Më 10 shkurt të vitit 1947 Bullgaria nënshkroi në Paris një Traktat Paqeje me fituesit nga Koalicioni anti-Hitler, i cili i vuri fund pjesëmarrjes së vendit në Luftën e Dytë Botërore. Ai është rezultat i Konferencës së Paqes në kryeqytetin francez nga vera e vitit 1946, në të cilën mbi 20 vende vendosën fatin e ish-satelitëve të Rajhut të Tretë. Për Radio Bullgarinë prof. Evgenia Kalinova dhe prof. Iskra Baeva rikujtojnë dhe analizojnë disa ngjarje të rëndësishme historike.
A i arriti Bullgaria qëllimet e saj kombëtare me përfshirjen në Luftën e Dytë Botërore?
“Në shikim të parë na duket se i kemi arritur – thotë prof. Kalinova. – Pasi u bëmë aleat i Gjermanisë më 1 mars të vitit 1941 Bullgaria mori lejë për të hyrë me ushtritë dhe administratën e saj në Trakinë Perëndimore dhe në Maqedoninë e Vardarit. Në syrin e shoqërisë bullgare në atë kohë kjo ishte kulmi i bashkimit tonë kombëtar. Mirëpo, në hijen e kësaj euforie mbetet fakti se në fakt këto troje i morëm për t’i administruar dhe mbrojtur deri në fund të luftës dhe jo sepse ne kishim pretenca të drejta etnike dhe juridike. Nga pikëpamja e idealit tonë kombëtar – Bashkimi, dukej se ne ishim fitimtarë. Ishim fitimtarë edhe për një shkak tjetër. Bullgaria, si aleate e Gjermanisë nuk merrte pjesë në veprime ushtarake kundër shteteve të tjera. Madje në territoret e Greqisë dhe Jugosllavisë hymë pasi edhe të dyja shtetet ishin kapitulluar. Mirëpo, në fund të luftës situata ngjante shumë me atë pas Luftës së Parë Botërore – Bullgaria përsëri ishte në kampin e të mundurve me të gjitha pasojat politike, ideologjike dhe ekonomike.”
Sipas prof. Baevës nuk mund të flasim për katastrofë të tretë kombëtare.
“Bullgaria ishte vendi i vetëm nga koalicioni i mundur, i cili jo vetëm se nuk humbi territore, por edhe u zgjerua, në saje të Marrëveshjes së Karojovës nga 7 shtatori 1940 për bashkimin e Dobruxhës Jugore. Ka vende, të cilat kishin marrë pjesë në anën e koalicionit që fitoi, por i pakësuan territoret e tyre. E vendosur në sferën sovjetike të ndikimit, Bullgaria kishte mbrojtës në Konferencën e Paqes të Parisit nga ana e fituesit të madh. Vendi ynë nuk ishte izoluar, por e kishte përkrahjen e Polonisë dhe Çekosllovakisë dhe kjo ndikoi relativisht mirë mbi zhvillimin e bisedimeve.”Bullgaria mori edhe përkrahjen jugosllave, por pagoi një çmim shumë lartë për këtë – ajo ishte detyruar ta miratonte “autonominë kulturore” të popullsisë nga Krahina e Pirinit.
Vera e vitit 1946 ishte kyçe për diplomacinë bullgare, por koincidoi edhe me problemet e politikës së brendshme të vendit. Prof. Kalinova na rikujtoi ngjarjet:“Në mes të vitit 1946 filloi persekutimi i madh i opozitës. Përgatiteshin zgjedhje për Kuvendin Popullor, i cili duhej të përgatiste kushtetutën e Republikës së re. Megjithatë, vendi arriti të dërgojë në Konferencën në Paris përfaqësues të pesë partive në pushtet nga Fronti Patriotik, të cilat ta mbronin kauzën bullgare. Atje pengu ishte shumë i madh, sepse që në fund të luftës grekët kërkuan afro 1/10 prej territorit bullgar me argumentin se Bullgaria e ka sulmuar Greqinë tri herë dhe ka qenë në rolin e agresorit.” Delegacioni bullgar arriti t’u kundërvihet me argumentet e përshtatshme këtyre kërkesave për ndryshim të kufirit dhe për reparacione me përmasë 150 mln dollarë. Në fund të fundit Bullgaria duhej t’i paguante Greqisë 45 mln dollarë, kurse Jugosllavisë – 25 mln nën formën e mallrave të bujqësisë bullgare dhe të industrisë përpunuese. U saktësua se pagimi i dëmeve të shkaktuara do të ishte vetëm i pjesshëm, sepse vendi ynë kishte luftuar kundër Gjermanisë nga vjeshta e vitit 1944 deri në maj të vitit 1945.
Megjithëse ishte akuzuar për sundimin e territoreve të huaja, në fund të luftës Bullgaria gëzonte disa përparësi gjatë bisedimeve. Ja se çfarë konkluzion bëri prof. Baeva: “Në fund të luftës lëvizja bullgare e partizanëve, e cila është shumë kontradiktore sot, u shndërrua në një argument shumë të fuqishëm për delegacionin bullgar. Faktori tjetër pozitiv është pjesëmarrja e ushtrive bullgare në etapën përfundimtare të luftës në anën e koalicionit anti-Hitler.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..