Evgenija Radosllavova është një ekzekutuese e cila jep koncerte të shumta. Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Tunizia, Izraeli janë vetëm një pjesë prej vendeve, në të cilat doli në skenë si soliste ose si pjesë e formacioneve të ndryshme të muzikës së dhomës. Lindi në Bullgari, por prej dekadash jeton në Vjenë të Austrisë. Aty u diplomua master në Universitetin e Muzikës dhe Arteve të Bukura, në të cilin aktualisht është pedagoge.
Programi i albumit “Fantastija” u prezantua në vende të ndryshme të Evropës dhe kudo u mirëprit nga specialistët dhe adhuruesit e muzikës. Evgenija Radosllavova sjell më shumë hollësi për veprat në të:
“Incizuam vepra soprano dhe alt saksofon, të cilat janë premiera si për Austrinë, ashtu edhe për Evropën. Disa prej pjesëve nuk janë të incizuara deri tashti për saksofon dhe piano. Për shembull sonata e njohur për oboe dhe piano të Pulenkut, të cilën e përpunuam për soprano saksofon. Disku përmban edhe vepra, origjinali i të cilave është i kompozuar për saksofon. Për shembull Rapsodia e kompozitorit Klod Debjusi. Ajo ka një historik shumë interesant. Kompozitori e krijoi me porosi të saksofonistes amerikane Elis Bajer Hall. Për arsye shëndetësore ajo kishte mundësi të kufizuara muzikore dhe Debjusi e morri në konsideratë këtë duke kompozuat partinë e solos. Më vonë kompozitorë të ndryshëm bënin përpunime të kësaj vepre dhe secili shtonte diçka në partinë e saksofonit. Në variantin, të cilin e zgjodhëm ka fragmente shumë të vështira për ekzekutim dhe prandaj shumë rrallë incizohet. Po këtë mund të thuhet edhe për Fantazinë e kompozitorit Hektor Villa Llobos. Ky kompakt-disk u mirëprit si nga publiku, ashtu edhe nga kritika. Koncertet e premierës në Austri ishin shumë të suksesshme. Po këtë program e paraqitëm edhe në Gjermani, Sllovaki, Itali, Rusi. Në Bullgaria dhamë koncerte në kuadrin e Sallonit të Arteve dhe në Festivalin Ndërkombëtar “Apolonja” vjet. Koncerti i parë i duos sonë ishte në vitin 2014, kur e formuam.”
Përveç në Universitetin e Muzikës në Vjenë Evgenija Radosllavova ka edhe klasa të pianos në shkolla të ndryshme muzikore. Lidhur me këtë ajo shpjegon:
“Kam nxënës në mosha dhe nivele të ndryshme. Më interesante është me më të moshuarit, të cilët bëjnë hapat e parë. Kam nxënës pensionist. Disa prej tyre punojnë me ngazëllim të madh dhe me dëshirë të etshme. Puna me këta njerëz edhe një herë vërtetoj bindjen time, se me këmbëngulje dhe frymëzim gjithçka mund të arrihet. Për këta njerëz dhe për nxënësit më të vogël në moshë incizova vargun “Piano, piano”, e cila u mirëprit në Gjermani. Në po këtë seri hyri edhe programi im i përbashkët me flautistin Matias Shulc – gjithashtu vepra të shkurtra dhe të lehta për ekzekutim.”
Përsa iu përket angazhimeve krijuese gjatë vitit 2017 Evgenija Radosllavova dhe Mihaell Kren kanë ftesa për koncerte në Ukrainë, Rusi, Çeki, Portugali.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..
Stenli e hap vitin me këngën e tij të re "Nëse është e nevojshme" - një këngë që do të përfshihet në albumin e tij të ri. "Nëse është e nevojshme" ka tingullin tipik modern të muzikës së stilit pop të këngëve të artistit të njohur dhe, si gjithmonë, bën..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..