Afro 1 milionë euro i lëshoi Komisioni Evropian Bullgarisë gjatë javës së kaluar që të fillojë punën rreth idesë për një shpërndarëse ndërkombëtare të gazit rreth qytetit Varna të bregdetin bullgar të Detit të Zi. Paratë do të financojnë studimet, dhe analizat që të mund të shikohet nëse ajo mund të ndërtohet dhe a ka një kuptim prej saj. Këto janë para reale, të cilat realisht do ti shtyjnë gjërat përpara. Sepse deri në këtë moment ky projekt qe kryesisht në kokat e njerëzve nga lobi e gazit në Bullgari dhe qeveria e kryeministrit Bojko Borisov,e cila prej afro 1 muaji nuk është më në pushtet.
Në fakt pikërisht kjo qeveri dhe personalisht ish kryeministri janë autorët dhe përkrahësit më të mëdhenj të kësaj ideje e cila deri vonë dukej si fantazmagorike. Dhe në Bruksel deri vonë nuk e merrnin me mend se cili do të jetë kuptimi dhe dobia nga ndërtimi eventual të një pajisjeje të ngjashme në territorin bullgar. Një mosbesim më i fortë ndaj idesë së Borisovit qe shprehur nga ekspertët e gazit në vend dhe jashtë shtetit. Dhe argumentet e tyre tingëllonin më se bindëse. Fillimisht, Bullgaria ka shumë pak gaz natyror personal. Kurse perspektivat të gjenden depo rentabile në pjesën bullgare të Detit të Zi janë të paqarta, afatgjata dhe të pasigurta. Aty vazhdojnë sondimet, kohë pas kohe del ndonjë informatë , se nuk është gjendur asgjë, pas kësaj del një informacion i kundërt, se tani për tani nuk ka asgjë. Edhe sikur të gjendet diçka, do të duhet të dëshmohet, se prodhimi është efektiv nga ana ekonomike. Tani për tani këtij burimi potencial të gazit nuk mund ti besohet.
Bullgaria kishte shansin të bëhet një lojtare reale e tregut ndërkombëtar të gazit në Evropë me projekt për gazsjellësin Rryma Jugore. Gazi Rus i cili vinte nëpër fundin e detit duhej ti dilte në sipërfaqe rreth qytetit Varna dhe që aty të niset drejt Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Po, ama pas konfliktit me Ukrainën dhe aneksimin e Krimes gjatë vitit 2014, Brukseli bëri çdo gjë të mundur përmes Bullgarisë të torpiloi këtë projekt. Në këtë mënyrë shpresat e Sofjes për të ardhura të konsiderueshme nga transiti i gazit,ranë. Rusia dhe Turqia shumë shpejt lidhën marrëveshje për alternativë dhe tanimë në rend të ditës është currili Turk, por i cili kalon larg nga kufiri bullgar dhe mbase do të sjellë dobi më tepër Greqisë, sesa Bullgarisë. Me dy fjalë, gaz rus për rishitje nga shpërndarësja e Varnës , e cila e ka dhe emrin e vet zyrtar Ballkan, nuk ka.
Gaz nuk ka dhe sepse sistemi kombëtar i shpërndarjes së gazit nuk është i lidhur me sistemet e gazit të vendeve fqinje në një mënyrë, e cila i lejon si të marrë, ashtu dhe të dërgojë gaz në të dyja drejtimet. Personat zyrtar në Sofje thonë se, po punohet shumë aktivisht , por tani për tani nuk ka asgjë në dukje. Më të përparuara janë lidhjet midis sistemeve me Rumaninë dhe Greqinë, por gjatë vënies së tyre në veprim do të kalojnë vite, gjatë të cilave nuk është e qartë se çfarë zhvillimesh do të ketë dhe se çfarë mund të rastisë nga njëra anë dhe nga ana tjetër e kufirit. Kjo e bën të pamundur furnizimin e shpërndarësit të ëndërruar të gazit nga Borisovi, i cili vjen nga vendet fqinje në 4-5 vjetet e afërta. Pyetja është, atëherë se çfarë pikërisht do të shpërndahet dhe do të rishitet me fitim për Bullgarinë dhe me kushte të leverdishme për konsumatorët e huaj përmes këtij shpërndarësi ballkanik?
Edhe sikur marrëveshjet gjoja të miratuara në një nivel qeveritar me vendet nga regjioni Kaspik për furnizim të gazit të çojnë në një moment deri tek furnizime konkrete, sasitë e lëndës blu nuk do të jenë të mjaftueshme për marrëveshje serioze.
Akoma vjet Komisioni Evropian premtoi një ndihmë financiare dhe pjesëmarrje në ndërtimin e shpërndarëses së gazit-Ballkan. Fakti se tani lëshon afro 1 milionë euro është një shenjë pozitive dhe flet se Brukseli nuk i shikon gjërat rreth qendrës shpërndarëse vetëm në të zezë dhe të bardhë. Kjo është dëshmi se, në një mënyrë të kujdesshme dhe mjaft modeste tani për tani Brukseli përfshihet në realizimin e projektit. Nëse kjo do të thotë se, shikon në të diçka me perspektivë ose thjesht do që të dëshmojë me studime dhe analiza se kjo është një ide e pakuptimshme, mbetet të shikohet. Por nuk duhet të harrojmë se, në qoftë se Bashkimi Evropian me të vërtetë vendos ti ndihmojë Sofjes për realizimin e projektit, ai akoma ka një ndikim të mjaftueshëm dhe mundësi të ushtrojë presion, aty ku duhet dhe të përshpejtoi ose të vonojë këtë megaprojekt. Kështu ose ndryshe, me këto para nga Brukseli, shpërndarësi i gazit Ballkan kalon nga faza e përrallave drejt fazës së veprimeve. Rezultate praktike mbase së shpejti nuk do të ketë, por starti është dhënë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..