Për krijimin e një regjistri të përbashkët, me të cilin do të punojnë të gjitha institucionet, që kanë të bëjnë me integrimin e fëmijëve refugjatë apelon zëvendës presidentja Ilijana Jotova. Nën patronazhin e saj para disa ditësh në Sofje u zhvillua një konferencë me moto “Rruga e migrantëve – probleme dhe zgjidhje, të lidhura me integrimin e tyre nëpërmjet sistemit arsimor”.
Sipas Ilijana Jotovës fokusi duhet të jetë jo vetëm tek kualifikimi i personave, të cilët punojnë me fëmijët refugjatë, por edhe tek përmbajtja e programit arsimor – ai duhet përfshirë jo vetëm gjuhën bullgare, por edhe kulturën, sistemin e vlerave, ligjet bullgare dhe Kushtetutën. Gjatë Konferencës theksi u vu tek puna e institucioneve arsimore bullgare, sepse shpesh pedagogët dhe prindërit e nxënësve bullgarë janë ata që nuk pranojnë fëmijët refugjatë. “Një pjesë e zgjidhjes së problemit me fëmijët refugjatë është ndryshimi urgjent i Marrëveshjes së Dublinit”, tha Ilijana Jotova. Sipas fjalëve të saj ajo tashmë nuk u përgjigjet realitetit dhe sfidave dhe i vendos në një situatë jo të barabartë të gjitha shtetet që janë kufij të jashtëm të BE-së.
Ndër propozimet e bëra nga zëvendës presidentja është dërgimi i specialistëve në “pikat e nxehta”, të cilët do të sigurojnë ndihmë në kohën e duhur për fëmijët. Për një nga grupet më të rrezikuara – fëmijët e pashoqëruar, proceset e integrimit do të kenë rëndësi më të madhe.
Të dhënat për muajin shkurt sivjet tregojnë se fëmijët e pashoqëruar, të cilat nuk janë përfshirë në sistemin tonë arsimor janë 972, duke pasur parasysh se numri i tyre i përbashkët është 1380. Shumë prej tyre zhduken nga qendrat e strehimit pas regjistrimit dhe radikalizohen lehtësisht, po të ndodhen në një ambient të papërshtatshëm pa kujdes dhe arsim, shpjegoi Ilijana Jotova. Ajo dha një shembull – në Gjermani vetëm gjatë vitit të kaluar janë zhdukur 9 mijë fëmijë të regjistruar. “E kemi përshtypjen se po ndodhemi në një labirint prej politikave të ndryshme të mundshme, duke harruar për tragjedinë njerëzore dhe me siguri fytyra më e shëmtuar e kësaj tragjedie janë fëmijët refugjatë të pashoqëruar”, tha Jotova.
Përpiloi: Atanas Cenov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shkupi dëshiron të tërheqë mallra nga Evropa drejt Selanikut përmes një linje të re hekurudhore Ndërtimi i linjës hekurudhore përgjatë Korridorit 10 është prioritet për Maqedoninë e Veriut, tha ministri maqedonas i Transportit Aleksandër..
Turizmi është diplomacia më e mirë sepse shoqërohet gjithmonë me emocione pozitive dhe kujtime të mira. Jemi jashtëzakonisht të impresionuar nga ajo që ka arritur Shqipëria në fushën e turizmit, tha ministri bullgar i turizmit Evtim Milloshev në..
Diskutuam se si ta bëjmë NATO-n më të fortë, duke u fokusuar në punën kolektive, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e secilit vend anëtar, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shtoi se në diskutimet në Uashington në kuadrin e samitit me..