Si dukej qendra e Sofjes, çfarë ishte e përditshmja e banorëve dhe si ata jetuan në kohën pas Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke? Pikërisht këtë prezanton ekspozita “Sofja në agimin e lirisë”. Ajo u organizua nga Muzeu Historik i kryeqytetit dhe i kushtohet përvjetorit të 139-të të Çlirimit të vendit. Vizituesit mund t’i kënaqen artit të austriakut Jozef Oberbauer të prezantuar me 22 akuarele. Ai punonte në kadastrën e Sofjes. Në Austri studionte shkenca inxhinierie dhe pikturim. Në Bullgari erdhi për të kërkuar punë. Më shumë për ekspozitën mësojmë nga Marijana Marinova – shefe e aktiviteteve shkencore dhe ekspozite.
“Në ato tablo është e rikrijuar një Sofja, e cila që prej kohe nuk ekziston, ajo është e zhdukur. Mund të shihen veshjet tipike të asaj epoke. Në peizazhin ka pamje, të cilët tashmë nuk ekzistojnë. Të tillë për shembull janë Kulla me Orë, Çarshia e Argjendarëve, Hani Slivnica. Jozef Oberbaueri i rikrijoi ato vende të gjallëruara, të tilla siç ishin në të kaluarën.”
Shumë prej rajoneve të pikturuara në tablotë mund të zbulohen ku janë sot. Kjo përbën një informacion të çmueshëm për të kaluarën e Sofjes, të ruajtur në veprat e këtij krijuesi austriak. Interesi ndaj ekspozitës është i madh, sepse secili mund të zbulojë hollësi për qytetin në të kaluarën. Kështu që ekspozita vlen që të frekuentohet.
Cilat janë projektet e ardhshme të muzeut? A kanë në plan të prezantojnë tablo nga e kaluara të shoqëruara me fotografi nga e tanishmja?
“Kishim një ide të tillë, por koha, për të cilën e realizuam këtë ekspozitë ishte mjaftë e kufizuar. E gjithë kjo kërkonte një përgatitje më të vazhdueshme. Një ekspozitë e tillë do të jetë mirë të rregullohet por në radhë të parë duhet të mendohet mirë se si do të duket. Do të jetë mirë në se një ekspozitë e tillë do të shoqërohet edhe me një album dhe katalog. Kemi në plan të realizojmë këtë koncept në të ardhmen.”
Ekspozita do të qëndrojë deri në fund të marsit. Në kuadrin e saj mund të shihet edhe samovari dhe shpata e revolucionarit bullgar Panajot Hitov, t’i dhuruara atij nga komanda ruse për pjesëmarrjen në Luftën Ruso Turke të viteve 1877 – 1878. Krahas kësaj vizituesit mund të shikojnë sende të punuara dhe të shitura nga mjeshtrit zanatçinj në Çarshinë e Argjendarëve në Sofje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë janë ofruar nga Muzeu Historik Regjional i Sofjes
Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..
Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..
Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..