Para pesë vitesh solisti vokal i grupit “Signall” Jordan Karaxhov incizoi albumin e parë solo. Gjatë tërë karrierës krijuese 39 vjeçare emri i tij lidhej me një nga grupet më të suksesshme bullgare rok. Prandaj admiruesit e rokut në Bullgari u befasuan pasi ai doli me këtë projekt të tij. Lidhur me këtë vet muzikanti shpjegon:
Çfarë aktivitete do të ketë grupi “Signall” gjatë vitit 2017?
“Tani jemi duke përgatitur koncertin “Signall – Absolutisht të panjohur”. Ai do të jetë më 21 mars në sallën e madhe të Pallatit Kombëtar të Kulturës – tregon Jordan Karaxhovi. – Do të interpretojmë përafërsisht 35 këngë, të cilat publiku bullgar i di, por nuk i kemi interpretuar në ndonjë koncert. Në piano do të jetë Jasen Vellçev nga grupi “Te”. Ftova edhe të bijën time – Lora Karaxhova, me të cilën do të këndojmë bashkë. Me muzikantin e grupit “FSB” Konstantin Cekov do të realizojmë këngën “Fundi”. Me grupin planifikojmë koncerte në Greqi, ndërsa gjatë vjeshtës prapë do të jemi në Londër. Gjatë tetorit kemi ndërmend të bëjmë një turne evropiane. Doemos nuk do të harrojmë edhe publikun bullgar, i cili vazhdon të na përkrahë dhe të na ndjekë kaq shumë vite.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pas pseudonimit krijues HARALAMBIEV qëndron muzikanti i ri Teodor Harallambiev. Ai ka filluar të merret me muzikë që në moshë shumë të re dhe logjikisht ka filluar të kompozojë këngët e tij. Pavarësisht moshës së tij të njomë, HARALAMBIEV..
Grupi vokal i dashur nga të gjithë “Radiodeca” (“Radio-fëmijë”) me dirigjente Ilina Todorova do të japë një koncert më 29 prill në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare. I titulluar “Me këngët e Petër Stupelit”, koncerti do të na dërgojë..
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..