“Urrejtja është mungesa e imagjinatës“ – ky citat i Graham Greene ishte motoja e një mbrëmjeje kureshtare letrare në sinagogën e Sofjes. Gregorij von Leitis dhe Michael Lahr lexonin vargje, të shkruara nga njerëz të burgosur në një kamp përqendrimi në Gjermaninë naziste. Përkthimi i vargjeve ishte bërë nga nxënës nga gjimnaze gjuhësore në Sofje, të cilët mësojnë gjuhën gjermane. Kjo tregon se organizatorët e mbrëmjes letrare dëshirojnë jo vetëm të kujtojnë për të kaluarën, por edhe të drejtohen te dita e sotme, plot me gjuhën e urrejtjes dhe bile t’i hedhin një vështrim së ardhmes duke angazhuar vëmendjen e të rinjve. Vesella Vlladkova bisedoi me autorët Gregorij von Leitis dhe Michael Lahr dhe me nxënësin e klasës së 12-të Valentin Pomakov, i është përkthyesi i njërës prej vargjeve të prezantuara.
Autorët e programit letrar rastësisht i kanë gjetur këto vargje – në Nju Jork, ku të mbijetuarit nga kampet e përqendrimit dhe trashëgimtarët e të vdekurve kanë gjetur shtëpinë e tyre të re. Njeriu i teatrit von Leitis dhe filozofi Lahr filluan mbledhjen e veprave në vitet e 80-të të shekullit të kaluar, mirëpo ideja për mbrëmjet letrare në tërë Evropën lindi pas sulmit kundër redaksisë së gazetës “Charlie Hebdo”, tregoi Michael Lahr:
“Seria e sulmeve vazhdon edhe sot dhe ajo është një nga shkaqet për programin tonë letrar. Arsyeja e dytë është gjuha e urrejtjes që vitet e fundet bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe drejtohet tek pakicat. Për mua është me rëndësi që të tregojmë se urrejtja është mungesa e imagjinatës. Mendoni për këtë: këta autorë i bëjnë ballë urrejtjes. Urrejtja, e cila i ka çuar ata në kampet e përqendrimit, bashkë me fantazinë e tyre, të pasqyruar në vargje! Kjo rezistencë e tyre më jep shpresë – pa dashur ata në kanë treguar se si sot mund të luftojmë kundër gjuhës së urrejtjes. Nuk duhet të dëshpërohemi, të humbim shpresë apo ta kthejmë kokën anash. Përkundrazi – mund t’i bëjmë ballë kësaj gjëje me diçka e bukur, siç është arti.”
Sipas Gregorij von Leitis, pikërisht arti është ai mjet universal, i cili do t’u jep mundësi të rinjve që të dallojnë të mirën nga e keqja, të formojnë sistemin e tyre të vlerave. “Jo vetëm portofoli është me rëndësi, kemi nevojë edhe për ushqim për shpirtrat tona”, tha fon Leitis, i lindur në kohën e luftës, përfaqësues i brezit të protestave të studentëve në vitin 1968, ai ka marrë pjesë aktivisht në kuptimin e së kaluarës naziste të Gjermanisë.
“Të rinjtë e sotëm janë të mrekullueshëm! Shumë prej tyre kërkojnë përgjigje, mirëpo nuk i gjejnë ato, sepse nuk dinë se ku pikërisht t’i kërkojnë. Mendoj se letërsia jonë i ofron përgjigjet. Në smartfone ata gjejnë vetëm informacion të thatë, i cili nuk i ndihmon që të kuptojnë historinë. Historia mund të kuptohet vetëm përmes prizmit të përjetimit personal. Për këtë arsye qëllimi ynë është që t’i inkurajojmë të rinjtë për të shprehur mendimin e tyre.”
Valentin Pomakov është një nxënës në klasën e 12-të të një nga gjimnazet gjuhësore në Sofje. Ka pranuar sfidën për përkthimin e një prej vargjeve duke pasur arsye private:
“Kam një përvojë poetike shumë të vogël. Përkthimi ishte një sfidë për mua dhe e parapëlqeva atë në vend që të shkruaja një vjershë time. Tashmë disa vjet mësoj gjuhën gjermane dhe është e kuptueshme se për mua është kureshtare. Aq më shumë se vjersha është shkruar në mënyrë delikate , ka bile pak humor, pavarësisht nga tematika e rëndë. Natyrisht gjej paralele me botën e sotme, por unë përpiqem t’i injoroj ato, sepse tensionohem tepër.”
Michael Lahr foli edhe për paralele të tjera: Ai jeton midis Munikut dhe Nju Jorkut dhe me shqetësim vëzhgon sesi kohët e fundit deklaratat raciste nga tribunat më të larta në Amerikë dhe Evropë pak nga pak hyjnë në bisedimet e përditshme të njerëzve.
“Tani politikanët shqiptojnë gjëra, të cilat më parë ishin të pamendueshme. Dhe diçka më shumë – gjithnjë e më shumë njerëz fillojnë ta pëlqejnë dhe ta përdorin gjuhën e urrejtjes. Kështu urrejtja racore hyn në jetën tonë. Shpresoj se vala e tanishme kundër Donald Trumit do të krijojë një ndërgjegje të re. Shpresova se kjo do të ndodhte në kohën e lëvizjes “Occupy”, sepse protestat e atëhershme kishin vrullin e të rinjve, të cilët dëshironin të ndryshonin jetën e tyre. Për fat të keq kjo nuk u bë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..