I krijuar pas ngjarjeve dramatike në skenën e Evropës, Bashkimi Evropian sot është i drejtuar përpara një vale prej skepticizmi, i cili e ve nën pyetje. Kjo imponon përsëri të fillojmë të mendohemi mbi qëllimet dhe vlerat, të cilat që të gjithë i ndajmë: çfarë na sjellë Bashkimi Evropian tani dhe çfarë të ardhme duam që të kemi? Dhe më saktë se çfarë roli mund të kenë Franca dhe Bullgaria, francezët dhe bullgarët në rivendosjen e Bashkimit Evropian?
Instituti francez në Bullgari organizoi bashkë me Qendrën për kulturë dhe debat “Shtëpia e Kuqe”, Radion Kombëtare Bullgare dhe partnerë të tjerë vargun “Evropa jonë: çfarë Evropë duam ne?” Ai do të zhvillohet nën formën e debateve të përmuajshme gjatë gjithë vitit 2017. Pjesëmarrësi i parë francez në debat është Dominik Vollton, drejtues i studimeve shkencore pranë Qendrës kombëtare franceze për studime shkencore në fushën e komunikimit, specialist për mediat, hapësirën publike dhe komunikimin politik, krijues dhe drejtor i botimit akademik “Hermes”. Ja se çfarë tha ai posaçërisht për Radio Bullgarinë:
“Unë jam një pjesë nga ata intelektualë evropianë, të cilët mendojnë se, projekti Evropa është utopia më e madhe paqedashëse dhe demokratike, të cilën historia botërore e ka krijuar. Evropa në moshën 60 vjeçe, kjo është absolutisht asgjë në sfondin e historisë së njerëzimit, por shumë në sfondin e jetës sonë. Që nga Lufta e Dytë Botërore e këtej janë në dukje dy projekte të mëdha politike: krijimi i OKB-së, gramatike e vetme politike, e cila është absolutisht e domosdoshme dhe Bashkimi Evropian. Evropianët e shfaqin këtë mazoshizëm të madh duke ndërtuar utopinë më të madhe politike, demokratike dhe paqedashëse. Numri i vendeve anëtare vazhdimisht ndryshon, qemë 6, 15, 28 dhe pse jo dhe më shumë. Diçka e paparë deri tani në botën e njerëzimit, kurse ne nuk ndiejmë krenari. Në çdo dy vjet ne, evropianët, shpallim vdekjen e Evropës. Ne duhet të rikujtojmë se, madhështia dhe krijimi i Evropës i dedikohet dy shkaqeve. I pari – asnjëherë më shumë luftë midis nesh. Këto janë 100 milionë viktima gjatë shekullit të XX. Më rrëqethet mishi kur e them. Dhe po kështu, lufta me komunizmin. Viti 1990 e ve fundin e tij. Çfarë ndodhi, mund të mendonim se Evropa do të ndalë deri aty. Gjeniu i evropianëve vendosi të vazhdojë projektin evropian, mbi bazën e demokracisë dhe të zgjerimit. Dhe në vend që të themi, se fituam luftën, afirmuam themelet e demokracisë dhe filluam zgjerimin, çdo mëngjes ne derdhim lot. Po, kuptohet se ka shtete të vogla dhe të varfra, të mëdha dhe të pasura, por ka dhe parim të solidaritetit, i cili është shembull për Evropën” – nënvizon zoti Vollton.
Në Evropë bashkëjetojnë 500 milionë veta, fliten 26 gjuhë, një përmbledhje prej një historie të pasur, kulturë, shkencë, teknologji dhe pavarësisht nga vështirësitë, duhet të mësohemi të jetojmë bashkërisht. Nëse kemi sukses dhe a duhet që të ekzistojë kjo ndarje Evropa me dy shpejtësi?
“Gjeniu i Evropës si një projekt politik për të ardhmen, do të përbëhet në bashkëjetesën midis vendeve të mëdha dhe të vogla. Një gabim tragjik do të jetë Evropa me dy shpejtësi. Do të jetë hipokrizi të thuhet Evropa e të fuqishmëve, kundrejt të dobëtave. Populli i vogël është kaq i rëndësishëm, sa dhe i madhi. Do të jep shembull me rëndësinë e Deklaratës së UNESKO-s nga viti 2012, të firmosur në Paris dhe për të cilën tanimë asnjë nuk kujtohet. Ajo apelon për një barazi të gjuhëve, kulturave dhe feve në një nivel botëror. Kuptohet se, asnjë nga shtetet nuk e respekton por ideja ekziston. Në qoftë se duam të shpëtojmë Evropën dhe idenë për një bashkëjetesë paqësore, atëherë duhet të themi se, në Evropë ka kombe të vogla, të mesme dhe të mëdha dhe ka një nevojë nga të gjithë. Kushdo popull që të jetë, ai mban inteligjencën e vet përmes historisë. Këtu fshihet dhe gjenialiteti” – thekson z. Vollton.
Zoti Vollton i kushtoi një vëmendje të veçantë komunikimit gjuhësor, i cili sipas tij në përdorimin e 300 fjalëve në gjuhën angleze, por në zhvillimin e përkthimit. Evropa të bëhet atdheu i industrisë përkthyese, si dhe të ndërtohen projekte, lidhur me shkencën, transportet, turizmin, teknikën. “Ne evropianët duhet të kemi vetëdijen e qartë, se globalizimi dhe informacioni zhvillohen shumë shpejt, por komunikimi nuk duhet të neglizhohet dhe është me një rëndësi të madhe për të gjithë ne... Në qoftë se përfundojmë të respektohemi dhe të komunikojmë në Evropë, do të vijë fundi i familjes evropiane” – thotë në përfundim Dominik Vollton.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..
Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..
“Bullgaria shpreh solidaritet të fortë me Lituaninë pasi Rusia shkeli përsëri hapësirën ajrore evropiane, që është një shembull i qartë i një shkeljeje të qëllimshme të së drejtës ndërkombëtare dhe integritetit territorial të aleatëve dhe partnerëve..