Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Radev shpalli në Munih anonse të rëndësishme për politikën e jashtme

БНР Новини
Foto: president.bg

Gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Munihut këto ditët e fundit presidenti Rumen Radev zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe. Bisedimet e presidentit shkaktuan një interes të madh duke pasur parasysh faktin se në situatën e tanishme parazgjedhore te figura e presidentit është përqendruar jo vetëm autoriteti zyrtar, por edhe ai real nëpërmjet qeverisë teknike të emëruar nga ai.

Supozimet se presidenti do ta vërë theksin te domosdoshmëria për heqjen e sanksioneve kundër Rusisë nuk u justifikuan. Në një intervistë për “Euronews”, të përhapur para Konferencës së Munihut, presidenti kishte thënë se interesi i madh tani është deri kur Evropa do të mbetet e ndarë nga sanksionet, të cilat nuk janë në dobi, por vetëm janë në dëm të ekonomive të Rusisë dhe të BE-së. Në bisedimet e tij me përfaqësuesin suprem të BE-së mbi çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë Federika Mogerini dhe me komisionarin evropian Johanes Han, Radev e vuri theksin te disa probleme, si kriza e migracionit dhe iu shmang çështjes së sanksioneve, që do të thotë se sa i përket kësaj teme Sofja ka zënë një pozitë pritëse.

Për shkak të ndryshimeve në pushtetin ekzekutiv në Sofje, tani janë shumë të ndjeshme çështjet si në plan të brendshëm, ashtu dhe në atë ndërkombëtar, si dhe çështjet rreth kryesisë së pritur bullgare të BE-së, sipas parimit të rotacionit. Në Munih presidenti Radev shënoi qartë se kryesia do të përqendrohet te bashkëpunimi regjional në Ballkan dhe te politika e zgjerimit të BE-së. Do të ruhet edhe përkrahja e Bullgarisë për iniciativën kroate “Tri detet”, drejtuar thellimit të lidhjes energjetike, asaj të transportit dhe asaj digjitale mes shteteve nga rajoni i Detit Adriatik, ai Baltik dhe ai i Zi. Në këtë drejtim presidenti Radev mori përkrahjen e homologut të tij polak për ta paraqitur Bullgarinë në takimin e dytë në kuadrin e iniciativës “Tri detet”. Ai është iniciuar nga Kroacia dhe Polonia dhe do të zhvillohet në qytetin polak Brocllav dhe atje do të nënshkruhen marrëveshjet e para për përmirësimin e infrastrukturës energjetike regjionale dhe të transportit. Duke e ripohuar angazhimin e Bullgarisë me politikën e diversifikimit energjetik, në Munih Radev foli për zgjerimin e rrjeteve energjetike në kuadrin e korridorit “Veriu – Jugu” dhe për ndërtimin e infrastrukturës energjetike, e cila ta lidhë Bullgarinë me Poloninë.

Në kuadrin e një muaji që nga hyrja e tij në detyrë presidenti i ri i Bullgarisë zhvilloi së pari takime me drejtorinë e BE-së dhe të NATO-s, pas kësaj me drejtorinë e Gjermanisë, kurse tani në Munih bisedoi dhe u mor vesh me kolegët e tij nga Polonia (Anxhej Duda), Kroacia (Kolinda Grabar-Kitaroviç), Estonia (Kersti Kaljulajd), Azerbajxhani (Illham Aliev). Ai zhvilloi një takim me senatorin amerikan Xhon Makkejn mbi disa çështje të partneritetit dypalësh me SHBA-në. Priten gjithashtu takime edhe me senatorin amerikan Xhon Makkejn mbi disa çështje të partneritetit dypalësh me SHBA-në, si dhe vizita të reja. Intensiteti në aktivitetet ndërkombëtare të presidentit bën përshtypje të madhe. Tjetër është çështja se kur pozitat e shprehura gjatë këtyre takimeve do të realizohen në politikën e qeverisë së rregullt, që duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve të parakohshme në fund të marsit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Калин Джорджеску

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kalin Xhorxhesku mbetet favoriti për vendin e presidentit në Rumani Kalin Xhorxhesku, i cili fitoi raundin e parë të anuluar të zgjedhjeve presidenciale në nëntor 2024 si një kandidat i pavarur, mbetet favorit për postin me 45% mbështetje..

botuar më 25-02-22 9.30.PD
Rumen Radev

Agjencia “Mjara”: Besimin më të madh tek votuesit e ka presidenti Rumen Radev

Në mesin e personaliteteve nga spektri politik në vendin tonë, besimin më të madh nga votuesit e gëzon presidenti Rumen Radev - 46,7%, i ndjekur nga kryeministri Rosen Zheljazkov (18,9%), lideri i partisë më të përfaqësuar në parlament, GERB,..

botuar më 25-02-21 5.34.MD

GERB: Politika e SHBA përbën një rrezik për ekonominë bullgare

Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, u tha gazetarëve se ai mbështet qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, por këmbëngul që Bullgaria të mbetet besnike ndaj partnerëve të saj evropianë. Sipas tij, politika e..

botuar më 25-02-21 3.56.MD