Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kënga lavdëruese” për anëtarësinë e Bullgarisë në Bashkimin Evropian

Foto: sofiaphilharmonie.bg

Filarmonia e Sofjes do të shënojë me një koncert special përvjetorin e dhjetë nga aderimi i Bullgarisë me Bashkimin Evropian. Më 19 janar, ditën e enjte, në sallën Bullgaria do të ketë shfaqje violinistja me famë botërore Klara – Xhumi Kang me violinën e saj “Stradivarius” nga viti 1708 në Koncertin Nr. 2 të Henrik Vienjavskit. Klara Xhumi Kang është laureate e një sërë konkursesh ndërkombëtare, ndër të cilat janë “Çajkovski”, “Tibor Varga”, “Sendaj”. Ajo është artiste që merr pjesë si soliste në koncerte të ndryshme në Azi, SHBA dhe Evropë me dirigjentë të njohur si Jurij Temirkanov, Valeri Georgiev. Karriera e saj e jashtëzakonshme e radhit ndër 100 personalitetet me ndikim më të madh në Kore.

Theksi në koncert do të jetë Simfonia – kantatë Nr. 2 “Kënga lavdëruese” e Feliks Mendelson-Bartoldit me dirigjent Urosh Lajovic, i cili ka dirigjuar mbi 90 orkestra në mbi 1500 koncerte në mbarë botën. Ai shpeshherë e viziton Bullgarinë. Në ekzekutimin e veprës do të marrin pjesë këngëtarët e shquar Sillvena Prëvçeva, Nina Veselinova dhe Milen Bozhkov. Vepra është kompozuar sipas shembullit të Simfonisë Nr. 9 të Betovenit. Në interpretimin e pjesës së katërt të simfonisë – kantatë do të përfshihet edhe Kori Kombëtar i Filarmonisë “Svetosllav Obretenov” me dirigjent Sllavi Dimitrov.

Maestroja Sllavill Dimitrov ka mbaruar Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në degën “Dirigjimi koral” dhe “Dirigjimi i operës dhe orkestrave”. Ai ka mësuar edhe në klasën eksperimentale të kompozimit pranë Konservatorit Shtetëror në Odes te profesori Georgij Uspenski dhe akademiku Aleksandër Rajçev. Është mbajtës i Çmimit të Madh të Konkursit Vserosijski në Odes etj. Është nominuar për çmimin “World Music” nga Asociacioni Ndërkombëtar i Folklorit “Svetosllav Obretenov”.

Ja se çfarë tha maestroja për koncertin e ardhshëm festiv:

Pjesëmarrja jonë në këtë koncert është në simfoninë e dytë të Mendelsonit. Aktiviteti ynë mban emrin e kësaj vepre – “Kënga lavdëruese”. Ajo është një vepër e bukur simfonike dhe korale me pjesëmarrjen e zgjeruar të korit. Orkestra dhe kori luajnë një rol pothuaj të barabartë. Solistët janë Sillvana Prëvçeva, Nina Veselinova dhe Milen Bozhkov.

Maestroja Urosh Lajovic shpeshherë vjen te ne – vazhdon zoti Dimitrov. – Kam punuar me të. Ai është dirigjent i një niveli shumë të lartë evropian nga gjenerata e vjetër dhe gjithmonë është një kënaqësi e madhe të punohet me të, jo vetëm unë e mendoj këtë, sepse ka se çfarë të mësoj nga ai dhe sepse e pasuron tingullin dhe interpretimin teknik të korit.

Për sfidat para Korit Bullgar të Filarmonisë “Svetosllav Obretenov” dhe shfaqjet e tij maestroja Dimitrov shtoi: “Deshëm të arrijmë një nivel botëror nga pikëpamja e cilësisë, t’i ofrojmë programe të bukura publikut, të kemi një repertor të pasur. Pritet të kemi pjesëmarrje në muzikën për filmin “Hari Potër” gjatë muajit shkurt, kemi një koncert prej ciklit “Muzika e Perëndimit”, jemi duke përgatitur një pjesëmarrje të përbashkët me radio-korin e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare më 9 maj, kur do të interpretojmë Rekuiemin Ushtarak të Britënit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Instrumenti popullor kavall sjell emocion në këngën e re të Atazar "Krisi pushka"

Producenti muzikor Atanas Zajkov, i njohur si Atazar, na ofron këngën e tij më të fundit "Krisi pushka". Në të marrin pjesë këngëtaret Bisera dhe Lidija . Kënga është përsëri në traditat e folklorit bullgar. Një përshtypje të veçantë bën vegla..

botuar më 25-06-16 6.05.PD
Georgi Zllatev-Çerkin (1905-1977)

Georgi Zllatev-Çerkin – “Sykaltra”

Që në vitet ’20 të shekullit XX, kompozitori i ri bullgar Georgi Zllatev-Çerkin u quajt nga kritikë muzikorë në Vjenë “Shuberti bullgar”. Krijuesi i talentuar është i njohur për veprat e tij si Trio për piano, “Pastoral” për flaut dhe piano, dhe “Sevdana”..

botuar më 25-06-13 6.05.PD

Violinistja Aljona Çehova: Simfonieta-Vraca është një fenomen në jetën muzikore të Bullgarisë

Orkestra Filarmonike e qytetit Vraca – Simfonieta – është shndërruar në një strehë për violinisten Aljona Çehova. E lindur në qytetin rus Tjumen (Siberia Perëndimore), e rritur në Krimenë ukrainase dhe pasi ka jetuar më shumë se 10 vjet në Moskë, ku..

botuar më 25-06-12 7.25.PD