Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Stefan Canev – gati ditëlindje midis së kaluarës, së tanishmes dhe së ardhmes

БНР Новини
Foto: BGNES

Teatri Popullor “Ivan Vazov” shënoi jubileun 80-vjeçar të shkrimtarit Stefan Canev me dy prej veprave të tij më të famshme: tragjeditë “Procesi kundër bogomilëve” dhe “Shpirti i poetit”. Mirëpo, kjo nuk ishte tamam ditëlindje, sepse krijuesi mbushi 80 vjet gjatë gushtit të vitit 2016, kur teatrot ishin për pushim. Kjo ishte një festë teatrore për nder të shkrimtarit. Stefan Canevi është një krijues produktiv, kryesisht në fushën e dramaturgjisë. Është autor i 31 pjesëve teatrore. Shkroi edhe shumë përmbledhje vjershash dhe libra të tjerë.

Stili i Stefan Canevit bënë përshtypje dhe ngjall emocione të shumta. Në të njëjtën kohë është plot nëntekst, “një plan i dytë” si të thuash – gjë që është karakteristike për disa krijues, të cilët filluan të shkruajnë para ndryshimeve demokratike, atëherë, kur ekzistonte censura. Prapëseprapë, “plani i dytë” diskret nuk arrinte gjithnjë që të shpëtonte gjendjen. Disa prej veprave të tij ishin të ndaluara. Shkrimtari bën pyetje esenciale, shpesh herë edhe të vështira – për kuptimin e jetës, për të vërtetën dhe të pavërtetën, për fatin tonë kombëtar si bullgarë.

Si një fije e kuqe në krijimtarinë e tij teatrore kalojnë subjekte të lidhura me të kaluarën, të paraqitura me një tingëllim bashkëkohor. E tillë është pjesa nga viti 1987 “Darka e fshehur e Dhjakut Levski” – luftëtari i madh bullgar kundër Pushtetit Osman, luftëtar për liri dhe demokraci. Levski vdiq në trekëmbëshin, të tradhtuar në mënyrë misterioze, akoma diskutohet prej kujt, por me siguri nga ndonjë bullgar. “Pse atëherë, që kur ishte gjallë, ai ishte i lënë, të mos them edhe i tradhtuar, pothuajse nga të gjithë” – pyet autori. Pas ndryshimeve Stefan Canevi vazhdoi këtë vijë me “Shpirtin e poetit”, viti 2011. Shpirti – ky është heroi kombëtar dhe poet Hristo Botev, i cili vdiq në një betejë për lirinë e Bullgarisë. Ai shqetëson ndërgjegjen e disa prej vëllezërve të tij të luftës, duke përfshirë edhe kryeministrin Stefan Stambollov – ata janë të suksesshëm dhe tashmë ngopen me pushtetin dhe tundimet e tij.

Një vepër i preferuar edhe nga vet shkrimtari është “Procesi kundër bogomilëve” – bullgarët heretikë në kohën e Mesjetës, të persekutuar nga pushteti dhe kisha zyrtare. Për “Procesin...” vet autori thotë: “Shkrova këtë tragjedi gjatë vjeshtës së vitit 1968 – pasi tanket sovjetike dhe të tonat depërtuan në Çekosllovaki”. Disa prej ngjarjeve të sotme botërore gjithashtu janë një temë të mirë për dramaturgun, mjafton që ai të gjejë formën më të përshtatshme, thekson shkrimtari në një intervistë për Radio Bullgarinë dhe vazhdon:

Sidomos ato atentate, kjo luftë midis feve, e cila forcohet dita ditës. Ato janë tema të dobishme për dramaturgjinë. Ky është një luftim midis hyjnive, në fakt.

Vallë a është shkrimtari Stefan Canev optimist për të ardhmen e popullit tonë. Ai mendon, se populli u struk nga ndryshimet e pabesueshme, të cilët u bënë shumë shpejtë:

Sipas meje, kësaj i dedikohet kjo apati, në të cilën u zhyt populli. Koha është e shoqëruar me më të keqen, me hipokrizinë në të gjitha sferat e jetës sonë. Dhe ajo vret impulsin e brendshëm të njeriut të protestojë, ose më saktë ai nuk di kundër çfarë të protestojë. Mirëpo, jam me shpresë, se populli ynë ngadalë shkundet nga apatia dhe më tej vet do të vendosë fatin e tij, kush të qeverisë dhe çfarë të bëjë më tej.

Mirëpo, a kemi sot domosdoshmëri për ëndrra, për iluzione?

Në se nuk ka iluzione, atëherë nuk ka motor, për të ecur përpara – pohon Stefan Canevi. – Dhe le të ketë më shumë budallenj, siç i quajnë, të cilët të imagjinojnë gjëra të ndryshme të cilët dëshirojnë të arrijnë. Vallë, si quhet ëndërr ose iluzion, nuk ka rëndësi. Kjo është joshja e cila tërheq përpara.

Disa prej veprave të tjera të famshme teatrore të shkrimtarit janë “Nata e fundit e Sokratit”, “Vdekja tjetër e Zhana D’Arkut”, “Pir në kohën e demokracisë”, si një analogji e pjesës së Pushkinit “Pir në kohën e murtajës”. Nga përmbledhjet e vjershave Stefan Canevi më shumë respekton “Perigjeun ose afrimin më të madh të Tokës” dhe “Rekuiemin”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...

botuar më 25-10-13 8.00.MD

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..

botuar më 25-10-12 8.05.PD

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD