Saksofonisti i ri Hristo Goleminov është trashëgimtar i dy familjeve të famshme muzikore. Është nip i kompozitorit të madh bullgar Marin Goleminov dhe bir i Kamen Goleminovit – dirigjent i njohur, i cili ka lënë një gjurmë të thellë në kulturën e Bullgarisë dhe të Portugalisë, ku ka banuar gjatë dekadave të fundit të jetës së tij. Gjyshi i tij tjetër është Georgi Badev – violinist i rangut më të lartë, pedagog i njohur te ne dhe në botë. “Muzikant” – ky është profesioni më i përhapur edhe në dy fiset. Nuk mund t’i numërojmë të gjithë, por nuk mund të mos e përmendim nënën e tij Rumjana Badeva – violiniste, e cila që prej shumë vitesh bën pjesë në Orkestrën Simfonike të Portos. Pavarësisht se të gjithë rreth tij i janë kushtuar muzikës serioze, Hristo e ka zgjedhur saksofonin.
Ai studion repertorin klasik të këtij instrumenti, por gjatë disa viteve të fundit gjithnjë e më shpesh ekzekuton xhaz. Pjesëmarrja e tij e parë në skenën bullgare ishte gjatë vitit 2016, bashkë me muzikantët e njohur të xhazit Konstantin dhe Aleksandër Vlladigerovi (piano dhe trumpet) dhe Stojan Jankullov – Stunxhi (bateri). Kuarteti dha koncerte në Ruse dhe Sofje.
Hristo zotëron disa gjuhë, flet shumë mirë edhe në bullgarisht, por me theks të lehtë – gjë krejt e kuptueshme për bullgarët, që kanë lindur në një mjedis tjetër gjuhësor.
“Kam lindur në Porto. Ky është qyteti i dytë për nga madhësia në Portugali – tregoi Hristo – por gjithmonë kam banuar në Espinho – një qytet i vogël mu pranë detit, shumë afër Portos. Kam mbaruar shkollën muzikore në Espihno. Atje mësoja te Gilberto Bernardes. Ai vazhdon të jetë një prej mësuesve të mi tani në universitetin ESMAE në Porto. Është asistent i prof. Henk van Twillert – holandez, i cili banon në Portugali më shumë se 20 vjet. Ai është krijues i klasës së parë të saksofonit në vend dhe unë kam kënaqësinë të jem student i tij. Kryesorja e arsimit tonë është ekzekutimi i muzikës në ansambël. Aktualisht jemi 12 saksofonistë, përfshi këtu edhe mësuesin tonë Henk. Repertori është mjaftë serioz – Shubert, Bah...”
Me ansamblin studentor Hristo ka shumë angazhime. Jep koncerte në Portugali dhe të paktën një herë në vit – jashtë vendit. Saksofonistët e rinj dhe pedagogu i tyre kanë pasur shfaqje në Evropë dhe SHBA – Nju Jork, Boston dhe në akoma disa qytete. Krahas studimeve të tij për instrumentist, bashkatdhetari ynë studion kompozim dhe orkestrim, kurse pjesën e tij e parë të autorit, me emrin “Kënga Nr. 1” e ka krijuar për koncertet me vëllezërit Vlladigerovi. Le të rikujtojmë se ata janë nipër të klasikut bullgar Panço Vlladigerov. Kanë lindur në Bullgari, por që prej vitesh banojnë në Vjenë.
Ja se çfarë tjetër na tregoi Hristo për zgjedhjen e tij profesionale, të bërë që në moshën e tij më të hershme:
“Pasi mbusha 6 vjeç, fillova të merrem me muzikë dhe vendosa t’i bie bastubit, por e braktisa “këtë ide të mrekullueshme”. Pas kësaj shfaqa interes ndaj trumpetit, por më thanë se duhet të pres derisa formohen dhëmbët e mi. Kuptova nga nëna ime se mu në ditëlindjen time të shtatë kam deklaruar se do t’i bie saksofonit. Kisha dëgjuar disa incizime, që i kishim në shtëpi, por për herë të parë provova të luaj në ndonjë instrument të vjetër, të cilin më dhanë, dhe që nga atëherë nuk e kam lënë saksofonin. Kur fillova të merrem më seriozisht me xhaz Pepa Badeva (e shoqja e dytë e Georgi Badevit) vendosi të ma njohë me nipërit e Vlladigerovit. Familjet tona njihen që prej vitesh, por ne, përfaqësuesit e brezit të tretë, nuk ishim takuar personalisht. Gjithçka ndodhi shumë lehtë – kishim repeticione në Vjenë, pas kësaj ata e ftuan Stunxhin dhe i organizuan koncertet në Bullgari... Gjithnjë e më shpesh preferoj të ekzekutoj xhaz. Kjo muzikë më lejon të jem vetvetja, më jep liria për të menduar, për të ndier dhe për të treguar në një mënyrë të vet.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan..