Nuk është e vështirë të shikosh gjërat e mira në atdheun tënd. Por kur gjendesh nga ana tjetër, do të përbëjë një sfidë e madhe të nisesh drejt një shteti krejtësisht të panjohur. Më lehtë do të kuptojmë se cila është ajo gjë e cila i motivon të huajt të zgjedhin Bullgarinë dhe përse dashurohen pas saj, duke e pyetur një prej tyre. Takohemi me Avo Mbru. Ajo ka lindur në qytetin Akra (kryeqyteti i Ganës) dhe i kalon vitet e saj të fëmijërisë aty. Bashkë me prindërit e vet, në moshën 7 vjeçe ajo shkon në Britaninë e Madhe, ku përfundon arsimin e vet të mesëm dhe kolegj. Për një periudhë të shkurtër kohe bëhet vullnetare në një fondacion bamirësie. Pas kësaj vendos të studiojë mjekësi.
Avo na tregon se përse rruga e saj e jetës e sjellë pikërisht këtu në Bullgari?
“Vendimi të studioj jashtë kufirit qe i lehtë. Por ku ta bëj – kërkonte një studim të madh. Fillova të kërkojë se ku mund të studioj mjekësi në Evropë dhe Bullgaria dukej si një nga vendet më të përshtatshme. Gjatë 3 vjetëve të fundit gjithnjë e më shumë studentë të huaj zgjedhin Bullgarinë, dhe unë doja që transferimi im të kalojë me ngadalë dhe pa probleme. Nga ana tjetër, arsimi dhe qëndrimi këtu janë mjaft të pranueshme. Këto janë gjërat bazë, për shkak të së cilës e zgjodha Bullgarinë.”
Tani Avo është në semestrin e parë në Universitetin mjekësor në qytetin Plovdiv. Pasi të përfundojë arsimin e vet, nuk mendon të kufizojë qëndrimin e vet vetëm deri në një shtet. Ajo nuk do të ndalojë të shëtisë nëpër botë, të vizitojë edhe vende të tjera, mundet të kthehet dhe në Afrikë, por do që të vazhdojë të zgjerojë horizontin e vet. Dhe derisa është akoma këtu, duam të kuptojmë se çfarë pëlqen në vendin tonë?
“Qyteti Plovdiv është një qytet shumë i bukur. Një qytet diellor, i cili ka vende shumë të bukura dhe interesante për shëtitje dhe për të parë. Vetë qyteti është i përshtatur shumë mirë për studentë. Kur erdha këtu, qesh e prezantuar përpara bashkësisë kishtare, ku gjeta dhe shokë të rinj. Më pëlqen se e ndiej veten të mbrojtur. Për shembull, mund të kalojmë kohë jashtë deri natën vonë me miq e shok dhe asnjë nuk na shqetëson. E pikërisht kjo është gjë e shkëlqyer.”
Në qoftë se akoma nuk ka një vend të dashur, por kjo vjen nga fakti, se nuk ka shumë kohë të lirë për shkak të leksioneve në universitet. Kur do të fitojë mundësi të udhëtojë pak nëpër vendin tonë, ajo do të donte të shkojë deri në det dhe të shikojë qytetin e Varnës. Por çfarë mendon ajo për bullgarët?
“Takova mjaft njerëz interesant. Kuptohet se, gjithmonë ke ndonjë farë dyshimesh, kur je i huaj, por njerëzit janë shumë të këndshëm. E kam takuar dhe të tillë, të cilët nuk sillen shumë mirë me mua, por kjo ndodh kudo nëpër botë. Shumë prej jush, kur shikojnë një person të huaj jeni pak të rezervuar dhe kërkoni të dini se përse ka ardhur këtu. Mendoj se, bullgarët duhet të mësohen me idenë që dhe të huaj jetojnë në vendin e tyre.”
“Thjesht e merrni këtë vendim dhe nuk duhet të keni paramendime. Kur të vini këtu është mirë të jeni të hapur dhe me një horizont të gjerë, por mos prisni nga njerëzit të ndajnë pikëpamjet tuaja dhe të jenë si ju. Është mirë të thithni një kulturë të ndryshme dhe të ndani një pjesë nga vetja juaj.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë ...