Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu për Historinë e Sofjes tregon “Përralla dimërore” për fëmijë

БНР Новини
Foto: sofiahistorymuseum.bg

Ndoshta nuk ka një muze tjetër që ndodhet në një ndërtesë të vjetër, e cila më pare në vazhdim të dhjetëra viteve është përdorur për banjë nga mijëra banuesit e kryeqytetit. Sot për banjën e vjetër kujtojnë vetëm çezmat, nga të cilat derdh ujë mineral dhe të cilat ndodhen në të dyja anët e fasadës së prapme. Duke kaluar pragun e ndërtesës së rinovuar, njeriu bie në një botë tjetër, ku tashmë s’ka ujë shërues, por është plot me sende nga historia, jeta e përditshme, arti – gjëra të lidhura me periudha të ndryshme të jetës së qytetit tone.

Ideja për themelimin e këtij muzeu është e vjetër – akoma në vitin 1927 është propozuar nga kryebashkiaku i atëhershëm Vlladimir Vazov. Në fillim ai bashkon funksionet e muzeut të qytetit, bibliotekës dhe arkivit dhe në fakt është një nga muzetë e para në kryeqytet. Për fat të keq godina e ndërtuar posaçërisht për arkivin e Sofjes nuk ekzistonte gjatë – nga inaugurimi i saj më 1 dhjetor 1941 deri në pranverën e 1944-ës, kur u shkatërrua krejtësisht gjatë bombardimeve të Sofjes në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht nga kjo akoma në vitet e para pas hapjes së tij, “Muzeu i Sofjes është konsideruar për një pasuri të madhe kulturore për kryeqytetasit” – është shkruar në gazetën e atëhershme “Utro”(Mëngjesi).

Koleksioni i muzeut, i mbledhur nga disa breza arkeologësh, etnografësh, koleksionuesish të monedhave dhe historianësh sot është prej 120 mijë sendeve me vlerë kulturore. Ndër to ka monedha, stolisje, armë të vjetra, veshje, medalje, sende të princit Aleksandër I, mbretit Ferdenand, politikanit Stefan Stamboillov dhe të personave të tjerë të njohur. Eksponatet më të vjetra janë nga epoka e neolitit dhe janë gjetur gjatë gërmimeve të objektit arkeologjik të vendbanimit të epokës së neolitit në lagje Sllatina.

Mundësitë për të parë eksponate të shumta dhe interesante nga qyteti më i madh bullgar, të rirenditura në një muze modern, tërheqë vëmendjen e shumë mysafirëve nga shteti dhe nga jashtë. Mirëpo mund të thuhet se mysafirët më të shumëpritur janë fëmijët. Ky është një nga pak muzetë tek ne, të cilët japin mundësi për qëndrim gjatë tërë ditës dhe për aktivitete mësimore për nxënësit e vegjël. Posaçërisht për ta organizohen ngjarje tematike me pjesëmarrjen e specialistëve të muzeut. Takimi i fundit i tillë u zhvillua gjatë kohës së pushimit shkollor të dimrit dhe titulli i tij qe “Përralla dimërore në muze”. Për të na tregoi Erina Krësteva, koordinatorja e programeve për fëmijë:

Muzeu, në vend të parë, është mik i fëmijëve. Muzeu Regjional Historik i Sofjes kujdeset shumë për mysafirët e tij më të vegjël. Askush nuk i detyron të flasin me zë tepër të ulët, ata ndihen lirë dhe në mënyrë të rehatshme, sikur janë në shtëpi. Me ta tregojmë histori interesante për të kaluarën dhe për jetën bashkëkohore të qytetit tonë. Dëshirojmë që qëndrimi i tyre në muze të jetë interesant dhe në të njëjtën kohë i dobishëm. Me ta punojnë ekspertë – arkeologë, historianë, etnografë. Bëjmë kështu që të plotësojmë informacionin, të cilin nxënësit e marrin në shkollë. Për këtë arsye kemi shqyrtuar të gjitha programet mësimore për moshat e ndryshme, njihemi personalisht me fëmijët, flasim me ta, për të kuptuar çfarë janë interesat e tyre. Dëshirojmë të provokojmë kureshtjen e tyre ndaj shkencës dhe kështu në të ardhmen, fëmijët vetë të kërkojnë dije të reja.

Sipas fjalëve të Erina Krëstevës secili fëmijë interesohet për gjëra të ndryshme. Disa prej tyre pëlqejnë arkeologjinë, historinë dhe jetën e përditshme të qytetit të vjetër dhe preferojnë sallën e quajtur: “Trashëgimia e Lashtësisë”. Të tjerë pëlqejnë më shumë ekspozitën e kushtuar “Fuqisë së Shpirtit”, siç quhet një nga sallat e tjera. Ka fëmijë, vëmendja e të cilëve menjëherë tërhiqet nga karroca e shkëlqyer mbretërore, e cila gjithashtu është ndër eksponatet e muzeut. Mirëpo të gjithë fëmijët pëlqejnë tramvajin, i cili është 100-vjeçar dhe është një nga eksponatet e “Rrugës së Sofjes”. Për shkak të motit jo të përshtatshëm për aktivitete jashtë sallave, programi zhvillohet brenda ambientit të muzeut. Duhet pasur parasysh se për hartimin e tij kanë punuar shumë ekspertë.

Specialistët e muzeut janë njerëz gjithmonë të hapur për gjëra dhe ide të reja. Kanë shumë dije, pavarësisht se shumica prej dijeve të tyre janë përqendruar në ndonjë sferë shkencore. Dhe puna me fëmijët gjithmonë sjell për ta diçka të re, përvojë që është me dobi. Në kohën e pushimeve shkollore përpiqemi të përgatitim befasi për vizituesit tanë të vegjël. Interesi për aktivitetet tona është duke u rritur.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD

Muzeu në Razgrad ofron një turne falas përmes Abritusit të lashtë

Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..

botuar më 24-10-30 7.20.PD

Shën Dhimitri i Selanikut - mbrojtësi shpirtëror i qytetit Vidin

Më 26 tetor, Kisha jonë nderon kujtimin e Shën Dëshmorit të Madh Dhimitri të Selanikut, i konsideruar si një nga shenjtorët më të mëdhenj të Ortodoksisë. Në vendin tonë emri i tij lidhet edhe me rivendosjen e Mbretërisë së Dytë Bullgare në shekullin..

botuar më 24-10-26 6.55.PD