Sipas astrologjisë kineze më 28 janar 2017 filloi viti i gjelit të zjarrtë dhe deri më 15 shkurt 2018 bota do të jetë nën shenjën e shpendit të kuq. Në përfytyrimet tradicionale të bullgarit gjeli lidhet shumë ngushtë me përfytyrimet për diellin. Në mendimin mitologjik gjeli është një simbol diellor. Ai lajmëron ardhjen e ditës së re, me fjalë të tjera lindjen e diellit.
Një simbol i shumëkuptimshëm. Nga njëra anë – fillimi mashkullor dhe aftësia për mbarsje, por dhe fillimi riprodhues i grave. Tradita të jepet gjel në mënyrë flijuese mund të sqarohet si një fillim i pjellorisë dhe posaçërisht të pjellorisë së mashkullit. Më e veçantë është rëndësia e gjelit së dasmës, i cili është njëkohësisht dhe simboli i gruas dhe i burrit. Në kulturën popullore lidhja gjel-grua afirmohet mjaftë, ornamenti i gjelit nëpër veshjet popullore të grave po kështu. Therja e gjelit gjatë festave të caktuara dhe traditave si një akt falënderimi po kështu lidhet me simbolikën shumëkuptimshme të gjelit. Sjellja e gjelit është një nga orientirët në mitologjinë popullore.
Therja e gjelit e cila bëhet nga gratë, nënat e djemve është një traditë për shëndet dhe pjellori të djemve. Zogu theret nga nëna ose nga djali i vogël i shtëpisë në pragun e derës së jashtme dhe gjaku derdhet përreth. Me gjak bëhet një kryq mbi fytyrën e djalit dhe të djemve të therë nëpër dyert e tjera të shtëpisë. Nga gjeli i cili është krejtësisht i zier u japin bashkë me kulaç të pjekur fëmijëve dhe fqinjëve. Mes disa grupeve të popullsisë tradita përfshin një tryezë të përbashkët në shtëpinë e gjyshes, e cila ka ndihmuar gjatë lindjes. Këtu të gjitha gratë si dhe gjyshja janë të veshura si nuse dhe mbajnë dhe pupla nga bishti i gjelit. Gratë e zbukurojnë gjyshen me vargje të punuara me lesh ngjyra-ngjyra, kokoshka, speca të kuqe, lule – kryen të njëjtat rite si në Ditën e Gjyshes, të shoqëruar me shumë hare.
Dita e Gjelit është një festë burrash. Therja e gjelit bëhet për shëndetin dhe stimulimin e pjellorisë së djemve. Në disa krahina shpendi i cili është i caktuar për t’u therur është me ngjyra të shumta ose është pule, me fjalë të tjera – veprimet janë të adresuara edhe drejt vajzave. Në disa vende gatuhet edhe lakror. Mirëpo pjesa dërmuese e ritit janë këngët kushtuara djemve dhe mundësisë së tyre në të ardhmen vetë ata të krijojnë një gjeneratë të fortë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..
Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..
Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..