Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendet romantike në Bullgari, të cilat do të bëjnë të rizbuloni dashurinë

БНР Новини

Ka vende, të cilat ndikojnë jo vetëm me bukurinë e natyrës, por edhe me atmosferën, të cilën e krijojnë. Ato vende janë në gjendje t’ju çojnë në një udhëtim te vet vete, që të rizbuloni dashurinë dhe të shikoni njeriun pranë me sy krejt të ndryshme. Në se ëndërroni për një dozë romantike në mesë të bukurisë së paprekur të maleve, në shtëpinë komode fshatare ose në bregdet – Bullgaria është vendi, i cili mund t’ju ofrojë këto mundësi. Ky është mendimi i të dy autorëve të librit “101 vende romantike në Bullgari” Elina Cankova dhe Ivan Mihalev, të cilët pas suksesit të të dy librave “101 dredha” dhe “101 dredha të reja”, na ftojnë të zbulojmë vende, të cilat patjetër duhet të vizitojmë me njeriun i cili është pranë nesh.

Cilat janë ato mësojmë nga njeri prej autorëve Ivan Mihallev:

Në mënyrë të kushtëzuar i ndamë në gjashtë kategori. Ato janë kënde fshatare plot idil, ku njeriu mund të gjejë qetësi nga stresi dhe zhurma e qytetit të madh. Pas kësaj janë qytetet me “oazat” e tyre të përshtatshme për takime romantike. Ka vende në mesë të natyrës dhe në bregdet. Ka pallate ose vende, që u përngjajnë pallateve, të cilat për shumë njerëz janë plot romantizëm. Në kategorinë e fundit janë kantinat. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse vera dhe dashuria ecën krahë për krahë. Edhe në Bullgari shënojmë njëkohësisht Ditën e Trifon Krasitësit dhe Ditën e Dashurisë.

Снимка

Në vendet romantike hyjnë edhe liqenet artificiale, ku njeriu mund të shfrytëzojë ndonjë varkë për shëtitje. Për shembull liqeni artificial Shiroka Poljana në Rodopet Perëndimore sipas autorëve të udhërrëfyesit është një nga vendet më të bukura në Bullgari. Në klasifikimin romantik hyjnë edhe ujëvarat e njohur Krushunski, fshatin Kostenkovci, kompleksi etnografik Dëllbok Doll, i cili është pak i njohur, pavarësisht se shtrihet vetëm 15 kilometra larg qytetit Trojan.

СнимкаShumë janë vendet romantike në Bullgari – vazhdon Ivan Mihallev. – Nëpërmjet këtij libri dëshirojmë të tregojmë, se Bullgaria përveç një vend për ski, për turizëm detar ose kulturor, është një destinacion romantik. Ato kënde janë kudo përreth. Edhe për kopertonin zgjodhëm një vend të tillë. Kjo është një fushë livande, e cila përveç se është e bukur përhap një aromë të mrekullueshme. Një det i pafundmë ngjyrë manushaqeje, i cili ndikon mbi shqisat. I jemi mirënjohës pronares, e cila jo vetëm që na lejojë të fotografojmë, por edhe të themi ku shtrihet.

СнимкаAto vende vizitohen kryesisht ditët e pushimit. Do të jetë mirë, në se njeriu do t’i frekuentojë ditët gjatë javës, kur nuk ka aq shumë njerëz.

Ne prezantojmë ato vende, sepse në to në të vërtetë ka diçka speciale. Kur njeriu është aty, e ndjen veten shumë mirë. Mendojmë, se ato janë plotë energji dhe romantikë. Mendojmë gjithashtu, se ato jo vetëm mund të tërheqin njeriun, por mund të bëjnë ashtu, që të joshet prapë nga njeriu pranë. Të gjitha ato rajone i kemi vizituar dhe përshkrimet për to janë të sakta.

СнимкаAutorët e udhërrëfyesit romantik nuk kanë harruar edhe qytetet e bukura bullgare si Pllovdiv, Varna, Burgas, të cilat tërheqin turistët gjatë të gjitha stinëve të vitit. Dhe në se nuk jeni adhurues të peizazheve dimërore, ato qytete do t’ju tërheqin me joshjen dhe do të bëjnë që të bini në dashuri jo vetëm për ta, por do të bëjnë që të rizbuloni njeriun pranë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Historik Rajonal - Ruse

Kishat shkëmbore dhe akuariumi më i madh i ujërave të ëmbla – Muzeu i Ruses tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Ka një interes në rritje për ekspozitat dhe ngjarjet e Muzeut Historik Rajonal në Ruse. Gjatë 12 muajve të fundit, 95 966 persona kanë kaluar nëpër hapësirat muzeale, që është 5209 persona më shumë se në vitin 2023 – raporton institucioni në faqen e tij..

botuar më 25-01-19 7.10.PD

Bullgaria në hartën dimërore: qendrat tona të skive po punojnë me kapacitet të plotë

Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..

botuar më 25-01-15 7.05.PD
Lagja e Plovdivit të Vjetër

The New York Times: Bullgaria është ndër destinacionet kryesore për vitin 2025 për shkak të Shengenit, dhe jo vetëm!

Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..

botuar më 25-01-11 10.10.PD