Javën e kaluar u formua një intrigë interesante rreth problemit me votimin me makina në zgjedhjet e pritura të parakohshme parlamentare më 26 mars. Parahistoria daton që nga fillimi i muajit, kur Gjykata Supreme Administrative e anuloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për makinë votimi vetëm në 500 seksione zgjedhore. Magjistratët u mbështetën te kodi zgjedhor, sipas të cilit në seksionin zgjedhor zgjedhësi mund të votojë me fletë votimi prej letre, ose me fletë votimi për makinë votimi. Pra, aparate për makinë votimi duhet të ketë në çdo një prej 2500 seksioneve zgjedhore.
Vendimi i Gjykatës Administrative Supreme e shqetësoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nga njëra anë ai është i qartë se duhet ta zbatojë, nga ana tjetër nuk ka aspak kohë. Ai shpalli ngutshëm një prokurim publik për furnizime të makinave për votim, por të paktën tani për tani nuk ka interes të shfaqur, ose më saktë asnjë firmë nuk dëshiron të angazhohet me një risk të tillë të madh. Ditën e mërkurë edhe qeveria zuri pozitë sa i përket problemit. Zëdhënësja e saj Irina Bellçeva deklaroi se pas sondazheve të bëra del se ka pak të ngjarë që të sigurohet numri i domosdoshëm i makinave për datën 26 mars. Nga ana e vet Kryeministri teknik Ognjan Gerxhikov, qeveria e të cilit ka detyrën kryesore për të përgatitur zgjedhje të ndershme dhe të qeta, parashikoi se po të mos ketë kandidatë për prokurimin publik, do të bëhen prova për anulimin e zgjedhjeve. Ka të ngjarë që votimi me makina të bëhet mision i pamundshëm, siç shënuan disa media. Është vërtetë se alternativa për votimin me makina është kontribut në procesin demokratik. Mirëpo, ka dhe një anë tjetër të medaljes të lidhur me realitetet. Një sërë ekspertësh thonë se aplikimi i votimit me makina është një proces gradual dhe ka nevojë për të paktën disa muaj kohë teknologjike: përgatitje e ekspertizës, stërvitje e anëtarëve të komisioneve zgjedhore etj. Ka dhe një çështje tjetër: Si do të montohen makinat e votimit në burgje, anije, azile? Votimi me makina, përveç kësaj nuk është praktikë në masë në Evropën demokratike. Ka edhe vende, të cilat kanë hequr dorë nga ai, pasi e kanë aplikuar. Dhe në fund, popullsia bullgare është duke u plakur, pensionistët janë rreth 2 mln e 200 mijë prej pak mbi 7 mln zgjedhësish potencialë. Ka pak të ngjarë që gjyshet dhe gjyshërit në fshat të votojnë në këtë mënyrë moderne.
Dhe kështu lindet pyetja a do të pengojë votimi me makina zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme për Parlamentin bullgar. Në qoftë se përgjigja është “po”, Qui prodest? Agjencitë sociologjike parashikojnë se tani për tani pesë formacione politike do të tejkalojnë barrierën prej 4 për qind dhe do të hyjnë në Parlament – GERB, Partia Socialiste Bullgare, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, Patriotët e Bashkuar dhe “Volja” (“Vullneti”). Ka mundësi që formacionet e shumta që u shkëputën nga Bashkimi i Forcave Demokratike, i cili frymëzonte shpresa ndër njerëzit në vitet romantike pas rrëzimit të regjimit komunist, të mbeten përtej bordit. Ka mundësi edhe më të mëdha që ato ta mishërojnë keqardhjen e tyre nga mossuksesi zgjedhor në kërkesë për anulimin e zgjedhjeve për shkak të mungesës së makinave për votim në të gjitha seksionet zgjedhore.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se..