Fisnike, inteligjente, e arsimuar Penka Kasabova mbetet në histori jo vetëm si “pedagoge e pedagogëve”, por edhe si gruaja e cila ka një vend special në zemrën e basit me famë botërore Boris Hristov. Ajo u nda nga jeta në vitin 2000 duke lënë pas vetes shumë pasardhës dhe një gjurmë të ndritshme në historinë e arsimit pedagogjik tek ne.
“Penka Kasabova njihet më tepër si dashuria e madhe e këngëtarit Boris Hristov – rrëfen zonja Dragostinova. – Deri në moshën 92-vjeçare, megjithë edhe nga distanca, ajo dokumentonte të gjitha triumfet, të gjitha momentet dramatike në karrierën botërore të basit Boris Hristov. Ajo grumbullonte të gjitha artikujt i kushtuara atij edhe në shtypin e huaj. Kështu krijoi ditarin e vet, të cilin ia dorëzoi poeteshës Leda Mileva – e bija e vëllait Geo Milev. Lutja e saj ishte, që ditari të botohet mezi pasi edhe njeriu i fundit, i cili mund të ishte i prekur, të ndahej nga jeta. Duke respektuar dëshirën e autores, Leda Mileva botoi ditarin në vitin 2012 me titullin “Dashuri dhe talent”. Pak pas kësaj edhe Leda Mileva u nda nga jeta. Kështu veprën e vazhdoi nusja Violeta Coneva, e cila grumbulloi të gjitha dokumentet, që mbetën pas zonjës Kasabova. Një pjesë prej arkivi i dhuroi Muzeut të Arsimit në qytetin Gabrovo, ndërsa një pjesë tjetër – Shtëpisë Muze “Boris Hristov”. Kështu unë vendosa se është koha të kujtojmë këtë grua. Ministria e Kulturës subvencionoi projektin, të cilin e paraqita. Dhe pasi puna e zonjës Kasabova si pedagoge është një rruzull i tërë ne do të vazhdojmë të pasurojmë ekspozitën.”
18-vjeçare me kërkesë të të atit Penka Kasabova mbaroi kursin e mësuesve fëmijësh te Elisaveta Kllark, e bija e misionarit të parë amerikan në Bullgari, themeluese e një Kopshti Amerikan të Fëmijëve tek ne dhe të një shkolle për pedagogë pranë tij. Lidhur me këtë zonja Dragostinova tregon:
“Penka Kasabova erdhi në Sofje dhe filloi të studiojë. Pak më vonë vet ajo u bë pedagoge dhe u jepte mësime pedagogëve të ardhshëm. “Dora e cila tund djepin, drejton botën” – ky mendim shprehur shpesh nga zonja Kllark, e frymëzonte gruan e re dhe ajo pa u ndërprerë punonte për forcimin e lidhjes fëmijë – prindër – mësues – shoqëri – shtet. Pasi mbaroi universitetin në SHBA-në ajo u kthye në atdhe dhe filloi të krijonte kopshte fëmijësh në mbarë Bullgarinë. Organizonte edhe kopshte verore për fëmijë në fshatrat. Duke edukuar fëmijët ajo përpiqej të zbulonte dhuntitë e tyre, kështu që ta orientonte te profesione të përshtatshme. E bëri këtë edhe me një jurist të ri – Boris Hristovin. Ajo e tërhoqi në rrethin e vet intelektual dhe e inkurajonte të niste të mësonte në Itali dhe të hiqte dorë nga drejtësia. Shumë momente nga jeta e tyre e përbashkët janë të ruajtura në fotografitë e paraqitura në ekspozitë. Vendosa që emri i saj të jetë “Dedikim”, sepse ajo në të vërtetë i ishte kushtuar dashurisë ndaj Boris Hristovit dhe veprimtarisë pedagogjike. U nda nga jeta vetëm disa muaj parase të mbushte moshën 100 vjeçare. Mbishkrimi i fundit në ekspozitë është një citat prej një libri të saj: “Ëndërrova të bëhem astronome, por zbulova yjet këtu në tokë – fëmijët, ato shpirtra të pastra. Zbulova se prirja ime është të edukoj fëmijë dhe personalitete të ardhshme.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzeu Etnografik Kombëtar në Akademinë Bullgare të Shkencave prezanton ekspozitën e tij të re "Qielli Yjor – Mitologjia dhe Shkenca", e cila pasqyron njohuritë për Hapësirën nga antikiteti deri në ditët e sotme dhe shqyrton mitologjinë, besimet..
Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria,..
Një seri ngjarjesh që transformojnë hapësirat urbane në skena të gjalla për shprehje krijuese - ky është projekti "Lumi i Arteve", i cili zbatohet nga distrikti "Qendror" i Bashkisë së Plovdivit. Brenda tre ditësh - nga 13 deri më 15 qershor -..
Edicioni i njëmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër "Karantina" zhvillohet nga data 5 deri më 9 gusht në kryeqytetin bregdetar të..