Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Enhancv – një lehtësim për punëkërkuesit dhe punëdhënësit

БНР Новини
Foto: arkiv

Kur Volen Vëllkov është në kursin e tretë në universitet, niset për në Gjermani në kuadrin e programit “Erasmus”. Aty ai ka mundësi që të mbetet dhe për një semestër të dytë, por pa bursë. Volen vendos të provojë fatin dhe fillon të kërkojë punë, duke plotësuar dhe duke dërguar CV standarde gjermane (të ashtuquajturën Lebenslauf). Pasi për një farë kohe nuk merr asnjë përgjigje pozitive fillon të mendohet, se autobiografia standarde është tepër strikte. Atëherë ai krijon një variant të vet personal për CV. Akoma kompania e parë, e cila ka marrë autobiografinë e tij, e fton për intervistë. I motivuar nga suksesi i vet Volen fillon t’i ndihmojë shokët e vet të krijojnë CV-të e tyre, në të cilat të pasqyrojnë më plotë dhe saktë talentet dhe aftësitë e veta. Jo pas shumë kohe, duke parë suksesin dhe duke e kuptuar se ky është një fushë akoma e pazhvilluar, Volen dhe akoma dy shokë të tij krijojnë platformën Enhancv – softuer, i cili lejon që të mund të krijosh CV.

Qëllimi i tij është të paraqesë pamjen e plotë të njeriut. Kështu nga njëra anë, ai do të ketë shansin të mund të tregojë më të mirën nga vetja e vet, kurse punëdhënësit – të mund të fitojnë një pamje të plotë për personin, të cilin potencialisht do ta marrin në punë:

Qëllimi ynë është të bëjmë një CV të bukur, kurse në të të pasqyrojmë më të mirën nga njeriu. Të mos të ketë një informacion vetëm për arsimin, përvojën, gjuhët dhe mjeshtëritë, por të plotësohet dhe një informacion personal, si për shembull cilat janë gjërat me të cilat krenohesh më tepër. Të dhëna të ngjashme janë të rëndësishme për punëdhënësin, sepse tregojnë nëse personi është i motivuar, a do që të zhvillohet, cilat janë interesat e tij, a do të përshtatet me të tjerët nga ekipi. CV-ja standarde jep një pamje për njeriun vetëm me mjeshtëritë teknike. Kurse në fakt ai është shumë më tepër nga kjo. Përshkruhen përgjegjësitë, në vend të arritjeve personale. Jemi të fokusuar dhe mbi përmbajtjen. Japim shembuj, tipa, kemi funksionalitetin, i cili regjistron 30-40 lloje të ndryshme gabimesh në CV-në.

Platforma është në gjuhën angleze, por çdo një përdorues ka lirinë të krijojë CV-në e vet në çfarëdo gjuhë që dëshiron. Përveç kësaj:

Platforma jonë është e tipit “ajo të cilën e shkruan është ajo, të cilën e shikon”. Pjesa më e madhe e konkurrentëve tanë i japin përdoruesit të plotësojë forma dhe në fund në mënyrë automatike gjenerojnë CV, e cila në proces nuk shihet se çfarë përbën. Përdoruesit tanë mund të bëjnë disa autobiografi për poste të ndryshme. Dizajni ynë po kështu dallohet.

Jehonat, të cilat krijuesit e Enhancv i marrin nga përdoruesit dhe punëdhënësit janë pozitive, e cila e detyron ekipin të kërkojë mundësi të reja për zhvillim:

Aktualisht kemi rreth 250 000 përdorues. 30% prej tyre janë nga SHBA, kurse 10 % - nga Britania e Madhe. Kemi nga 5% nga tregjet e tjera më të mëdhenj, si për shembull Gjermania dhe India. Përdoruesit tanë bullgarë janë midis 3 dhe 4%. Si punëdhënësit, ashtu edhe konsumatorët preferojnë formatin tonë, sepse është më i qartë, më mirë i strukturuar dhe mbështetet më shumë mbi personalitetit. Por dhe e kemi të qartë se, do të ketë akoma shumë punë mbi formatin e CV. Ky është vetëm fillimi. Duam të fusim dhe funksionalitete suplementare, kemi dhe shumë ide. Në të ardhme do të donim që të mbyllim një cikël më të madh nga kërkimi i punës – të shtojmë dhe shpallje për punë, profile onlajn të përdorueshve. Por kjo është në një plan afatgjatë. Tani do të punojmë mbi përmirësimin e formës së autobiografisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD