Një turmë njerëzish u grumbullua në qendrën e kryeqytetit dhe me të gjitha mjetet përpiqej të marrë një gazetë, copat e fundit të së cilës shpërndante një karikaturist. Skena kujtonte vitin 1990, kur doli nga shtypi gazeta e parë opozitare dhe njerëzit bëheshin rreshta që të marrin gllënjkën e parë lirie. Mirëpo, viti është 2017 dhe kjo ndodhej në po atë Bullgari, e cila që prej dhjetë vitesh anëtarëson në BE-në dhe radhitet në vendin e 113-të të klasifikimit botëror të lirisë së fjalës.
Më 1 mars duhet të dilte nga shtypi numri i parë i gazetës “Pras pres” – një mjet i shtypur i karikaturistëve të pasjellshëm. Kjo gazetë duhet të ishte një kontrapunkt i sjelljes servile të mediave ndaj pushtetit. Mirëpo, në treg doli vetëm 10 për qind nga tërë tirazhi i saj. Pyetjes “Kush e fshehu gazetën?” gazetari Ivan Bakallov iu përgjigj: “Distribucioni Kombëtar” prapa të cilit qëndron Deljan Peevski. Doemos emri i tij nuk lexohet ndër pronarët e shoqatës, por sipas referimit e ëma – Irena Krësteva, është pronare. Ajo i dha autorizime Vlladimir Gerginskit të përfaqësojë, dhe vazhdon:
“Vajtëm në firmën “Distribucion Kombëtar” për të biseduar për përhapjen e botimit. Kjo firmë është monopolistja më e madhe sipas të gjitha treguesve. Pyetja e parë të cilën e dëgjuam ishte në se do të miratojë Deljan Peevski. E lëmë një numër që të jetë në dispozicion të secilit që dëshironte të shikojë. Kur shkuam në takimin e dytë për të nënshkruar kontratën, pyetja e parë ishte a kemi informuar njeriun në hije, pra Deljan Peevskin. Si rezultat doli që ka njerëz të befasuar të cilët urdhëruan që tirazhi të mos dilet. Kjo është një praktikë e vjetër nga koha e socializmit. Njerëz nga pushteti, të cilëve nuk u pëlqejnë karikaturat, sidomos para zgjedhjeve, ndalojnë gazetën në mënyrën më brutale.”
Karikaturisti Çavdar Nikollov caktoi “arrestimin” e botimit si një zënkë publike me lirinë e fjalës dhe sipërmarrjen. Sipas tij ky akt vjen të sugjerojë se nuk respektohen rregullat kryesore në shoqëri. Çavdar Nikollov shpjegon çfarë fshihet prapa titullit të gazetës:
“Fjalëformimi “pras pres”, i cili u popullarizua me karikaturat e Hristo Komarnickit, mishëron këtë shtyp, i cili zotëron tregun – shtypin shkop. Pikërisht në të mund të lexohen thashetheme të llojllojshme, si për shembull se mbajmë lidhje me oligarkët Prokopiev dhe Donçev. Kështu që emri vjen nga fjala “pras”, gjë që do të thotë goditje, domethënë shtypi, i cili godas, i cili demaskon korrupsionin, hipokrizinë, poshtërsinë. Ja përse “Pras pres” doli që ishte i fshehur për të mos arritur ndonjë informacion deri te konsumatorët e qebapëve paraelektoralë.”
Sipas karikaturistit një nga shpjegimet për mos daljen e gazetës është se pushtetit nuk i pëlqejnë karikaturat. Lidhur me këtë Çavdar Nikollovi shpjegon:
“Politikanët filluan t’u zemërohen karikaturave, që kur Bojko Borisovi erdhi në pushtet. Ai gjithnjë ishte i pakënaqur se si e pikturojmë dhe u shprehte se do të bëjë karikaturat më mirë se sa ne. Para kohe kishte një kryeministër tjetër (Sergej Stanishev) i cili refuzonte t’i japë intervista gazetës, në të cilën punova, sepse nuk pëlqente se si i pikturoja veshët. Mirëpo, veshët e tij bëheshin herë si i Çeburashkës, herë si i Miki Mausit – në varësi në ç’drejtim udhëtonte – lindjen ose perëndimin. Mendoj, se karikatura vjen që të rikthejë politikanët në tokë. Ajo përpiqet të tregojë të vërtetën nëpërmjet deformimit. Prandaj pikturojmë politikanët më të trashë, më përtacë, më hipokritë.”
Si gazeta franceze “Sharli Ebdo”, e cila është një shembull frymëzues për lirinë e shprehjes krijuese, edhe “Pras pres” do të dalë nga shtypi një herë në dy javë. Çavdar Nikollov është i bindur, se karikaturat përpiqen të provokojnë kështu që të ndryshojnë situatën drejt më së mirës.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..