Sistemi financiar në Bullgari është shumë specifik dhe, bile është unik në Evropë. Në shtet vepron ashtuquajturin “bord valutor”, i cili kufizon shumë të drejtat e Bankës Popullore Bullgare dhe kërkon një disiplinë të ashpër financiare. Mirëpo më e rëndësishmja në këtë rast është se monedha kombëtare lev ka kurs të fiksuar kundrejt euros – pothuaj 2 levë për një euro. Nga kjo pikëpamje s’ka rëndësi në cilën valutë paguhet dhe në cilën valutë janë caktuar çmimet. Por në fakt nuk është pikërisht kështu, sepse në asnjë dyqan bullgar nuk do t’ju marrin paratë, po të dëshironi të paguani në euro. Vetëm në levë! Në marrëdhëniet e biznesit secili mund të vendosë nëse preferon euro apo levë.
Para dhjetë vjetësh, kur Bullgaria u aderua në Bashkimin Evropian, ajo nënshkroi një klauzolë në Marrëveshjen e Aderimit. Sipas saj shteti detyrohet të pranojë euron si valutë kombëtare, po të plotësojë kërkesa dhe kritere të përcaktuara. Sipas ministrit financiar në largim Vlladisllav Goranov për 10 vitet në BE, ne kemi plotësuar vetëm 20% të kritereve. Nga ana tjetër sipas Bankës Qendrore për një vit ajo mund t’i zgjidhë të gjitha problemet, që deri tani kanë qenë pengesa për hyrjen tonë në Eurozonë. Në fakt atuja jonë më e madhe në përpjekjet tona (jo shumë aktive) për t’i bindur shtetet e tjera të bashkimit valutor, se mund të na lejojnë të hyjmë brenda, është stabiliteti financiar.
Rezerva valutore e shtetit është 160% prej rezervës së domosdoshme për funksionimin e bordit valutor dhe arrin 24 mlrd. euro. Qeveria, ndryshe nga shumë të tjera në Eurozonë, arriti tepricë buxhetore dhe bile nuk mund të flitet për deficit. Kriteret e Maastrihtit, të cilat janë të detyrueshme për implementimin e euros janë plotësuar.
Këtu ka shumë ngjashmëri me kazusin “Shengen”.
Të gjitha shtetet nga zona e lëvizjes së lirë pohojnë se Bullgaria ka plotësuar të gjitha kushtet e shkruara. Mirëpo është e qartë se nuk është sipas shijes së disa prej liderëve evropianë dhe tani për tani ata nuk japin sinjale se më në fund mund të pranojnë Bullgarinë në Zonën e Shengenit. Paraleli me euron është i dukshëm – sipas dokumenteve gjithçka është në rregull, mirëpo praktika tregon se ata, nga të cilët varet aderimi ynë në Eurozonë, janë tepër të zënë me detyra më të rëndësishme.
Ky me siguri është një demonstrim i qartë për vendin sekondar të Bullgarisë në BE. Një nga shtyllat themelore të Evropës së Bashkuar që nga krijimi i Bashkimit ishte solidariteti. Sot kjo fjalë dëgjohet gjithnjë e më rrallë.
Por ngjarjet në BE tani marrin një drejtim që nuk është i qartë dhe ndoshta mund të bëhet kështu që një ditë të kuptojmë se është më mirë jashtë Zonës së Shengenit dhe Eurozonës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..