Ka njerëz, për të cilët profesioni i tyre është mision. Një njeri i tillë është Alish Vakljov, i cili punon si drejtor i një shkolle në një fshat me emrin e bukur Bell Kamen – atje fëmijët mësohen t’i ndihmojnë të tjerët, t’i dashurojnë njerëzit, të udhëtojnë në botë nga dhoma e mësimit dhe ta bëjnë arsimin qëllimin më të rëndësishëm të të gjithë banorëve në krahinë.
Kur gjatë vitit 2009 mësuesi i kimisë dhe i biologjisë Alish Vakljov u bë drejtor i shkollës, ai kuptoi se do të duhet të bëhet sipërmarrës, që të dalë shkolla e vogël nga varfëria në të cilën ndodhej. Prandaj ai filloi të kërkojë informacion në internet dhe së shpejti mori vendime, të cilat e ndryshuan fatin e shkollës – vendimi i parë ishte lidhur me kandidimin për mësues të anglishtes nga Korpusi i Paqes, kurse ai i dytë – të paraqesë një projekt për një sallë moderne kompjuterike para fondacionit “Amerika për Bullgarinë”. Kështu në fshat mbërriti për dy vjet vullnetarja Suzi Rouz, që t’i mësojë fëmijët dhe të moshuarit në gjuhën e saj amtare. Me mjetet e fituara shkolla u meremetua dhe u modernizua me një kabinet kompjuterik me 13 vende pune, një dërrasë interaktive, multimedia, ekran të bardh, një audio sistem, LED televizor, kamerë etj.
“Ne disponojmë gjithashtu një lidhje shumë të shpejtë internetit. Në saje të internetit fëmijët mësojnë shumë gjëra për botën – tregon Alish Vakljov. – Sigurisht që si një shkollë e vogël dhe e varfër nuk kemi mjaftë harta, kurse të paktat që i kemi nuk janë në gjendje të mirë dhe përdoren vështirë. Mirëpo, në rrjetin e internetit mund të gjejmë harta më të ndryshme të botës – atje ka portale arsimore, ka mësime online. Kurse në saje të dërrasës sonë interaktive ndihemi sikurse të jemi në kinema.”
Aktualisht shkolla “Neofit Rillski” ka 40 nxënës, të cilët mësojnë në klasa të përziera. Alish Vakljov thotë se për mësuesin është shumë vështirë ta përqendrojë vëmendjen e vet te nxënës të moshës së ndryshme. Megjithatë fëmijët paraqiten shumë mirë më vonë në gjimnazet e qyteteve të afërta. Kjo deri duku u detyrohet edhe përpjekjeve të vullnetares amerikane nga Korpusi i Paqes, e cila është një burim i vërtetë diturish.
“Nga ajo u mësuam se nuk mjafton ta japim mësimin dhe t’i kontrollojmë detyrat e shtëpisë – na tregoi gjithashtu drejtori. – U mësuam se ka nevojë për më shumë punë me fëmijët jashtë orës së mësimit – pasdreke në klubet e interesit. U mësuam se duhet t’i provokojmë prindërit, në mënyrën e mirë të fjalës, kështu qe ata të vijnë më shpesh në shkollë dhe të interesohen se çfarë ndodh me fëmijët e tyre.”
Prandaj drejtori i hap gjerësisht dyert e shkollës për të gjithë banorët e fshatit, të cilët gjithashtu ulen para kompjuterëve.
“Ëndrra ime është që shkolla të bëhet qendër e bashkësisë sonë dhe kjo sikurse tashmë është fakt – thotë Alish Vakljov. – Përveç shkollës në fshat nuk ka institucion tjetër, i cili t’i arsimojë dhe t’i edukojë banorët. Nuk ka bibliotekë, teatër, klub të pensionistit, kinema etj – kemi vetëm një shkollë dhe në oborrin e tij është kopshti i fëmijëve. Ëndrra ime është që të gjithë ne të punojmë së bashku, sepse në fakt ne e krijojmë të ardhmen e Bullgarisë. Dhe këtu është shumë i rëndësishëm roli i prindërve. Pa ndihmën e tyre nuk do të ketë dobi nga shkolla, nuk do të arrihen qëllimet e arsimit.”
Drejtori është i bindur se pa shkollën gjysma e fëmijëve nuk do të arsimohen dhe do të mbeten analfabetë, si banorët më të moshuar të Bell Kamenit. Prandaj ai ka ambicien që shkolla të përfshihet në listën shtetërore të shkollave të mbrojtura, të cilat nuk duhet të mbyllen.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: cityzen.bg
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..