Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mundësi pa kufi” kërkojnë të rinj iniciativë të cilët kanë zgjedhur për të jetuar në Bullgari

БНР Новини

Jetojmë në një kohë, në të cilën, pa rëndësi të arsimit, gjinisë, racës kurse nganjëherë dhe të moshës, ne mund të arrijmë çdo gjë. Kushti i vetëm është t’u kthejmë shpinë mashtrimeve të deridjeshme, si dhe paragjykimeve, frikësimeve dhe sikleteve. Mbi këtë parim dhe njerëzit nga Shoqata “Mundësi pa kufi” i nënshtrojnë idetë e veta dhe punën e vet në përkrahje të njerëzve të rinj, të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë.

Këta janë nxënës dhe të rinj deri në moshën 29 vjeçe, të cilët do të duhet të gjejnë vendin e vet në jetë. Për çdo një njeri të ri është e rëndësishme të dijë se ndaj kujt duhet të drejtohet, që të mund të marrë një informatë të vërtetë dhe korrekte ose thjesht të bisedojë mbi temë, e cila e emocionon në këtë moment. Për këtë qëllim shoqata mirëmban një sajt në internet dhe organizon takime të drejtpërdrejta me të rinjtë, duke i provokuar të përfshihen në temat, të cilat i prekin drejtpërsëdrejti.

СнимкаJa sesi tingëllon një nga ftesat për takim-diskutim: “Sigurisht që çdo ditë të bëjnë përshtypje gjëra, të cilat nuk janë OK – në shkollë, në lagje, në autobus, në lokal, në rrugë, të cilëve iu duhet shumë pak, që t’u “ndrisë”, të ndryshohen drejt më së mirës ose t’i detyrojnë njerëzit të buzëqeshin. Dhe sigurisht që ti ke ide dhe vendime, por të cilat qëndrojnë vetëm në kokën tënde? E, erdhi koha t’i nxjerrim në sipërfaqe dhe jo vetëm! Hajde me ne për arsimim për një sipërmarrësi rinie!

Kjo si edhe mësime të tjera të ngjashme janë një pjesë nga veprimtaritë, të financuara nga Programi kombëtar për rininë në përkrahje të arsimit profesional dhe realizimit. Veprimtaritë shpërndahen midis 36 qendrave konsullore dhe informative të Rinisë, të cilat gjenden në qytetet e mëdha në Bullgari. Shërbimet popullarizojnë mundësitë për arsim, udhëtim, programe vullnetare, stazh dhe punë në vend dhe jashtë shtetit. Përmes tyre të rinjtë mund të kuptojnë po kështu se si të përgatisin dokumente për anëtarësim për punë ose si të mund të zgjedhin një degë të përshtatshme në universitet. Shumë të kërkuara janë shërbimet e psikologëve, të cilët bashkëpunojnë me shoqatën. Ja se çfarë tregon akoma Maria Allkallaj, organizatore e iniciativave ndaj shoqatës “Mundësi pa kufi”:

Një pjesë nga kolegët nga organizatat “Mundësi pa kufi” dhe “Bashkë” punojmë dhe mbi temën për tolerancën. Gjuha e mërzitjes është shumë aktive në internet hapësirën, për shkak të mundësisë së njerëzve të thonë çdo gjë, të cilën sy më sy nuk mund ta thonë. Të rinjtë janë shumë aktiv në kërkimin e shërbimeve onlajn, për shembull shkrimi me psikologë. Disa prej tyre lidhen vetëm, që të mund të flasin për këtë e cila i shqetëson në momentin e caktuar. Sa u përket shërbimeve të tjera, nuk jam e bindur se e kanë të qartë se çfarë kërkojnë. Informacioni i madh në internet vetëm i turbullon më tepër në zgjedhjen e profesionit. Shumë nga fëmijët nuk kanë një përfytyrim të vërtetë për këtë se çfarë duhet, që të mund të punosh diçka. Shpesh përfytyrimet e tyre dallohen me realitetin. Mundohemi të organizojmë për ta përveç konsultimeve dhe takime me njerëz, të cilët kanë suksese në profesionin e vet. Një prej tyre qe menaxher në një firmë të madhe softuerike, me diplomë të gjeologut. Ai është shembull, për këtë sesi një arsim dhe profesion krejtësisht të ndryshëm mund dhe të mos të hyjnë në konflikt gjatë realizimit të punës.

Nga shoqata “Mundësi pa kufi” këshillojnë asnjëherë të mos të ndërpritet fija e mësimit dhe e zhvillimit personal. “Mësimi prej kohe nuk bëhet vetëm me libër në dorë, por përmes veprimit, përjetimit të përbashkët, përvojës praktike – thotë Maria Allkallaj. – Ne kemi zgjedhur të mbetemi nga ana e ndritur dhe do të bëj një paralel me sagën “Luftërat midis yjeve” – ne jemi nga xhedajet dhe besojmë tek e mira. Mundohemi përmes arsimit dhe konsultimeve në qendrat informative të tregojmë se, gjërat e mira rastisin dhe kjo bile dhe me një dëshirë minimale dhe interes, të treguar nga të rinjtë në vendin tonë. Është mirë se dhe tek ne fillojnë të zhvillohen programe me pjesëmarrjen e vullnetarëve. Ideja është që ana vullnetare të jetë instrument për fitimin e një përvoje praktike, përmes punës në një mjedis real.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

A është zëvendësimi i një kandidature mashkullore me një femër një çelës për marrjen e resorit të dëshiruar në Komisionin e ri Evropian?

Këtë javë pritet që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , të prezantojë zyrtarisht propozimin e saj për strukturën dhe përbërjen e KE-së së re , në të cilën ajo kërkon të arrijë një ekuilibër gjinor në mandatin e saj të dytë në..

botuar më 24-09-11 8.15.PD

Prodhuesit ekspozojnë produktet e tyre në Panairin Tradicional të Vjeshtës në Razgrad

Në edicionin e 31-të të Panairit Tradicional Vjeshtor që fillon sot në Parkun e Qytetit të Razgradit, prodhues nga i gjithë vendi do të prezantojnë produktet e tyre. Me suvenire të punuar me dorë do të marrin pjesë edhe Qendra Ditore për të Rriturit..

botuar më 24-09-11 5.20.PD
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

24 bullgare nga 19 vende janë nominuar për "Bullgarja e Vitit"

Edhe këtë vit Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit do të prezantojë çmimin vjetor "Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska 2023" në një ceremoni zyrtare që do të mbahet në tetor. Për çmimin prestigjioz janë nominuar 24 bashkatdhetare..

botuar më 24-09-09 3.39.MD