzëqeshjet dhe zërat e tyre tingëlluese na pushtojnë dhe shumë shpejt harrojmë për ata njerëz, me ndihmën e të cilëve fëmijët tanë kanë thithur gllënjkën e parë të ajrit – mamitë dhe gjinekologët. Ata e shënojnë 21 janarin si festën e vet zyrtare që nga viti 1951, por që ku e ka zanafillën e vet kjo festë? Nga Egjipti, ku në lashtësi është dhënë urdhër të vriten të gjithë djemtë e porsalindur. Pavarësisht nga kjo mamitë kenë refuzuar ta respektojnë dhe kanë ndihmuar për lindjen e fëmijëve. Prandaj populli i ka nderuar dhe u ka falënderuar, se kanë shpëtuar fisin e tyre.

Në lidhje me Ditën e kujdesit gjatë kohës së lindjes, ju takojmë me Konsulentin kombëtar për mami dhe gjinekologji, profesor Viktor Zllatkov. Në intervistën e tij për “Radio Bullgarinë”, ai u përgjigj se cili është numri real i lindjeve gjatë vitit të kaluar:

Ndonjë ndryshim shumë të madh kundrejt vitit të mëparshëm sa i përket numrit të fëmijëve të lindur nuk ka. Spitali universitar “Majçin don” vazhdon të jetë lider. Gjatë vitit të kaluar kanë lindur 4066 fëmijë, kundrejt 3971 për vitin e mëparshëm. Si tërësi pavarësisht nga komentet në mediat, se ka një pakësim të lindjeve, kjo nuk i përgjigjet së vërtetës. Dallimi kundrejt vitit të mëparshëm për të gjithë vendin janë 600-700 fëmijë të porsalindur, që është një ndryshim normal. Në qoftë se gjatë vitit të kaluar janë lindur 61 764 fëmijë, sivjet regjistrimi tregon 61 100. Duhet të kemi parasysh, se në mjaft spitale ka regjistrime të vonuara për shkak të pushimeve, epidemisë së gripit. E dyta është se, një pjesë e madhe nga fëmijët e lindur jashtë shtetit regjistrohen si bullgarë por vijnë nga fundi i muajit shkurt ose në fillim të muajit mars që të marrin numrin e vet identifikues dhe të regjistrohen. Në përgjithësi mund të themi se, fëmijët e lindur janë pak a shumë i njëjti numër si gjatë vitit të kaluar.

Sa për fenomenin fëmijë lindin fëmijë, ndaj të cilit opinioni tonë shoqëror është shumë i ndjeshëm, ai po kështu ka shpjegimin e vet:

Sa i përket kësaj, sa rinia është një faktor negativ, mund të them se, kjo nuk është një dukuri, e cila është që sot. Kjo ka ekzistuar gjithmonë. Për stazhin tim afro 40 vjeçar, vajza më e re e cila ka lindur ishte 11 vjeçe, kurse gruaja më e moshuar – 48 vjeçe. Kjo ka rastisur në vitet përpara ndryshimeve demokratike. Ky fenomen nuk është ndonjë përjashtim në këtë moment. Pa dyshim që tani opinioni shoqëror është më i ndjeshëm, informimi arrin shumë më shpejt deri tek njerëzit. Fenomeni ka disa përmasa. Njëra prej tyre është e lidhur me veçoritë etnike dhe veçoritë karakteristike të një grupi të caktuar njerëzish, për të cilët e dimë, se martesat e herëta ose bashkëjetesa nuk janë një përjashtim. Për Bullgarinë kemi parasysh para së gjithësh bashkësinë e romëve, por si tërësi në vendet shumë më jugore, kjo nuk është një përjashtim. Në të gjitha rastet ekzistojnë dhe barra të padëshiruara, të cilat kanë rastisur për shkak të mosnjohjes së kontracepsionit dhe në vend të tretë janë disa nga familjet më patriarkale, ku dëshira të kalohen ndalesat, çon deri në gabime, të cilat nganjëherë janë fatale nga pikëpamja e realizimit të një barre të ngjashme në familje, e cila nuk është gati të risë këtë fëmijë. Duhet që ky problem të shikohet në tërësi, por ne nuk mund të përkrahim një fenomen të tillë, sepse organizmi i fëmijëve nuk është i përgatitur.

Në lindje të ngjashme nuk ka asgjë të keqe, mjaft që prindërit të mund të sigurojnë kushte normale në të cilat të rritet fëmija e tyre e lumtur, e qetë dhe shumë e dashur. Fëmijët nuk duhet të shikohen vetëm si një burim të ndihmave sociale. Ata janë një lumturi, por dhe një përgjegjësi shumë serioze. Duhet të mendoheni për të ardhmen tuaj dhe për të ardhmen e tyre, kurse sot përveç se t’i falënderoni mamitë për gëzimin, me të cilin na kanë dhuruar, duhet dhe t’i përqafoni, sepse shënojmë dhe festojmë Ditën ndërkombëtare të përqafimit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD